Category: Lajme

  • Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra

    Yakin tregon se a do të kthehet Xhaka si kapiten te Zvicra

    Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka konfirmuar se Granit Xhaka do ta mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares zvicerane edhe pas rikthimit të tij.

    Zvicra dhe pa Granit Xhakës arriti t’i fitojë katër ndeshje radhazi, duke konfirmuar se edhe pa kapitenin helvetikët, mund të fitojnë ndeshje.

    “Graniti është kapiteni ynë”, ka thënë Yakin, shkruan “Blick”.

    Yakin ka bërë të ditur se lojtarët janë ata që vendosin për kapitenin e ekipit, por rikthimi i Xhakës pritet ta rikthejë edhe atë në rolin e liderit të përfaqësueses.

    “Por kur të kthehet Graniti, me siguri do t’i diskutojmë të gjitha këto”.

    Në mungesë të Xhakës, shiritin e kapitenit në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e ka bartur Manuel Akanji.

    Mbrojtësi i Manchester Cityt gjithashtu ka shprehur dëshirën që Xhaka të rikthehet sa më shpejt te përfaqësuesja zvicerane, duke vlerësuar rëndësinë e tij për ekipin.

    “Shpresoj shumë, sepse na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në ekipin kombëtar”, tha Akanji.

    Edhe pse e kreu në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e kapitenit, Akanji thotë se “Xhaka është kapiteni i Zvicrës”.

    “Gjithçka do të mbetet e njëjtë dhe Xhaka do ta mbajë përsëri shiritin e kapitenit”, është shprehur Akanji.

    Xhaka nuk ishte pjesë e grumbullimit për ndeshjet e Ligës së Kombeve pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19. /Telegrafi/

  • Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

    Kurti: Tani që institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Kurti ka thënë se për përmbylljen e këtij procesi është shpenzuar shumë energji, duke përfshirë konstituimin e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

    Ai ka bërë të ditur se presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, të mërkurën ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e detyrës së presidentes, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    “Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu”, ka shkruar Kurti.

    Sipas kryeministrit, tashmë janë krijuar kushtet për funksionimin e institucioneve pa pengesa dhe përqendrimin në punën e tyre.

    “Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka theksuar Kurti.

    Ai ka thënë se puna e institucioneve duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushje të zotimeve dhe programit qeverisës.

    “Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës”, ka shkruar kryeministri.

    Në fund të reagimit, Kurti ka uruar edhe një herë për përmbylljen e procesit institucional.

    “Edhe një herë urime të gjithëve!”, ka përfunduar ai./Telegrafi.

  • Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

    Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

    Çlirim Haziri bën thirrje për lirimin e dy veteranëve të UÇK-së

    Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehu se votimi i Ligjit për UÇK-në ishte një moment krenarie, por ky moment siç u shpreh ai, mbetet i paplotë për sa kohë dy nga protestuesit tanë po mbahen ende larg familjeve të tyre.

    Ai deklaroi se gjatë ditëve të protestës, u ndaluan dy qytetarë, të cilët janë edhe veteranë të UÇK-së.

    “Dalja e tyre në shesh nuk ishte asgjë më shumë se një shprehje e natyrshme për të mbrojtur historinë dhe vlerat për të cilat dikur ishin të gatshëm të jepnin jetën. Nuk është as e drejtë dhe as njerëzore që ata të trajtohen me masa kaq të ashpra nga shteti i tyre, vetëm pse ngritën zërin për dinjitetin e kombit”.

    Ai ka kërkuar lirimin e tyre, derisa është shprehur se ata burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre.

    “I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe t’i lirojnë sa më parë. Këta burra e kanë vendin në shtëpitë e tyre, si qytetarë të lirë të Republikës që ndihmuan ta ndërtojnë vetë”, ka shkruar Haziri./Klankosova.tv

  • Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

    Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

    Kurti: Institucionet janë funksionale, koha nuk duhet të çohet dëm

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që pas përmbylljes së procesit të formimit të institucioneve të vendit, puna institucionale të intensifikohet dhe koha të shfrytëzohet në funksion të qytetarëve.

    Ai ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e presidentes së Kosovës, duke thënë se me këtë është përmbyllur një proces i gjatë i funksionalizimit të institucioneve.

    “Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes”, ka shkruar Kurti transmeton Klankosova.tv.

    Shefi i qeverisë ka bërë të ditur se presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    “Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu”, ka deklaruar ai.

    Kurti ka theksuar se tashmë, me krijimin e kushteve për funksionim të plotë institucional, duhet të shtohet angazhimi dhe të mos humbet kohë.

    “Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, puna e institucioneve duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të përmbushjes së zotimeve dhe programit qeverisës.

    Në fund, Kurti ka përcjellë urime për përmbylljen e procesit institucional.

  • Tasholli i reagon BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

    Tasholli i reagon BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

    Tasholli i reagon BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

    Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

    Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”  ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë se BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel.

    “Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen”, shkroi ai./Klankosova.tv

  • Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

    Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

    Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

    Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së saj si e para e shtetit.

    Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se ishte e nderuar që i shërbeu Kosovës si ushtruese e detyrës së presidentes, transmeton klankosova.tv.

    “Detyrat shtetërore na besohen për një kohë, por përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme. Me këtë bindje, sot ia dorëzova detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Presidentes së zgjedhur, Justina Shiroka Pula. Ndihem e nderuar që pata mundësinë t’i shërbej Republikës edhe në këtë detyrë. Mirënjohjen më të thellë e kam për njerëzit që më besuan dhe më pritën me ngrohtësi”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

  • “Faleminderit kapiten”, futbolli i bën homazhe Lionel Messit teksa ai i jep fund kapitullit të tij me Argjentinën

    “Faleminderit kapiten”, futbolli i bën homazhe Lionel Messit teksa ai i jep fund kapitullit të tij me Argjentinën

    Lionel Messi e mbylli të martën kapitullin e tij me Kombëtaren e Argjentinës, në një lamtumirë që klubet kishin nisur ta shënonin disa javë më herët.

    Ai e kishte bërë të ditur vendimin më 31 gusht, përmes një letre të shkruar me dorë, për të cilën tha se e kishte hartuar dy ditë pas humbjes së Argjentinës nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026.

    Vdekja e babait të tij, Jorge, më 8 gusht e kishte forcuar vendimin. Messi shkroi se nuk kishte më asgjë për t’i dhënë Kombëtares, se ky kapitull e kishte lënduar thellë në shpirt dhe se fanella duhej t’u takonte lojtarëve të rinj.

    Lamtumira zyrtare erdhi në Monumental të River Plate, në një ndeshje të zhvilluar para stadiumit të stërmbushur, ku Argjentina fitoi 3-0 ndaj Beninit. Messi shënoi nga pika e bardhë dhe asistoi në dy gola të tjerë, përpara se të fliste mes lotësh për babain e tij dhe dhimbjen e largimit.

    Reagimet e para erdhën nga klubet argjentinase dhe tejkaluan rivalitetet e zakonshme.

    Newell’s Old Boys, klubi nga Rosario ku Messi nisi të luante futboll para se të largohej si fëmijë drejt Barcelonës, e përmblodhi mesazhin në vetëm dy fjalë: “Gracias, Leo”, shoqëruar me numrin 10, ngjyrat kuqezi të klubit dhe një fotografi të Messit me Kupën e Botës.

    Për tifozët e Newell’s, të cilët prej vitesh e kanë konsideruar Messin si një prej tyre, ky reagim i shkurtër kishte më shumë karakter familjar sesa publicitar. Ai ishte djaloshi i qytetit që nuk luajti kurrë një ndeshje zyrtare për ekipin e parë të klubit, por emri i të cilit vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Rosario.

    Edhe River Plate, që ishte nikoqir i ndeshjes së fundit të Messit me Argjentinën, iu bashkua homazheve. Gjesti mori rëndësi të veçantë pasi Monumental është shtëpia e Riverit dhe rivaliteti me Boca Juniors është një prej më të mëdhenjve në futbollin argjentinas.

    Boca Juniors gjithashtu publikoi fotografi të Messit, ndërsa shumë klube të tjera, përfshirë edhe skuadra evropiane, shprehën admirimin e tyre për legjendën argjentinase.

    Në homazhe u bashkuan edhe ish-bashkëlojtarë të Messit, FIFA dhe figura të tjera të futbollit, duke i dhënë një tjetër dimension lamtumirës së një prej figurave më të mëdha të historisë së këtij sporti./Telegrafi/

  • Darko Vasilevski i jep fund grevës së urisë: Largohem me kokën lart

    Darko Vasilevski i jep fund grevës së urisë: Largohem me kokën lart

    Doktori Darko Vasilevski i ka dhënë fund grevës së urisë para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai tha se, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, largohet me kokën lart, pasi, siç shprehet, ka denoncuar padrejtësinë me të cilën përballen një pjesë e punonjësve shëndetësorë.

    Vasilevski shpreson se rasti i tij do të shërbejë si nxitje që në të ardhmen për situata të tilla të flitet më shumë dhe më zëshëm. Ai falënderoi një koleg dhe mik, mjek, i cili e kishte vizituar dhe i kishte ofruar mbështetje, si dhe qytetarët që i kishin ofruar ndihmë personalisht ose përmes mesazheve.

    “Pas bisedës së shkurtër me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, kuptova se, si Don Kishoti, po luftoj me mullinjtë e erës dhe kam pritshmëri tepër të mëdha nga institucionet”, shkroi Vasilevski.

    Ai shtoi se për gati një javë kishte pritur që dikush ta pyeste për gjendjen e tij, të kërkonte një zgjidhje ose t’i ofronte një bisedë konkrete.

    Doktori Vasilevski tha se do të vazhdojë të merret me mjekësi, të avancojë dhe të arsimohet më tej, si dhe të përsosë njohuritë dhe përvojën e tij, me qëllim që të mbetet i përkushtuar ndaj asaj që, siç thotë, ka qenë gjithmonë më e rëndësishmja për të, të jetë një mjek i mirë.

  • A mund të merret shtetësia e Zvicrës pa e ditur gjuhën, apo, sistemin ligjor?

    A mund të merret shtetësia e Zvicrës pa e ditur gjuhën, apo, sistemin ligjor?

    Ndjekja e një kursi formal integrimi nuk është domosdoshmërisht kusht për të marrë shtetësinë zvicerane.

    Mirëpo, çka është kursi i intergrimit?

    Kursi i integrimit gjuhën e kantonit ose të një gjuhe kombëtare zvicerane, sistemin politik dhe ligjor të Zvicrës, të drejtat dhe detyrimet e banorëve apo kulturën, zakonet dhe mënyrën e jetesës në Zvicër.

    Megjithatë, aplikuesit duhet të dëshmojnë se janë integruar me sukses në shoqërinë zvicerane dhe se i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga autoritetet.Integrimi është një prej kritereve kryesore për të huajt që synojnë të natyralizohen në Zvicër.

    Megjithatë, mungesa e pjesëmarrjes në një kurs formal integrimi nuk nënkupton automatikisht se një person nuk mund të fitojë shtetësinë zvicerane, shkruan The Local, transmeton Telegrafi.

    Në nivel federal nuk ekziston një rregull i përgjithshëm që i detyron të gjithë të huajt të ndjekin kurse integrimi apo të nënshkruajnë marrëveshje integrimi. Kërkesat mund të ndryshojnë në varësi të kantonit dhe, në disa raste, edhe të komunës ku jeton aplikuesi.

    Çfarë duhet të dëshmojë aplikuesi?

    Gjatë procedurës së natyralizimit, kandidati duhet të dëshmojë integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane.

    Kjo përfshin respektimin e sigurisë dhe rendit publik, respektimin e vlerave të Kushtetutës Federale, aftësinë për të komunikuar në një gjuhë kombëtare, si dhe pjesëmarrjen në jetën ekonomike ose arsimore.

    Një prej elementeve më të rëndësishme është njohja e gjuhës.

    Për natyralizimin e zakonshëm, në nivel federal kërkohet të paktën niveli B1 në komunikimin me gojë dhe A2 në të shkruar në një nga gjuhët kombëtare të Zvicrës.Kantonet mund të vendosin edhe kërkesa shtesë.Autoritetet theksojnë gjithashtu se vetëm ndjekja e një kursi gjuhësor nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme. Dëshmia e aftësive gjuhësore duhet të bëhet përmes certifikatave që njihen nga autoritetet përkatëse.

    Vlerësohet edhe njohja e jetës në Zvicër

    Përveç njohurive gjuhësore, autoritetet kantonale dhe komunale mund të shqyrtojnë se sa mirë është i familjarizuar kandidati me jetën në Zvicër.Në varësi të vendbanimit, mund të vlerësohen njohuritë për vendin, zakonet lokale dhe përfshirja në jetën shoqërore.Kjo do të thotë se integrimi nuk matet vetëm përmes pjesëmarrjes në kurse, por edhe përmes mënyrës se si personi është përshtatur dhe marrë pjesë në jetën e përditshme të shoqërisë zvicerane.Sa vite duhet të jetoni në Zvicër për shtetësi?

    Për natyralizimin e zakonshëm, rregullat federale parashohin në përgjithësi që aplikuesi të ketë jetuar 10 vjet në Zvicër dhe të posedojë leje qëndrimi të përhershëm, të njohur si leja C.

    Përveç kërkesave federale, kantonet mund të kërkojnë edhe një periudhë të caktuar qëndrimi në kantonin dhe komunën përkatëse.Prandaj, kushtet nuk janë domosdoshmërisht të njëjta për të gjithë aplikuesit në Zvicër.

    Pa kurs integrimi, por me dëshmi të integrimit

    Në praktikë, një person që nuk ka ndjekur kurse formale integrimi mund të aplikojë për shtetësi zvicerane, nëse i plotëson kriteret e tjera dhe arrin të dëshmojë se është integruar me sukses.

    Megjithatë, përpara aplikimit, kandidatëve u rekomandohet të kontrollojnë kërkesat specifike të kantonit dhe komunës ku jetojnë, pasi autoritetet lokale mund të kenë kushte shtesë përveç kërkesave minimale federale.

    Në fund, vendimi për natyralizim bazohet në një vlerësim të përgjithshëm të integrimit dhe plotësimit të kushteve ligjore, dhe jo vetëm në faktin nëse aplikuesi ka ndjekur apo jo një kurs formal integrimi./Telegrafi/

  • FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

    FIFA ka publikuar sot, më 7 tetor, renditjen e re botërore për kombëtaret.

    Kosova ka shënuar përparim në klasifikimin e ri, duke u ngjitur dy pozita, nga vendi i 78-të në të 76-tin, me 1328.14 pikë.

    Shqipëria gjithashtu ka avancuar një pozitë dhe tashmë renditet e 66-ta në botë, me 1375.78 pikë.

    Në krye të renditjes nuk ka ndryshime: Spanja vazhdon të jetë lider, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia. Portugalia ka bërë ngjitjen më të madhe në top pesëshen, duke kaluar Brazilin dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

    Top 5 i FIFA-s:

    Spanja

    Argjentina

    Franca

    Anglia

    Portugalia

    Kosova tashmë është 10 vende pas Shqipërisë në renditjen e FIFA-s./Klankosova.tv