Category: Lajme

  • Ekzekutimi me vdekje dështoi dy herë, 50-vjeçarja tashmë "e vetëdijshme dhe po flet"

    Ekzekutimi me vdekje dështoi dy herë, 50-vjeçarja tashmë “e vetëdijshme dhe po flet”

    Ekzekutimi me vdekje dështoi dy herë, 50-vjeçarja tashmë "e vetëdijshme dhe po flet"

    Christa Pike, e dënuar me vdekje në SHBA, është “e vetëdijshme dhe po flet” pasi i mbijetoi një përpjekjeje të dështuar ekzekutimi në Tenesi, javën e kaluar, thonë avokatët e saj, sipas BBC.

    Pike, 50 vjeçe, vazhdon të marrë kujdes mjekësor intensiv ndërsa është “e prangosur në duar dhe këmbë pas shtratit” në spital, thanë avokatët e saj në një deklaratë të martën.

    Një anesteziolog që këshillon ekipin e saj i tha BBC-së se Pike ishte në gjendje të komunikonte në një “mënyrë bazike”, por nuk dukej se e mbante mend përpjekjen e ekzekutimit.

    E dënuar me vdekje pasi vrau Colleen Slemmer së bashku me të dashurin e saj të asaj kohe në vitin 1995, ajo u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse më 30 shtator.

    Ekspertët dhe ekipi i saj ligjor thonë se rikuperimi i saj i dukshëm është i paprecedentë.

    Pike besohet të jetë personi i vetëm që i ka mbijetuar një injeksioni vdekjeprurës. Përpjekja për ekzekutim u cilësua menjëherë pas ngjarjes si një “katrahurë” nga nëna e Slemmer-it, e cila kishte këmbëngulur që Pike të ekzekutohej.

    Pasi u bë e qartë se Pike nuk do të vdiste, ajo u dërgua në spital, ku qëndroi pa ndjenja për disa ditë ndërsa stafi mjekësor pastronte trupin e saj nga kimikati i injektuar.

    Në deklaratën e tyre të martën, avokatët thanë se prognoza e saj mbetet e paqartë, por se “të paktën, presim një rikuperim të gjatë”.

  • 23 vjeçari bie nga ballkoni në Biel të Zvicrës, ndërron jetë nga plagët e marra

    23 vjeçari bie nga ballkoni në Biel të Zvicrës, ndërron jetë nga plagët e marra

    Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në Biel të martën, pasi ra nga ballkoni. Dyshimet e para të policisë besojnë se ishte një aksident, megjithatë, hetimet vazhdojnë.

    Policia kantonale e Bernës u informua të martën pak pas orës 10:25 të mëngjesit për një rënie nga kati i sipërm i një pallati në lagjen Mett, siç njoftoi të mërkurën, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse kalimtarët dhe shërbimet e emergjencës ofruan menjëherë ndihmën e parë, 23-vjeçari zviceran vdiq në vendin e aksidentit.

    Njësi të ndryshme të specializuara të policisë kantonale të Bernës, ekipit të kujdesit kantonal të Bernës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Bernës u dislokuan. Zyra e prokurorit publik të Bernës Jura-Seeland po udhëheq hetimin e mëtejshëm./Telegrafi/

  • Kosova një hap më afër Evropianit, Kroacia “kërcënimi” i madh për play-offin e Ligës A

    Kosova një hap më afër Evropianit, Kroacia “kërcënimi” i madh për play-offin e Ligës A

    Në të dhënat e fundit, Kombëtarja e Kosovës i janë rritur shanset për kualifikim direkt në Kampionatin Evropian 2028, si dhe me gjendjen aktuale, Kroacia dhe Uellsi shihen si kundërshtarët më të mundshëm për play-off në promovim për Ligën A të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” arkëtuan pesë pikë në katër ndeshjet e para të Ligës B së Ligës të Kombeve, ndërsa do t’i zhvillojnë edhe dy përballje në mesin e muajin nëntor, me objektivin e qartë promovimin në një ligë më lartë, por prioritet është të zënë pozitën e dytë në këtë grup.

    Kosova do ta presë Izraelin në shtëpi më 14 nëntor, ku fitorja është e domosdoshme, pastaj do ta zhvillojë sfidën direkt me Irlandën në Dublin.

    Në rast që “Dardanët” e mbyllin si vend i dytë, atëherë kundërshtarët e mundshëm për Ligën e Kombeve (gjithnjë me renditjen aktuale) janë Uellsi dhe Kroacia. Rregullat e UEFA-s s’e lejojnë Kosovën që të përballet me Bosnja Hercegovinën dhe Serbinë.

    “Football Meets Data” i ka dhënë 9.5 për qind shanse Kosovës për të luajtur me Uellsin, si dhe 9.1 për qind ndaj Kroacisë.

    Rriten shanset edhe për kualifikim në Kampionatin Evropian

    Superkompjuteri në analizat e fundit e ka parë Kosovën si një kandidat potencial për ta siguruar direkt Kampionatin Evropian.

    “Dardanët” me ndeshjet e zhvilluara kanë pasur një ngrijte prej 36.3 për qind shanse për të qenë të pranishme për herë të parë në një kompeticion madhor në historinë e shtetit.

    Faktikisht, ky është objektivi kryesor. Kosova i ka dhënë prioritet pozitës së dytë në këtë grup të Ligës B sepse automatikisht do ta siguronte vendin në vazon e dytë për shortin e “Euro 2028”, i cili do të tërhiqet më 6 dhjetor.

    Mentalitet ndryshe dhe besim i madh që jemi në Evropian, Foda e tha hapur: Nëse nuk do të kisha shpresë, nuk do isha këtu

    Te Kombëtarja e Kosovës mentaliteti ka ndryshuar rrënjësisht. Vetë përzgjedhësi Franco Foda e tha hapur këtë pas barazimit me Austrinë.

    Fillimisht, tekniku gjerman deklaroi se lojtarët e Kosovës ishin të mërzitur me barazimin ndaj Austrisë. Rikujtojmë, po flasim për një kombëtare që renditet në pozitën e 23-të në botë.

    “Kjo është situata. Lojtarët janë të mërzitur për barazim. Pritem një fitore të madhe, por nuk ndodhi. Para dy viteve do të ishim të lumtur me barazim, ndërsa sonte jemi të mërzitur”.

    Më pas i pyetur nga “Klan Kosova” për kualifikimin e mundshëm, Foda u përgjigj në mënyrë të ftohtë: “Besoj, përndryshe nuk do të isha këtu përzgjedhës”.

    Si funksionon shorti për Euro 2028?

    Si zakonisht gjithçka do të jetë e njëjtë. Pra 12 kombëtare do të jenë në një vazo, kurse do të ketë pesë vazo të ndryshme. Këto kombëtare pastaj do të ndahen në grupe me katër ose pesë kundërshtarë.

    Nga këto grupe, 12 vendet e para kualifikohen direkt. 8 vendet e dyta më të mira (pra me më shumë pikë në krahasim me grupet e tjera) avancojnë gjithashtu tutje. Ndërsa, katër të mbetura shkojnë në play-off.

    Në rast që arrijmë ta sigurojmë këtë pozitë të dytë, atëherë do të kemi në grup vetëm një kundërshtar që është në nivel “më të lartë” në krahasim me kombëtaren tonë.

    Thënë më ndryshe, qëndrimi në vazon e dytë aktualisht bënë që ne të mos përballemi me Uellsin, Çekinë, Turqinë, Zvicrën, Suedinë, Austrinë dhe Hungarinë.

    Sidoqoftë, gjithçka do të kuptohet pasi të mbyllet cikli i Ligës së Kombeve më 17 nëntor. Rikujtojmë, shorti i “Euro 2028” tërhiqet me 6 dhjetor 2026./Telegrafi/

  • Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

    Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

    Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Telegrafi mëson se Lluka kishte kallëzim penal nga biznesmeni Behgjet Pacolli.

    Lajmin për ndalimin e tij e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënëses Kaltrina Shala.

    Sipas Shalës, Lluka dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrimin”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Mashtrimi’, nga neni 323, ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’, nga neni 318, ‘Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike’, nga neni 284, si dhe veprës penale ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Shala.

    Ajo ka bërë të ditur se lidhur me rastin, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.

    “Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë.

    Shala ka shtuar se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të dyshuarit.

    Rasti mbetet nën hetim, ndërsa deri në një vendim përfundimtar gjyqësor, Lluka konsiderohet i pafajshëm, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë./Telegrafi

  • Tre vjet nga sulmi më vdekjeprurës i Hamasit në Izrael

    Tre vjet nga sulmi më vdekjeprurës i Hamasit në Izrael

    Tre vjet nga sulmi më vdekjeprurës terrorist në historinë e Izraelit.

    Në orën 06:29 të mëngjesit – në të njëjtën kohë kur nisi sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 – izraelitët në mbarë vendin qëndruan në heshtje.

    Në Kibbutzin Kfar Aza, flamuri u ul në gjysmështizë, ndërsa banorët ndezën qirinj në kujtim të të vrarëve.

    Presidenti izraelit, Isaac Herzog dhe bashkëshortja e tij po ashtu ndezën qirinj përkujtimorë.

    Në një plazh në Tel Aviv u vendosën rreshta figurash që përfaqësojnë viktimat e sulmit, së bashku me shifrat tragjike: 1,163 të vrarë dhe 251 persona të marrë peng.

    Në qendër të qytetit, një fontanë u ngjyros me të kuqe dhe u rrethua me fotografi të personave të vrarë dhe të rrëmbyer.

    Ceremoni të veçanta përkujtimore po mbahen edhe në vendin ku u zhvillua festivali Nova, pranë Re’im, ku u vranë qindra njerëz. /Telegrafi/

  • Sabri Fejzullahu uron presidenten e re: Të priftë e mbara, grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet

    Sabri Fejzullahu uron presidenten e re: Të priftë e mbara, grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet

    Sabri Fejzullahu uron presidenten e re: Të priftë e mbara, grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet

    Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për detyrën e re si Presidente e Kosovës.

    Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Fejzullahu ka shprehur urimin e tij për Shiroka-Pulën, të cilën e ka cilësuar si mikeshë të hershme dhe pjesë të një familjeje me traditë atdhetare.

    “E dashur mikja ime që nga fëmijëria. Bijë e një familjeje atdhetare ndër breza, me prejardhje aristokrate dhe me një traditë të pasur kombëtare, ti e ke mbartur ndër vite atë lidhje të veçantë me atdheun, me vlerat dhe me dinjitetin që na përcjell brez pas brezi. Sot, kur të besohet detyra e lartë e Presidentes së Republikës së Kosovës, urimi im për ty është edhe një urim për Kosovën: që në krye të shtetit të jetë një personalitet me formim, kulturë, urtësi dhe integritet, një grua që di ta përfaqësojë vendin me dinjitet dhe ta shërbejë atë me përkushtim”.

    “Nëse Shiroka i drejtohej Shqipërisë së tij me thirrjen për t’u zgjuar, bashkuar e për ta “njallë atdhen’ e shkretë”, sot ne e lexojmë atë si një amanet të përhershëm: ta duam atdheun, ta forcojmë atë dhe ta shërbejmë me përgjegjësi. Prandaj, mikja ime e hershme, të uroj nga zemra për këtë detyrë të lartë. Të priftë e mbara, me dinjitet, urtësi dhe guxim; me zemrën te Kosova dhe me sytë nga e ardhmja”, ka shkruar Fejzullahu./Klankosova.tv

  • Milan kërkon Alex Scott, mesfushori i Bournemouth monitorohet nga afër

    Milan kërkon Alex Scott, mesfushori i Bournemouth monitorohet nga afër

    Milan kërkon Alex Scott, mesfushori i Bournemouth monitorohet nga afër

    Milani po mban nën vëzhgim të vazhdueshëm Alex Scott, mesfushorin 23-vjeçar të Bournemouth.

    Sipas gazetarit Carlo Pellegati, në kanalin e tij në YouTube, klubi kuqezi ka dërguar disa herë skautë për ta ndjekur nga afër lojtarin dhe monitorimi po vazhdon.

    Raportohet se Milani mund të nisë gjatë dimrit kontaktet me agjentin e Scott dhe me Bournemouth, me synimin për të hedhur bazat e një marrëveshjeje që do ta sillte mesfushorin anglez në Milano gjatë verës së ardhshme.

    Scott shihet si një profil që përshtatet me projektin e kuqezinjve, ndërsa Milani pritet ta ndjekë nga afër situatën e tij gjatë muajve të ardhshëm.

  • Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

    Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

    Zelensky dënon sulmet e fundit ruse, të paktën 22 të vrarë

    Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga sulmet e kryera gjatë natës në pjesën qendrore dhe lindore të Ukrainës, në atë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si një nga sulmet “më të neveritshme” të Rusisë.

    Presidenti i Ukrainës tha se një ndërtesë banimi në Pryluky, në rajonin e Chernihivit, është shkatërruar, duke e cilësuar sulmin si një “dhuratë” për ditëlindjen e Vladimir Putinit, i cili të mërkurën mbush 74 vjeç, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

    Sulmet kanë goditur gjithashtu Kievin, Dnipron, Kremenchukun, Zaporizhzhian dhe Oleksandriyan.

    Zelensky tha se Ukraina ka goditur objektiva në rajonet ruse Perm, Samara dhe Astrakhan gjatë 24 orëve të fundit. Ai shtoi se “ka pasur gjithashtu një përgjigje në Detin e Zi”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Moska ende nuk ka komentuar sulmet e fundit.

    “Rusët donin të godisnin në mënyrë të dhimbshme dhe demonstrative”, tha Zelensky, duke shtuar se gjithsej janë hedhur 70 raketa.

    Në një postim në rrjetet sociale të mërkurën në mëngjes, Zelensky tha se pesë persona ishin vrarë dhe 26 të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, ishin plagosur nga një sulm në një ndërtesë pesëkatëshe banimi në Pryluky.

    Ai shtoi se ende mund të ketë persona të bllokuar nën rrënoja.

    Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës raportoi më vonë se numri i viktimave në Pryluky ishte rritur në 16, përfshirë trupat e katër fëmijëve.

    Gjithsej 50 persona janë plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

  • OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

    OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

    OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

    Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentes se re të vendit, Justina Shiroka Pula.

    Ai ka përgëzuar partitë për vullnetin e treguar për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se Kosova po vazhdon një traditë të rëndësishme, meqë përsëri presidente është zgjedhur një grua.

    “…Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e Presidentes, duke vazhduar një traditë të rëndësishme. Ky shembull tani duhet të shtrihet në çdo fushë tjetër të jetës publike. Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje…”,  thuhet në postimin e tyre në Facebook.

     

  • Shkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

    Shkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

    Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më të fundit tregojnë se sot indeksi i cilësisë së ajrit ka arritur në 80, duke e renditur kryeqytetin në zonën e ndotjes së lartë.

    Ambientalistët thonë se masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes përsëriten prej vitesh, por zbatimi i tyre mbetet i pamjaftueshëm.

    “Për hir të vërtetës, prej vitesh përsërisim të njëjtat rekomandime: duhet të bëhet kujdes me djegien e materialeve të papërshtatshme për ngrohje, sidomos në industri, pasi ato ndikojnë në rritjen e ndotjes. Njëkohësisht, duhet të subvencionohet përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, si alternativë ndaj qymyrit mazutit dhe lëndëve të tjera ndotëse”, deklaroi Arianit Xhaferi, Ambientalist.

    Xhaferi thotë se përveç kontrollit të djegies së materialeve të papërshtatshme, nevojiten alternativa më të pastra për ngrohje dhe forcim i transportit publik. Zbatimi i vazhdueshëm i këtyre masave është thelbësor për përmirësimin e cilësive së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se posedojnë plan strategjik afatshkurtër që i referohet sezonit të ngrohjes gjatë dimrit. Në atë plan përfshihen masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet qendrore dhe lokale mbi ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e ndotjes së ajrit nga komponentët ndotës./Alsat/