Category: Lajme

  • Burri tenton rekordin botëror duke lëvizur topthat e çokollatës me pipëz

    Burri tenton rekordin botëror duke lëvizur topthat e çokollatës me pipëz

    Një burrë nga Idaho i SHBA-së ka tentuar të thyejë një rekord të Guinness World Records, duke përdorur një pipëz për të lëvizur 51 toptha çokollate malt nga një tas në tjetrin brenda vetëm një minute.

    David Rush, i cili mban më shumë se 200 tituj të Guinness World Records, tha se ishte duke lexuar lajmet e fundit për rekordet botërore kur hasi në kategorinë e re për numrin më të madh të topthave malt ose Maltesers të lëvizur me pipëz brenda një minute.

    Rekordi ishte vendosur më parë nga britaniku Jack Welsh, i njohur në internet si JackSucksAtLife, i cili kishte arritur të lëvizte 32 toptha më 17 prill, gjatë një paraqitjeje në podcastin e Guinness World Records, What’s The Record?, në Londër.

    “Kam një numër rekordesh për shpejtësinë dhe kontrollin e lëvizjeve të imta dhe di si të përdor një pipëz. Kështu, ndërsa po qëndroja në një shtëpi në Kansas City për një mbrëmje me pishinë, bleva disa toptha malt, vendosa tasat saktësisht 30 centimetra larg njëri-tjetrit dhe fillova të ushtrohem”, shkroi Rush në internet.

    Tentativa e parë e tij dështoi pasi preku aksidentalisht njërin prej tasave, gjë që përbën shkelje të rregullave të Guinness World Records.

    – YouTube www.youtube.com

    Rush tha se sfida i kujtoi disa nga rekordet e tjera që kishte thyer më parë, transmeton Telegrafi.

    “Menjëherë më kujtoi lëvizjen e objekteve me kruajtëse dhëmbësh, të kombinuar me kontrollin e frymëmarrjes që kisha praktikuar kur kapja topa pingpongu me gojë”, tha ai.

    Sipas tij, teknika ishte e thjeshtë, por kërkonte shumë shpejtësi dhe kontroll: thithje, krijim të vakumit, transferim të topthit, lëshim të tij dhe përsëritje sa më shpejt që ishte e mundur.

    Në tentativën e radhës, Rush arriti të lëvizte 52 toptha malt mes dy tasave. Megjithatë, pasi rishikoi videon e performancës, ai zbuloi se topthi i fundit nuk ishte transferuar brenda afatit prej një minute.

    Për këtë arsye, rezultati i vlefshëm i tentativës është 51 toptha, ndërsa Rush tani është duke pritur konfirmimin zyrtar nga Guinness World Records për të mësuar nëse ka arritur ta marrë titullin e rekordit botëror. /Telegrafi/

  • MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

    MPB: Nxirren jashtë trafikut 34 automjete të trasportit publik

    Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.

    Gjatë aksionit, të zhvilluar më 6 tetor nga ora 08:00 deri në 13:00, janë kontrolluar gjithsej 405 automjete, ndërsa parregullsi janë konstatuar tek 92 prej tyre. Në kontroll teknik janë dërguar 170 automjete, ndërsa 34 janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defekteve të konstatuara. Për shkeljet janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

    Policia ka ngritur edhe tre kallëzime penale, ndërsa një automjet është konfiskuar. Janë evidentuar gjithashtu 239 kundërvajtje të tjera.

    Nga MPB-ja thonë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve në transportin publik.

  • Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

    Anglia ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ka bërë hapa të rëndësishëm përpara me paraqitjet në Ligën e Kombeve.

    Kështu ka deklaruar përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pas fitores 3:0 ndaj Çekisë të martën mbrëma.

    Anglia e nisi këtë cikël të Ligës së Kombeve me humbje 3:2 nga Spanja, por reagoi fuqishëm. Më pas regjistroi fitore në shtëpi dhe në udhëtim ndaj Çekisë, si dhe triumfoi bindshëm 7:0 ndaj Kroacisë.

    Në total, anglezët kanë realizuar 14 gola në katër ndeshjet e këtij grumbullimi.

    Megjithatë, Tuchel vazhdon të përballet me pyetje rreth humbjes 2:1 nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

    “Mendoj se është e domosdoshme të ecim përpara”, ka thënë Tuchel pas fitores ndaj Çekisë.

    “Mund ta përsëris se nuk jemi eliminuar në fazën grupore të Botërorit. Ndonjëherë ndihet ashtu, por nuk jemi eliminuar. Ka pasur kritika dhe skepticizëm përreth, por kam thënë se nuk duhet të fillojmë nga e para, pasi mund të ndërtojmë mbi atë që kemi arritur së bashku. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë në Botëror”, ka shtuar trajneri gjerman.

    Me rezultatet e fundit, Anglia synon të vazhdojë formën pozitive dhe të ndërtojë mbi paraqitjet e mira të treguara pas Kupës së Botës.


    source

  • Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

    Janë duke u bërë përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Ceremonia do të zhvillohet në oborrin e Presidencës nga ora 15:00, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

  • Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

    Ajo ka tronditur rrjetin me një letër, ku tregon për përvojën e saj gjatë kohës sa jetonte me familjen Hila.

    Këngëtarja Vesa Smolica, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se për këtë temë do të flasë për herë dhe të fundit në këtë intervistë, transmeton Klankosova.tv.

    Vesa bëri të ditur se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare. Ajo tha se për shkak që familja e saj nuk kishte kushte financiare për t’ia mbuluar udhëtimet vajzës së tyre, Smolica tha se për katër muaj u pranua në familjen Hila kur ishte veç 14 vjeç.

    Kujtomë se familja Hila është krye temë e ditëve të fundit, pas skandalit me video intime të kompozitorit Adrian Hila me fytyra të njohura publike, transmeton Klankosova.tv.

    Për këtë, Vesa tha se deshi të tregonte mirënjohje për familjen Hila në kohën kur ishte në vështirësi.

    “Kjo ka qenë një lloj mirënjohje në kaosin e tyre çfarë ju ka ndodhë, një fatkeqësi familjare. Unë kam dashur t’i lartësojë gratë e asaj familje”, tha artistja.

  • Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

    Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në një mesazh të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Tërnava ka shprehur bindjen se presidentja e re, bazuar në përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë detyrën me dinjitet dhe do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe bashkëpunimit institucional e politik, transmeton Klankosova.tv.

    “Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

    Ai ka përgëzuar edhe subjektet politike për marrëveshjen që mundësoi zgjedhjen e presidentes, duke thënë se kjo i dha vendit stabilitet institucional.

    Tërnava ka përshëndetur gjithashtu miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili, siç ka thënë ai, pritet drejtësi.

    Në fund të mesazhit, Myftiu ka deklaruar se Presidentja Shiroka-Pula do ta ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.

    “Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!”, ka përfunduar ai.

  • Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

    Zürichu është gati të presë Rame Lahajn. Më 10 tetor, tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do ta çojë repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa prej qyteteve të diasporës.

    I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

    “PASSION & ORIGIN” është konceptuar për publikun shqiptar në diasporë, duke bashkuar këngën shqipe me repertorin që ka shoqëruar Lahajn gjatë karrierës së tij në skenat ndërkombëtare.

    Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa priten edhe data të tjera në qytete të diasporës.

    10 tetor 2026 | 20:00

    Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

    Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631

  • Liverpooli në bisedime për Mbappen, zbulohet shuma e çmendur që do ta paguante për yllin e Real Madridit

    Liverpooli në bisedime për Mbappen, zbulohet shuma e çmendur që do ta paguante për yllin e Real Madridit

    Liverpooli raportohet se ka ringjallur interesimin për yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, mes raportimeve se sulmuesi francez mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në vitin 2027.

    Në javët e ardhshme, Mbappe pritet të jetë një nga emrat kryesorë që do të presë me ankth shpalljen e fituesit të Topit të Artë për vitin 2026, në ceremoninë e 70-të që do të mbahet në “London Palladium Theatre”.

    Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse francezi po përmendet shumë në media. Sipas raportimeve të fundit, Mbappe mund të largohet nga Real Madridi që në verën e ardhshme, ndërsa Liverpooli thuhet se ka nisur të shqyrtojë një lëvizje që do ta thyente në mënyrë spektakolare rekordin e transferimeve në Ligën Premier.

    27-vjeçari, i cili zhvilloi një Kampionat Botëror fantastik me Francën këtë verë, shihet si një nga favoritët kryesorë për “Topin e Artë” të këtij viti.

    Edhe në sezonin e ri, Mbappe ka vazhduar formën e shkëlqyer, duke shënuar tetë gola në tetë paraqitje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, gazetari spanjoll Francois Gallardo pretendon se Mbappe është “i zemëruar dhe i zhgënjyer” me Real Madridin dhe tashmë ka vendosur të largohet nga klubi, madje që në verën e vitit të ardhshëm.

    Në rast se largimi realizohet, nuk do të mungojnë klubet e interesuara për shërbimet e tij. Por, sipas Gallardos, Liverpooli mbetet destinacioni i preferuar i sulmuesit francez, i cili në vitin 2016 ishte shumë pranë një transferimi te klubi nga “Anfield”.

    Në atë kohë, mediat raportuan gjerësisht se nëna e Mbappes ishte “dashuruar” me Liverpoolin, ndërsa tani ajo mund të jetë pika e parë e kontaktit të klubit anglez në përpjekjen për ta ringjallur transferimin e shumëpërfolur.

    Megjithatë, nëse Liverpooli arrin ta bindë Mbappen për të kaluar më në fund në “Anfield”, transferimi nuk do të jetë aspak i lirë.

    Sipas Gallardos, kostoja e operacionit mund të arrijë në rreth 200 deri në 250 milionë euro, një shumë që do ta kthente transferimin në një prej marrëveshjeve më të mëdha në historinë e futbollit./Telegrafi/

  • Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

    Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

    Apple po përgatitet që iPhone Duo të ketë një lançim sa më të qetë, duke u siguruar që aplikacionet dhe lojërat të jenë të optimizuara për pajisjen e re që në ditët e para të daljes në treg.

    iPhone Duo do të jetë i disponueshëm për porosi paraprake më 16 tetor, ndërsa dërgesat e para për klientët pritet të nisin më 23 tetor. Përpara këtyre datave, Apple u ka kërkuar zhvilluesve të përditësojnë dhe përshtatin aplikacionet e tyre për ekranin dhe veçoritë e reja të telefonit.

    Kompania ka publikuar udhëzime të posaçme për zhvilluesit, ndërsa aplikacionet duhet të ndërtohen ose të rikompilohen me Xcode 27.1, versionin e ri të platformës së zhvillimit që Apple tashmë e ka bërë të disponueshëm, transmeton Telegrafi.

    Zhvilluesit mund t’i dorëzojnë aplikacionet dhe lojërat përmes App Store Connect. Nëse një aplikacion është ndërtuar ose rikompiluar me Xcode 27.1, në App Store do të shfaqet një distinktiv që tregon se aplikacioni është optimizuar për iPhone Duo.

    Apple ka vendosur gjithashtu një kërkesë të re për zhvilluesit. Duke nisur nga prilli i vitit 2027, çdo aplikacion i ri do të duhet të përfshijë të paktën një pamje të aplikacionit të shfaqur në iPhone Duo.

    Për t’i ndihmuar zhvilluesit me përshtatjen e aplikacioneve, Apple ka publikuar materiale dhe udhëzime teknike, ndërsa po organizon edhe workshope fizike për iPhone Duo, ku zhvilluesit mund të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë për përgatitjen e aplikacioneve.

    Në këtë mënyrë, Apple synon që përdoruesit e iPhone Duo të kenë një numër të madh aplikacionesh të përshtatura që në momentin e lansimit, duke shmangur problemet e para të përputhshmërisë me pajisjen e re. /Telegrafi/

  • 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

    15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

    15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

    <![CDATA[]]>
    <![CDATA[ *:not(.wp-block-quote):not(.alignwide):not(.alignfull.wp-block-cover.has-parallax):not(.td-a-ad){
    margin-left: auto;
    margin-right: auto;
    }.tdb_single_content a{
    pointer-events: auto;
    }.tdb_single_content .td-spot-id-top_ad .tdc-placeholder-title:before{
    content: ‘Article Top Ad’ !important;
    }.tdb_single_content .td-spot-id-inline_ad0 .tdc-placeholder-title:before{
    content: ‘Article Inline Ad 1’ !important;
    }.tdb_single_content .td-spot-id-inline_ad1 .tdc-placeholder-title:before{
    content: ‘Article Inline Ad 2’ !important;
    }.tdb_single_content .td-spot-id-inline_ad2 .tdc-placeholder-title:before{
    content: ‘Article Inline Ad 3’ !important;
    }.tdb_single_content .td-spot-id-bottom_ad .tdc-placeholder-title:before{
    content: ‘Article Bottom Ad’ !important;
    }.tdb_single_content .id_top_ad,
    .tdb_single_content .id_bottom_ad{
    clear: both;
    margin-bottom: 21px;
    text-align: center;
    }.tdb_single_content .id_top_ad img,
    .tdb_single_content .id_bottom_ad img{
    margin-bottom: 0;
    }.tdb_single_content .id_top_ad .adsbygoogle,
    .tdb_single_content .id_bottom_ad .adsbygoogle{
    position: relative;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-left,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-right,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-center{
    margin-bottom: 15px;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-left img,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-right img,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-center img{
    margin-bottom: 0;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-center{
    text-align: center;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-center img{
    margin-right: auto;
    margin-left: auto;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-left{
    float: left;
    margin-top: 9px;
    margin-right: 21px;
    }.tdb_single_content .id_ad_content-horiz-right{
    float: right;
    margin-top: 6px;
    margin-left: 21px;
    }.tdb_single_content .tdc-a-ad .tdc-placeholder-title{
    width: 300px;
    height: 250px;
    }.tdb_single_content .tdc-a-ad .tdc-placeholder-title:before{
    position: absolute;
    top: 50%;
    -webkit-transform: translateY(-50%);
    transform: translateY(-50%);
    margin: auto;
    display: table;
    width: 100%;
    }.tdb_single_content .tdb-block-inner.td-fix-index{
    word-break: break-word;
    }.tdi_75,
    .tdi_75 > p,
    .tdi_75 .tdb-block-inner > p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;line-height:1.5 !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h1{
    font-family:Balto-Book !important;
    }.tdi_75 h2{
    font-family:Balto-Book !important;
    }.tdi_75 h3:not(.tds-locker-title){
    font-family:Balto-Book !important;
    }.tdi_75 h4{
    font-family:Balto-Book !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h5{
    font-family:Balto-Book !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h6{
    font-family:Balto-Book !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li{
    font-family:Balto-Book !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 .tdb-block-inner blockquote p{
    font-family:Balto-Book !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 .wp-caption-text,
    .tdi_75 figcaption{
    font-family:Balto-Book !important;
    }.tdi_75,
    .tdi_75 p{
    color: #4c4e4d;
    }.tdi_75 a{
    color: #ed3026;
    }.tdi_75 .page-nav a,
    .tdi_75 .page-nav span{
    color: #4c4e4d;
    }.tdi_75 .page-nav a,
    .tdi_75 .page-nav span,
    .tdi_75 .page-nav > div{
    font-family:Balto-Book !important;
    }@media (max-width: 767px) {
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-left,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-right,
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-center {
    margin: 0 auto 26px auto;
    }
    }@media (max-width: 767px) {
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-left {
    margin-right: 0;
    }
    }@media (max-width: 767px) {
    .tdb_single_content .id_ad_content-horiz-right {
    margin-left: 0;
    }
    }@media (max-width: 767px) {
    .tdb_single_content .td-a-ad {
    float: none;
    text-align: center;
    }
    .tdb_single_content .td-a-ad img {
    margin-right: auto;
    margin-left: auto;
    }
    .tdb_single_content .tdc-a-ad {
    float: none;
    }
    }

    /* landscape */
    @media (min-width: 1019px) and (max-width: 1140px){
    .tdi_75 h4{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h5{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h6{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li:before{
    margin-top: 1px;
    line-height: 18px !important;
    }.tdi_75 .tdb-block-inner blockquote p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:18px !important;font-weight:500 !important;
    }
    }

    /* portrait */
    @media (min-width: 768px) and (max-width: 1018px){
    .tdi_75,
    .tdi_75 > p,
    .tdi_75 .tdb-block-inner > p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;line-height:1.5 !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h4{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h5{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h6{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li:before{
    margin-top: 1px;
    line-height: 16px !important;
    }.tdi_75 .tdb-block-inner blockquote p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:16px !important;font-weight:500 !important;
    }
    }

    /* phone */
    @media (max-width: 767px){
    .tdi_75,
    .tdi_75 > p,
    .tdi_75 .tdb-block-inner > p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;line-height:1.5 !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h4{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h5{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 h6{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;font-weight:500 !important;
    }.tdi_75 li:before{
    margin-top: 1px;
    line-height: 13px !important;
    }.tdi_75 .tdb-block-inner blockquote p{
    font-family:Balto-Book !important;font-size:13px !important;font-weight:500 !important;
    }
    }
    ]]]]>]]>

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

    Hoti ka njoftuar se përmes këtij programi do të ndahen 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

    Sipas tij, në ditët në vijim do të nënshkruhet vendimi që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim, pas së cilit pritet të hapet edhe thirrja për aplikim.

    “15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka theksuar se Kosova ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh krijimin e mekanizmave për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

    Hoti ka përmendur gjithashtu krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm.

    Në të njëjtin njoftim, ministri Hoti ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional në çështjet që lidhen me interesin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

     

    source