Category: Lajme

  • Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

    Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

    Bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Faleminderit që zgjodhe të mos heshtësh

    Donika Hasani-Haziri, bashkëshortja e Çlirim Hazirit, ka reaguar pas 21 ditësh protestash, duke shprehur krenarinë për qëndrimin e tij në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo ka falënderuar bashkëshortin e saj për, siç ka shkruar, vendimin për të mos heshtur në një prej ditëve më të vështira për Kosovën dhe familjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    “Faleminderit që në një nga ditët më të vështira për Kosovën, ty dhe familjen tonë, zgjodhe të mos heshtësh. Faleminderit që dole në mbrojtje të UÇK-së dhe që organizove e qëndrove në krye të protestave për 21 ditë rresht, pa u thyer e pa u dorëzuar”, ka shkruar Hasani-Haziri.

    Ajo ka thënë se, si bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tyre, ndihet krenare për të.

    “Një ditë, fëmijët tanë do të rriten dhe do ta kuptojnë pse babai i tyre zgjodhi të qëndrojë në këmbë kur shumë të tjerë heshtën”, ka shkruar ajo.

    “Për 21 ditë qëndrese, për guximin dhe për besimin tënd faleminderit, Çlirim. Ne jemi krenarë me ty”.

  • Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

    Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

    Kryeministri uron presidenten e re: Kosova ka institucione stabile!

    Kryeministri Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar këtë zhvillim si një hap drejt stabilitetit institucional.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se krahas zgjedhjes së presidentes së re, është miratuar edhe ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

    “Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka deklaruar se do të punohet bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Kurti ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit për kandidaten presidenciale.

    “Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kurti.

  • A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

    A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

    Ndonjëherë shkaku është vetëm një cikël më i shkurtër, por gjakderdhja e përsëritur mund të lidhet edhe me ndryshime hormonale, endometriozë, probleme me tiroiden ose mioma të mitrës

    Ndryshimet e herëpashershme të ciklit menstrual nuk janë të pazakonta. Megjithatë, nëse gjakderdhja shfaqet dy herë brenda një muaji dhe kjo përsëritet, mund të jetë shenjë e një çrregullimi që kërkon vlerësim mjekësor.

    Cikli menstrual nuk është domosdoshmërisht identik çdo muaj. Te disa gra ai mund të jetë natyrshëm më i shkurtër, ndërsa te të tjera mund të ndryshojë herë pas here nën ndikimin e hormoneve, stresit, moshës ose gjendjes shëndetësore.

    Nëse menstruacionet fillojnë, për shembull, në ditët e para të muajit dhe cikli zgjat më pak se zakonisht, menstruacionet e ardhshme mund të fillojnë sërish para përfundimit të po atij muaji kalendarik. Në këtë rast nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për dy menstruacione “jonormale”, por për dy cikle që përkojnë brenda të njëjtit muaj, transmeton Telegrafi.

    1. Cikël menstrual më i shkurtër

    Një nga shkaqet më të thjeshta është shkurtimi i përkohshëm i ciklit. Nëse kjo ndodh vetëm një herë dhe më pas cikli rikthehet në ritmin e zakonshëm, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

    Megjithatë, nëse menstruacionet fillojnë të paraqiten vazhdimisht në intervale shumë të shkurtra, duhet të vlerësohet shkaku.

    2. Mosha e re dhe fillimi i menstruacioneve

    Ciklet e parregullta janë shumë të zakonshme gjatë viteve të para pas menstruacionit të parë.

    Gjatë pubertetit, sistemi hormonal ende po stabilizohet, ndaj cikli mund të jetë herë më i shkurtër e herë më i gjatë. Për këtë arsye, disa vajza mund të kenë menstruacione dy herë brenda një muaji.

    Në shumicën e rasteve, cikli bëhet gradualisht më i rregullt me kalimin e kohës. Megjithatë, gjakderdhjet shumë të bollshme, të zgjatura ose të shpeshta duhet të diskutohen me mjekun.

    3. Endometrioza

    Endometrioza është një gjendje në të cilën ind i ngjashëm me shtresën që vesh pjesën e brendshme të mitrës zhvillohet jashtë saj.

    Ajo mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje të legenit, menstruacione të dhimbshme, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe gjakderdhje të parregullta.

    Në disa raste, gjakderdhja mund të shfaqet në një moment të pazakontë të ciklit dhe të perceptohet si një menstruacion i dytë.

    4. Perimenopauza

    Perimenopauza është periudha që i paraprin menopauzës dhe shoqërohet me ndryshime të ndjeshme hormonale.

    Gjatë kësaj kohe ciklet mund të bëhen më të shkurtra ose më të gjata, menstruacionet mund të vijnë më shpesh ose të mungojnë për disa muaj dhe sasia e gjakderdhjes mund të ndryshojë.

    Te disa gra, këto ndryshime nisin vite para menopauzës. Menopauza konsiderohet e arritur kur kanë kaluar 12 muaj radhazi pa menstruacione.

    5. Çrregullimet e gjëndrës tiroide

    Gjëndra tiroide ndikon në shumë procese të organizmit, përfshirë edhe funksionimin e sistemit riprodhues.

    Si hipotiroidizmi, kur prodhohen shumë pak hormone të tiroides, ashtu edhe hipertiroidizmi, kur prodhohen tepër, mund të ndikojnë në rregullsinë e ciklit.

    Hipotiroidizmi mund të shoqërohet me lodhje, ndjeshmëri ndaj të ftohtit, kapsllëk, shtim në peshë dhe menstruacione më të bollshme.

    Hipertiroidizmi, në anën tjetër, mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, rrahje të shpejta të zemrës, nervozizëm, probleme me gjumin, jashtëqitje më të shpeshta dhe humbje në peshë.

    Nëse parregullsitë menstruale shoqërohen me këto simptoma, vlerësimi i funksionit të tiroides mund të jetë i nevojshëm.

    6. Miomat e mitrës

    Miomat janë formacione beninje që zhvillohen në mitër dhe zakonisht nuk janë kancerogjene.

    Megjithatë, ato mund të shkaktojnë menstruacione të bollshme ose të zgjatura, gjakderdhje ndërmjet cikleve, ndjenjë presioni në legen, urinim të shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

    Nëse dyshohet për mioma, mjeku mund të rekomandojë ekzaminim gjinekologjik dhe ultrazë.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Një episod i vetëm i menstruacioneve dy herë brenda një muaji nuk është domosdoshmërisht shenjë e një problemi.

    Megjithatë, kontrolli gjinekologjik është i këshillueshëm nëse gjakderdhja përsëritet, bëhet shumë e bollshme, zgjat më shumë se zakonisht ose shoqërohet me dhimbje të forta.

    Vëmendje duhet t’i kushtohet edhe gjakderdhjes ndërmjet menstruacioneve, marramendjes, dobësisë, lodhjes së pazakontë apo simptomave që mund të sugjerojnë anemi ose çrregullime hormonale.

    Shkaku mund të jetë thjesht një ndryshim i përkohshëm i ciklit, por mund të bëhet fjalë edhe për një gjendje që kërkon trajtim. Prandaj, kur gjakderdhjet e pazakonta përsëriten, rëndësi ka të përcaktohet shkaku dhe jo të supozohet se bëhet fjalë vetëm për “një menstruacion të dytë”. /Telegrafi/

  • Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

    Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

    Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar Shiroka Pulën si “mike të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë.

    “Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!

    Si mike e çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ju uroj suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore.

    Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit.

    Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.

    Ju priftë e mbara, Presidente!”

  • Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

    Ish-kandidati për president, Bekim Sejdiu, ka uruar Justina Shiroka Pulën e cila u zgjodh sonte presidente e Kosovës.

    “Me zgjedhjen e Presidentes së Republikës, Kosova jo vetëm që shmangu një cikël të ri krize, por vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me cilësi të larta njerëzore dhe një bagazh të pasur intelektual”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

    “Urimet më të përzemërta Presidentes së Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula!”

  • Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e re e vendit.

    Në një shkrim në Facebook, Jahjaga ka thënë se zgjedhja e Shiroka Pulës në detyrën më të lartë të shtetit është një moment me peshë të veçantë për Kosovën dhe një vazhdimësi domethënëse e lidershipit të grave në Zyrën e Presidentes së Republikës.

    “Një jetë e ndërtuar mbi dije, punë, përkushtim dhe integritet merr sot një përgjegjësi të re: t’i shërbejë vendit, të ruajë unitetin dhe të përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës. Për mua, ky moment ka një domethënie të veçantë. Trashëgimia e një institucioni nuk matet vetëm me atë që realizojmë gjatë një mandati, por edhe me rrugët që lëmë të hapura për ata që vijnë pas nesh. Sa herë që një grua merr përgjegjësitë më të larta shtetërore, zgjerohet horizonti për çdo vajzë që guxon të ëndërrojë dhe për çdo grua që me punë e përkushtim synon të kontribuojë në vendimmarrje. Urime nga zemra, Presidente Shiroka-Pula! Qoftë ky mandat një kapitull i denjë i shërbimit ndaj Republikës dhe një dëshmi se lidershipi me dije, integritet dhe përgjegjësi lë gjurmë përtej një mandati.”, ka shkruar Jahjaga. /Klankosova.tv

  • Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Uran Ismaili e Rrahman Rama në bisedë me Shqipe Selimin në Kuvend

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, janë parë duke biseduar me deputeten e VV-së, Shqipe Selimin në hollin e Kuvendit.

    Nuk dihet se për çfarë kanë qenë duke biseduar ata tre, por ky diskutim erdhi pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

  • Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Hamza uron Shiroka-Pulën: I garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së (VIDEO)

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente e Kosovës.

    Hamza ka thënë se i uron asaj sukses në detyrën e saj, ndërsa ka garantuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e PDK-së.

    “E denjë për pozitën e presidentes. Unë i uroj presidents sukses në punë, i garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së, për ta përkrahur në punët e presidentes”, deklaroi ai./Klankosova.tv

  • Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Hamza pas votimit të Ligjit për Specialen: Ditë e vlefshme, historia s’mund të rishkruhet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.

    Hamza e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme, duke thënë se qëllimi nuk është pengimi i drejtësisë, por garantimi i saj.

    “Për mua është ditë tepër e vlefshme, sepse sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka kaluar Ligji për Dhomat e Specializuara. Por, ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë, ne dëshirojmë të vendosim drejtësi”.

    “Ne dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i garantojmë drejtësi, të ketë mbikqyrje, të ketë transparencë, të ketë llogaridhënie. Jam i bindur që me këtë ligj është siguruar që lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mund të gjykohet. Historia nuk mund të rishkruhet”, deklaroi ai./Klankosova.tv

  • Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës presidente është në përputhje me Kushtetutën, edhe pse votimi përfundoi pas afatit

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës është në përputhje me Kushtetutën, pavarësisht se rezultati i votimit u shpall disa minuta pas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se në këtë rast me rëndësi është fakti se procesi i zgjedhjes së presidentes ka nisur brenda afatit.

    “Me rëndësi është që procesi ka nisur me kohë. Procesi i numërimit dhe i shpalljes së rezultatit, edhe nëse zgjat disa minuta përtej afatit, nuk përbën çështje kushtetuese”, ka deklaruar Hasani.

    Ai është pyetur edhe nëse Kuvendi i Kosovës konsiderohet i shpërndarë pas përfundimit të afatit të 6 tetorit.

    Hasani ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, nevojitet një dekret formal.

    “Jo, sepse për shpërndarjen e Kuvendit duhet një dekret formal. Kuvendi është fuqiplotë dhe pa asnjë të metë kushtetuese”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

    Deklaratat e Hasanit vijnë pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, në një proces që përfundoi disa minuta pas afatit të 6 tetorit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota të deputetëve, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Një votë tjetër iu dha Eliza Hoxhës.

    Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula mbajti fjalimin e saj para deputetëve, duke u zotuar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.