Category: Lajme

  • “Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

    “Do të dua deri në frymën e fundit”, Kushtrimi me dedikim emocional për Aurorën disa ditë pas martesës madhështore

    Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kanë kurorëzuar pak ditë më parë dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni madhështore e të shoqëruar me shumë të ftuar.

    Çifti tashmë ka vendosur të ndajë me publikun disa nga momentet më të veçanta të ditës së tyre, duke publikuar fotografi që nisin nga ceremonia e kurorëzimit e deri te festa e mbrëmjes, ku atmosfera ishte e mbushur me muzikë, emocione dhe shumë të ftuar.

    Fotografitë e publikuara nga çifti sjellin momente nga dita e tyre më e rëndësishme, ndërsa në to shihen Kushtrimi dhe Aurora duke shijuar secilin çast të ceremonisë dhe festës së tyre të dasmës.

    Krahas fotografive, Kushtrimi ka zgjedhur t’i kushtojë edhe disa fjalë bashkëshortes së tij, duke shprehur publikisht dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj.

    “Do të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar ai në dedikimin e tij.

    Dasma e tyre padyshim ishte ndër ceremonitë më të përfolura të këtij viti, jo vetëm për organizimin madhështor, por edhe për listën e të ftuarve.

    Në mesin e të pranishmëve kishte figura të njohura të ekranit dhe të showbiz-it shqiptar, përfshirë ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova”, si dhe artistë të njohur të skenës.

    Me publikimin e fotografive, çifti ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet që do të mbeten kujtime të veçanta për ta, duke i dhënë mundësinë publikut të shohë më nga afër atmosferën e dasmës së tyre.

  • Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

    Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

    Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

    David Silva ka vendosur të rikthehet në futboll, në moshën 40-vjeçare.

    Legjenda e Manchester Cityt, e cila i dha fund karrierës në vitin 2023, ka firmosur me Supreme Sha Tin në Hong Kong, duke rikthyer kështu aventurën e tij në fushën e blertë.

    Silva, një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Manchester Cityt, do të rikthehet në aktivitet pas tre vitesh nga pensionimi.

  • Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

    Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

    Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

    Këngëtari i njohur, Korab Shaqiri, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë albumin e tij më të ri muzikor.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

    “Kësaj radhe, po dalim përtej kornizës, albumi i ri”, ka shkruar Shaqiri./Klankosova.tv

  • Rubikon sonte: Kemi presidente, cilat janë tash detyrat e shtetit?

    Rubikon sonte: Kemi presidente, cilat janë tash detyrat e shtetit?

    Rubikon sonte: Kemi presidente, cilat janë tash detyrat e shtetit?

    A do të sjellë zgjedhja e presidentes stabilitet politik në vend?

    Cilat duhet të jenë prioritetet e institucioneve dhe çfarë pritet nga presidentja e re?

    Çfarë efekti do të kenë ndryshimet në Ligjin për Specialen për ish-krerët e UÇK-së?

    Në panel: Aida Dërguti, Krenare Vokshi, Rina Mujku, Meliza Haradinaj dhe Ardiana Thaçi.

    Klan Kosova, 20:45.

  • Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

    Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

    Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

    Pamjet me flamurin e UÇK-së në dorë u bënë virale dhe emocionuan krejt shqiptarët.

    Lirim Jashari, djali i ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Jasharit, nuk e la për asnjë moment flamurin në tokë.

    Ai në emisionin DPT te Fidani, tregoi më shumë rreth kësaj skene e cila u bë gjatë protestave në Prishtinë, ku u kërkua votimi i ndryshimeve për Ligjin e Speciales.

    “Gjithçka filloj kur ne u kthyem dhe u grumbulluam te Sheshi Skenderbeu, pas gjithë atyre skenave që ndodhën. Momenti që Çlirim Haziri, organizatori jonë e ka marrë fjalën dhe ka filluar realisht me përmbyllë protestën, për shkak që eskaloi dhe nuk mbet më asgjë përpos sulmeve të policisë ndaj neve, ka ardhur nëna e Çlirimit aty, si e përjetoi ajo kur e pa gjendjen fizike të Çlirimit, u mërzita shumë. Filluan policia me hedh gaz lotsjellës në mes të turmës, u kthyem krejt prapa dhe në atë moment e kam parë një djalë të ri me flamur, Granit Zogjani, djali i një dëshmori. U ndala për një moment dhe mendova se ndaj kujt po gjuajnë?”, u shpreh ai tepër emocionalisht.

    “Edhe pse e mendova rrezikun, e vendosa me ia kap flamurin atij djalit edhe me iu afrua policëve dhe me ju tregu se ndaj kujt janë duke gjuajtur”, tha Jashari në DPT te Fidani.

  • 360 minuta pa pushim, Vojvoda “makineri” për Kosovën: Mediat italiane mahnitën me yllin e Udineses

    360 minuta pa pushim, Vojvoda “makineri” për Kosovën: Mediat italiane mahnitën me yllin e Udineses

    Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar ishte aktiv në të katër përballjet e Kosovës.

    Në total, nëntë futbollistë të Udineses ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre, por vetëm disa prej tyre patën minuta në fushë. Vojvoda ishte ai që u angazhua më së shumti, duke luajtur plot 360 minuta me fanellën e Kosovës.

    “Katër nga nëntë lojtarët e thirrur në ekipet kombëtare nuk u futën në fushë as për një minutë. Lojtari më i lodhur ishte padyshim Vojvoda, të cilin trajneri i Kosovës e futi në aksion si titullar në të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, pa u nxjerrë kurrë nga fusha”, shkruan të mërkurën “Tuttomercatoweb”.

    Mbrojtësi 31-vjeçar ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës në vitet e fundit dhe tashmë është futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e “Dardanëve”.

    Vojvoda debutoi për Kosovën në vitin 2017 dhe deri më tani ka zhvilluar 70 ndeshje me fanellën e Kombëtares.

    Përndryshe, pranë Vojvodës që nuk u larguan nga fusha ishin edhe dyshja mbrojtëse Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi./Telegrafi/

  • Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

    Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, në shumicë dërrmuese, e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

    Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.

    “Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.

    Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit për të avancuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    “Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras./Telegrafi.

  • DPHM: Mot me diell dhe i ngrohtë në ditët në vijim

    DPHM: Mot me diell dhe i ngrohtë në ditët në vijim

    Moti nesër në mëngjes do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të ketë kushte për reshje shiu në zonat malore perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.

    Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.
    Në Shkup do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

    Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 27 gradë.

    Të premten, gjatë fundjavës dhe të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të herëpashershme shiu që në vend të kësaj do të jenë më të bollshme. Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të ndjekura nga shfaqja e bubullimave të rralla. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në rritje.

  • Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

    Jashari rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: E mora dhe iu afrova policëve për t’iu treguar ndaj kujt po gjuanin (VIDEO)

    Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve (VIDEO)

    Pamjet me flamurin e UÇK-së në dorë u bënë virale dhe emocionuan krejt shqiptarët.

    Lirim Jashari, djali i një dëshmori që ra për lirinë e Kosovës nuk e la për asnjë moment flamurin në tokë.

    Ai në emisionin DPT te Fidani, tregoi më shumë rreth kësaj skene e cila u bë gjatë protestave në Prishtinë, ku u kërkua votimi i ndryshimeve për Ligjin e Speciales.

    “Gjithçka filloj kur ne u kthyem dhe u grumbulluam te Sheshi Skenderbeu, pas gjithë atyre skenave që ndodhën. Momenti që Çlirim Haziri, organizatori jonë e ka marrë fjalën dhe ka filluar realisht me përmbyllë protestën, për shkak që eskaloi dhe nuk mbet më asgjë përpos sulmeve të policisë ndaj neve, ka ardhur nëna e Çlirimit aty, si e përjetoi ajo kur e pa gjendjen fizike të Çlirimit, u mërzita shumë. Filluan policia me hedh gaz lotsjellës në mes të turmës, u kthyem krejt prapa dhe në atë moment e kam parë një djalë të ri me flamur, Granit Zogjani, djali i një dëshmori. U ndala për një moment dhe mendova se ndaj kujt po gjuajnë?”, u shpreh ai tepër emocionalisht.

    “Edhe pse e mendova rrezikun, e vendosa me ia kap flamurin atij djalit edhe me iu afrua policëve dhe me ju tregu se ndaj kujt janë duke gjuajtur”, tha Jashari në DPT te Fidani.

  • Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

    Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

    Rusia ka kryer një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj disa qyteteve të Ukrainës, duke vrarë të paktën 20 persona, mes tyre katër fëmijë. Sulmi ndodhi gjatë natës, në ditën kur presidenti rus, Vladimir Putin feston 74-vjetorin e lindjes.

    Qyteti më i goditur ishte Priluki, në rajonin e Çernihivit, ku një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe. Si pasojë, 14 persona u vranë, përfshirë katër fëmijë, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 15 persona nga rrënojat dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, shkruan skynews.

    Sulme u raportuan edhe në kryeqytetin Kiev. Dy persona u vranë pasi një sulm ajror shkaktoi zjarr në një kompleks garazhesh në lagjen Darnytskyi. Shpërthime dhe dëme u raportuan edhe në lagjet Podil, Obolon dhe Shevchenkivskyi.

    Në Kremenchuk, sulmet dëmtuan ndërtesa banimi dhe një objekt industrial. Atje u vranë dy persona dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sulme dhe dëme u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Oleksandria.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin, duke thënë se Rusia kishte përdorur dhjetëra raketa dhe dronë dhe se mbrojtja ajrore ukrainase kishte arritur të rrëzonte një pjesë të konsiderueshme të tyre.

    Zelensky theksoi se raketat balistike mbeten një prej sfidave kryesore për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe përsëriti kërkesën për sisteme amerikane Patriot.

    Sulmi përkoi me ditëlindjen e Putinit. Zelensky tha se ushtria ruse i kishte dhënë presidentit rus një “dhuratë” duke shkatërruar një ndërtesë banimi në Priluki.

    Ndërkohë, autoritetet ruse kanë deklaruar se sulmet kishin në shënjestër objekte të industrisë ushtarake në disa rajone të Ukrainës. /Telegrafi/