Category: Lajme

  • Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    Edhe LDK-ja shkon në seancë

    LDK-ja ia ka konfirmuar Klan Kosovës se është duke vajtur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.

    “Sapo ma ka konfirmuar z. Abdixhiku se vendimi i LDK-së është që të shkojnë në seancë. ‘Nuk jemi pjesë e marrëveshjes po themi, por në seancë do ta themi qëndrimin tonë’”, tha Adriatik Kelmendi në Rubikon.

  • Kalon edhe në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Kalon edhe në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Kalon edhe në lexim të dytë projektligji për ndryshimet në Ligjin për Specialen

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar.

    Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë.

    Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.

    Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.

  • Gjesti i Hamzës në nisje të seancës, përshëndet Kurtin dhe Haradinajn

    Gjesti i Hamzës në nisje të seancës, përshëndet Kurtin dhe Haradinajn

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në fillim të seancës së Kuvendit, është parë duke përshëndetur dorë më dorë kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

    Hamza fillimisht është afruar te Kurti, me të cilin është përshëndetur, ndërsa më pas ka bërë të njëjtën gjë edhe me Haradinajn.

    Ky veprim i Hamzës ka tërhequr vëmendje, pasi një gjest i tillë publik mes këtyre figurave politike nuk është parë më herët në këtë formë.

    Përshëndetja ka ndodhur në nisje të seancës së Kuvendit, në një moment kur deputetët janë mbledhur për të trajtuar votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas pritet të votohet edhe për presidenten e vendit.

  • Miliarda dollarë armë amerikane për Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe

    Miliarda dollarë armë amerikane për Lindjen e Mesme, SHBA-ja miraton marrëveshjet me tri shtete arabe

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar tri shitje të mundshme të armëve, me vlerë të përgjithshme prej 2.27 miliardë dollarësh, për Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin.

    Marrëveshja më e madhe do t’u mundësonte Emirateve të Bashkuara Arabe blerjen e deri në 10 mijë njësive udhëzuese të sistemit Advanced Precision Kill Weapon System II (APKWS II), me një vlerë të parashikuar prej 1.041 miliardë dollarësh.

    Paketa përfshin konfigurime për përdorim ajër-ajër dhe ajër-tokë, si dhe koka luftarake, motorë raketash, ndezës, pajisje për trajnim dhe mbështetje teknike.

    Ndërkohë, Egjipti po kërkon të blejë deri në 2,020 raketa FGM-148F Javelin dhe 200 njësi të lehta të komandimit dhe lëshimit, në kuadër të një marrëveshjeje të propozuar me vlerë 832 milionë dollarë. Paketa përfshin gjithashtu pajisje trajnimi, pjesë këmbimi, integrimin e sistemeve dhe mbështetje të tjera.

    Kuvajti, në anën tjetër, po kërkon shërbime për riparimin dhe kthimin në përdorim të raketave Patriot, me vlerë 400 milionë dollarë, së bashku me pjesë këmbimi, pajisje mbështetëse, trajnime dhe asistencë teknike.

    Shitjet e propozuara përfshijnë kapacitete për luftime tokësore, goditje me precizion dhe mbrojtje ajrore e kundër raketave, shkruajnë mediat.

    Raketat Javelin do t’i siguronin Egjiptit një kapacitet të lëvizshëm kundër mjeteve të blinduara, ndërsa APKWS II do t’u ofronte Emirateve një armë relativisht të lehtë dhe me precizion, e cila mund të lëshohet nga aeroplanët.

    Ndërkohë, sistemi Patriot operon në një nivel tjetër, duke mbrojtur territorin dhe infrastrukturën kritike nga kërcënimet ajrore dhe raketore.

    Kuvajti ka rritur mbështetjen për flotën e tij të sistemeve Patriot përmes disa propozimeve të fundit amerikane.

    Në janar, SHBA-ja miratoi një shitje të mundshme prej 800 milionë dollarësh, që përfshinte mirëmbajtjen e sistemeve Patriot dhe mbështetjen teknike. Ndërsa propozime të veçanta gjatë vitit 2025 përfshinin rikertifikimin e raketave Patriot dhe përmirësimin e sistemeve.

    Kërkesa për sistemet Patriot është rritur gjithashtu te aleatët e SHBA-së, pasi shtetet po përpiqen të rimbushin rezervat dhe të forcojnë mbrojtjen ajrore.

    Kompania prodhuese RTX thotë se sistemi Patriot përdoret tashmë nga 19 shtete dhe vazhdon të përmirësohet për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e më komplekse. /Telegrafi/

  • Nasim Haradinaj: Turp që Ligji për Dhomat e Specializuara u la në orët e fundit

    Nasim Haradinaj: Turp që Ligji për Dhomat e Specializuara u la në orët e fundit

    Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar partitë politike për mënyrën se si po trajtohet Ligji për Dhomat e Specializuara, duke thënë se çështja do të duhej të ishte përfunduar më herët.

    I ftuar në “Debat Plus”, Haradinaj tha se institucionet kanë marrë mandate dhe pozita për të udhëhequr vendin dhe se, sipas tij, nuk është e arsyeshme që miratimi i ligjit të diskutohet në orët e fundit.

    Haradinaj i ka përmendur në mënyrë të veçantë deputetët e LDK-së, Anton Quni dhe Fadil Hadergjonaj, duke i kritikuar për qëndrimin e tyre në votimin e parë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Nuk do të duhej të numëroheshin orët e minutat, do të duhej të ishte çështje e kryer sepse kanë marrë mandate e pozita që dinë me udhëheq vendin Qeveria – edhe dy orë ju del ‘marrja për fushe’. LDK-ja tregoi se është kundër UÇK-së dhe turpi më i madh është që edhe dy ish-komandant të UCK-së që bëjnë pjesë në LDK e dolën kundër UÇK-së. Turpi më i madh është që dy komandant batalioni dalin kundër, Anton Quni e Fadil Hadërgjonaj, këta ose duhet të pendohen që kanë luftu ose që s’kanë votu në leximin e parë të ligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh Haradinaj.

  • Ligji për Specialen dhe Presidenti, deputetët nisin të mblidhen për seancë

    Ligji për Specialen dhe Presidenti, deputetët nisin të mblidhen për seancë

    Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet një seancë me dy pika të rëndësishme.

    Kjo vjen pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se PDK-ja e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.

    Në kuadër të marrëveshjes, PDK-ja ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate për postin e presidentes, duke bërë të ditur se këta janë dy emrat e pranueshëm për partinë.

    Sipas rendit të dakorduar, në pikën e parë të seancës pritet të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Pas votimit të këtij projektligji, Kuvendi pritet të kalojë në pikën e dytë, atë të zgjedhjes së presidentes së Republikës së Kosovës.

  • A mund vitamina C ta pengojë zhvillimin e leukemisë? Rezultatet që po tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve

    A mund vitamina C ta pengojë zhvillimin e leukemisë? Rezultatet që po tërheqin vëmendjen e shkencëtarëve

    Një vitaminë e zakonshme, një mekanizëm i pazakontë dhe një dallim në mbijetesë që shkencëtarët nuk po e shpërfillin – rezultatet e reja hapin një pistë interesante për fazat që i paraprijnë leukemisë

    Vitamina C mund të ketë një rol të rëndësishëm te disa çrregullime të gjakut që mund t’i paraprijnë leukemisë, tregojnë rezultatet e një studimi të ri klinik. Megjithatë, studiuesit theksojnë se është ende herët për rekomandime dhe se gjetjet duhet të konfirmohen në një studim më të madh.

    Në studimin klinik të fazës së dytë, EVITA, morën pjesë 109 persona me çrregullime të gjakut, te të cilët palca e eshtrave nuk prodhon qeliza normale të gjakut ose në gjak shfaqen qeliza jonormale. Bëhet fjalë për citopeninë klonale me rëndësi të papërcaktuar (CCUS) dhe sindromën mielodisplastike (MDS), gjendje që te një pjesë e pacientëve mund t’i paraprijnë zhvillimit të leukemisë akute mieloide (AML).

    Pjesëmarrësit morën çdo ditë për një vit 1.000 miligramë vitaminë C ose placebo. Më shumë se gjysma e tyre në fillim të studimit kishin mungesë të kësaj vitamine, ndërsa suplementimi normalizoi nivelin e vitaminës C në gjakun e personave që e morën atë, transmeton Telegrafi.

    Çfarë treguan rezultatet?

    Studiuesit nuk gjetën dallim domethënës ndërmjet grupeve në zgjerimin e kloneve jonormale të qelizave të gjakut, një prej treguesve që lidhen me përparimin drejt leukemisë.

    Megjithatë, vitamina C ndikoi në nivelet e disa citokinave të përfshira në proceset inflamatore dhe sinjalizimin imunitar, ndërsa këto ndryshime u shoqëruan me rezultate më të favorshme.

    Vëmendje të veçantë tërhoqi analiza shtesë pas afërsisht tre vjetësh ndjekjeje. Personat që kishin marrë vitaminë C kishin probabilitet dukshëm më të lartë për të qenë gjallë – në këtë grup kishin vdekur 11 pacientë, krahasuar me 24 në grupin placebo.

    Autorët, megjithatë, paralajmërojnë se bëhet fjalë për një gjetje eksploruese nga një studim relativisht i vogël i fazës së dytë. Për këtë arsye, vetëm një studim më i madh i fazës së tretë mund të tregojë nëse vitamina C ndikon vërtet në mbijetesë.

    shutterstock

    Pse pikërisht vitamina C?

    Përveç funksioneve të saj të njohura, vitamina C merr pjesë në aktivitetin e enzimave që rregullojnë funksionimin e gjeneve. Një prej tyre është TET2, mutacionet e së cilës janë të shpeshta te leukemia dhe çrregullime të tjera të ngjashme të gjakut dhe mund t’u japin qelizave jonormale gjakformuese përparësi në rritje.

    Studimet e mëhershme laboratorike kanë sugjeruar se vitamina C mund të ndihmojë në ruajtjen e aktivitetit të mbetur të kësaj enzime.

    Studimi i ri, megjithatë, është ndër të parët që ka shqyrtuar nëse një dozë e përditshme orale e vitaminës C mund të korrigjojë mungesën e saj dhe të ndikojë në biologjinë e çrregullimeve të gjakut përpara zhvillimit të leukemisë.

    Rezultatet janë premtuese, por ato nuk nënkuptojnë se vitamina C mund të përdoret aktualisht si trajtim për parandalimin e leukemisë. Për këtë nevojiten studime më të mëdha që do të konfirmojnë efektin dhe do të përcaktojnë se cilët pacientë mund të përfitojnë më shumë. /Telegrafi/

  • 120 dele dalin nga stalla dhe bllokojnë rrugën, policia vihet në aksion

    120 dele dalin nga stalla dhe bllokojnë rrugën, policia vihet në aksion

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në Niederteufen të Zvicrës, ku rreth 120 dele kanë dalë nga vendqëndrimi i tyre dhe janë shpërndarë në rrugë.

    Policia është njoftuar rreth orës 00:30, pasi kafshët po pengonin qarkullimin në zonën Battenhaus.

    Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, konstatuan se një numër i madh delesh kishin dalë nga hapësira ku mbaheshin. Për kthimin e tyre u angazhua edhe pronari, ndërsa operacioni zgjati më shumë se sa ishte parashikuar.

    Pas disa përpjekjeve, policia dhe pronari arritën t’i kapnin të gjitha kafshët dhe t’i kthenin në vendqëndrimin e tyre, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

    Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar apo dëme të raportuara.

    Policia e ka trajtuar rastin edhe me humor, duke e cilësuar situatën si një “bllokim të leshtë” të rrugës.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që, në rast se hasin kafshë në rrugë, të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancë dhe të shmangin përdorimin e borisë./Telegrafi/

  • Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

    Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

    Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

    Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

    Në këtë seancë pritet të votohet Projektligji për Dhomat e Specializuara, si dhe të zhvillohet procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

    Seanca po mbahet pas zhvillimeve dhe deklaratave të fundit politike lidhur me këto dy çështje./Klankosova.tv

  • Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

    Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

    Leximi i dytë për ndryshimin e Ligjit për Speciales shkon në Komision, Kuvendi e pret raportin

    Shefja e Gp të LVV-së, Arbërie Nagavci, që në fillim të seancës, kërkoi që të votohet shmangia nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kërkojmë shmangien nga afatet e përcaktuara për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kërkojmë që nga komisionet përkatëse të shqyrtohet tani menjëherë dhe të vazhdohet në lexim të dytë menjëherë pas raportit të komisionit”, tha Nagavci.

    Propozimi i LVV-së kaloi me 89 vota pro.

    Kryetarja e Kuvendit i ftoi anëtarët e Komisionit të shkojnë menjëherë në mbledhje dhe të kthehen menjëherë që t’ia paraqesin seancës raportet.

    Ajo kërkoi nga deputetët që të kthehen menjëherë pasi “do të ketë seancë të jashtërzakonshme për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për zgjedhjen e presidentit”.

    “Qëndroi këtu ose këndej në Kuvend”, tha Haxhiu. /Klankosova.tv