Category: Lajme

  • Spitali Universitar i Bazelit e ulë orarin e punës për një orë, për mjekët rezidentë

    Spitali Universitar i Bazelit e ulë orarin e punës për një orë, për mjekët rezidentë

    Spitali Universitar i Bazelit (USB) do të reduktojë nga viti 2027 orarin javor të punës për mjekët rezidentë, nga 46 në 45 orë.

    Vendimi, i miratuar nga bordi drejtues në shtator, synon përmirësimin e kushteve të punës dhe vjen në një kohë kur sektori shëndetësor zviceran po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

    Sipas USB-së, reduktimi i orarit do të realizohet përmes optimizimit të proceseve të punës, pa transferuar ngarkesën shtesë te mjekët e lartë apo te grupet e tjera profesionale.

    Përveç 45 orëve të punës, mjekëve rezidentë do t’u garantohen edhe katër orë në javë për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

    Bazeli nuk është spitali i parë në Zvicër që po ndërmerr hapa për shkurtimin e orarit të punës për mjekët rezidentë.

    Në kantonin Ticino, grupi spitalor EOC e ka ulur që nga viti 2024 orarin javor nga 50 në 42 orë, duke përfshirë edhe katër orë trajnim.

    Edhe Spitali Universitar i Cyrihut dhe Spitali Kantonal i Winterthurit planifikojnë ta reduktojnë orarin në 42 orë pune, plus katër orë trajnim, deri në vitin 2028.

    Masat po ndërmerren në kuadër të përpjekjeve për t’i bërë vendet e punës në sektorin shëndetësor më tërheqës./Telegrafi/

  • Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C

    Shqipëria me mund triumfon ndaj San Marinos, merr primatin në Ligën C

    Kombëtarja e Shqipërisë me shumë vështirësi ka marrë pikët e plota në shtëpi ndaj San Marinos.

    “Kuq e Zinjtë” edhe pse favorit i padiskutueshëm, arritën një fitore me rezultat 2-1, sfidë ku u vendos në minutat shtesë.

    Kristjan Asllani me eurogol nga distanca e kaloi Shqipërinë në epërsi pas 11 minutave lojë.

    Shqipëria pastaj krijoi disa aksione të bukura por që Rey Manaj dështoi t’i finalizojë.

    San Marino gjithashtu krijoi një rast të rrezikshëm por Dajsinani me pritje të bukur ia mohoi golin.

    Mysafirët pastaj shtangën të gjithë, kur barazuan falë Lazzarit që shënoi pas asistimit të Capiicchionit (66’).

    Shqipëria që atëherë krijoi rast pas rasti megjithatë dështoi t’i finalizonte.

    Heroi i Shqipërisë ishte Asllani që realizoi nga penalltia pasi mbrojtësi i San Marinos preku topin me dorë brenda zonës (90+3’).

    Shqipëria me këtë fitore merr liderin në grupin 1 të Ligës C së Ligës të Kombeve me nëntë pikë, dy më shumë se Bjellorusia e Finlanda me shtatë sosh. San Marino qëndron pa pikë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Anglia bindshëm edhe ndaj Çekisë

    Anglia bindshëm edhe ndaj Çekisë

    Anglia ka marrë fitoren e tretë radhazi në eliminatore, duke mposhtur Çekinë me rezultat 3-0 dhe duke vazhduar startin perfekt. Pas kësaj fitoreje, anglezët kanë nëntë pikë, ndërsa Çekia mbetet pa pikë pas tri ndeshjeve.

    Anglia e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27-të, pas një autogoli të Vladimir Coufal, i cili në përpjekje për ta larguar topin nga zona e rrezikshme e dërgoi atë në portën e tij.

    Epërsinë e vendasve e dyfishoi Harry Kane në minutën e 40-të. Morgan Rogers dërgoi një krosim të saktë në zonë, ndërsa sulmuesi anglez reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm.

    Anglia vazhdoi të ishte skuadra më e rrezikshme edhe në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 53-të Kane ishte shumë pranë golit të tretë, por goditja e tij përfundoi në traversë.

    Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, kapiteni anglez realizoi sërish. Kane kërceu mbi mbrojtjen pas një goditjeje nga këndi dhe me kokë e dërgoi topin në këndin e poshtëm, duke çuar rezultatin në 3-0.

    Thomas Tuchel më pas bëri disa zëvendësime, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të tjerë, ndërsa Çekia nuk arriti të krijojë ndonjë reagim serioz për ta ndryshuar rrjedhën e takimit.

    Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e nëntë pikëve pas tri ndeshjeve, ndërsa Çekia mbetet në fund me zero pikë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Mblidhet Qeveria, merr këto vendime

    Mblidhet Qeveria, merr këto vendime

    Mblidhet Qeveria, merr këto vendime

    Mbrëmjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.

    Vendimet janë si vijon:

    Miratuar Programin e Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026 – 2028.

    Miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë. Ky projektligj rregullon organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të Bujqësisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përcaktuar autoritetin kompetent, organet dhe strukturat e përfshira, procedurat dhe metodologjinë për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe publikimin e të dhënave statistikore.

    Miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

    Miratuar vendimin për themelimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre kandidatëve për anëtarë të jashtëm të Bordit të Pavarur për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit të Tregut.

    Miratuar Koncept-dokumentin për Fushën e Akreditimit. Dokumenti kontribuon në zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë (standardizim, metrologji, akreditim dhe vlerësim të konformitetit), e cila paraqet një element kyç për funksionimin e tregut të brendshëm, rritjen e besueshmërisë së produkteve dhe lehtësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu, dokumenti është në linjë me obligimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, përkatësisht përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian në fushën e akreditimit, në kuadër të kapitullit për lëvizjen e lirë të mallrave.

    Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nënprogrami “Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” nga kategoria e shpenzimeve “Investimet kapitale”, konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” në një projekt kapital të ri, në përputhje me Memorandumin e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Kryetari i Komunës përkatëse.

    Miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026 – 2027.

    Miratuar Programin Vjetor 2026 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

    Miratuar Projektligjin për Efiçiencë të Energjisë. Me këtë ligj përcaktohet korniza ligjore gjithëpërfshirëse e nevojshme për promovimin dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në Republikën e Kosovës, duke i përcaktuar objektivat e politikave kombëtare, masat dhe caqet për efiçiencë të energjisë dhe duke i kontribuar kështu kursimit të energjisë, sigurisë së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit dhe luftimit të varfërisë energjetike.

    Miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale Nr. Prot. 1899 e datës 1 tetor 2026 për konfirmimin e interesit të përgjithshëm Publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga Ndërmarrja Publike “Trepça” Sh. A.

  • Djali i Shiroka-Pulës: Nëna nuk din asgjë për këtë farë punë (VIDEO)

    Djali i Shiroka-Pulës: Nëna nuk din asgjë për këtë farë punë (VIDEO)

    Djali i Shiroka-Pulës: Nëna nuk din asgjë për këtë farë punë (VIDEO)

    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka komentuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për kandidaten për Presidente të Kosovës, ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

    Buzhala ka thënë se, sipas tij, djali i Shiroka-Pulës ka deklaruar se nëna e tij nuk është në dijeni për propozimin.

    “Djali i saj paska thënë në një emision që ‘nëna asgjë nuk din’. Paska thënë ‘nëna nuk din për këtë farë pune’”, ka deklaruar Buzhala./Klankosova.tv

  • Kush është Justina Shiroka-Pula, kandidatja e propozuar nga Kurti për presidente?

    Kush është Justina Shiroka-Pula, kandidatja e propozuar nga Kurti për presidente?

    Akademikja Justina Shiroka-Pula, e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Kosovës, është ekonomiste dhe akademike, e cila ka ushtruar edhe funksione politike e institucionale.

    Shiroka-Pula në vitin 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që udhëheq këtë institucion, të themeluar në vitin 1975. Në këtë detyrë ajo pasoi akademikun Mehmet Kraja.

    Ajo shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

    Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.

    Shiroka-Pula është doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën e doktoratës me titull “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

    Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 ka filluar punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

    Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme ndërkombëtare.

    Pas përfundimit të luftës, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, kryesisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

    Në politikë, ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Më pas, nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

    Tashmë, emri i saj është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për postin e presidentes së Republikës së Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

  • Halle Berry: Nuk e kam keqtrajtuar kurrë djalin tim, jam viktimë e dhunës në familje

    Halle Berry: Nuk e kam keqtrajtuar kurrë djalin tim, jam viktimë e dhunës në familje

    Halle Berry i është përgjigjur akuzave të ish-bashkëshortit të saj Olivier Martinez se ajo ishte abuzive ndaj djalit të tyre 13-vjeçar Mace. Aktorja i ka mohuar pretendimet e tij në dokumentet e reja gjyqësore, duke thënë se në fakt është viktimë e dhunës në familje, jo abuzuese, sipas People.

    Martinez kërkoi kujdestarinë e plotë të djalit të tyre javën e kaluar. Peticioni pretendon se Berry, 60 vjeç, “abuzoi fizikisht” me Mace gjatë incidentit të së shtunës, më 26 shtator, dhe se ka pasur “raste të tjera abuzimi” vitet e fundit.

    Një gjykatë i dha Martinez, 60 vjeç, një urdhër të përkohshëm kufizues më 1 tetor, duke ndryshuar përkohësisht marrëveshjen e tyre të kujdestarisë. Berry më pas kërkoi që ata të ktheheshin në kujdestari të përbashkët, gjë që do të bënte që djali i saj të kalonte kohë të barabartë me të dy prindërit. Urdhri do të ishte në fuqi deri në finalizimin e divorcit të tyre në gusht 2023.

    Në një deklaratë që i paraqiti gjykatës të hënën, më 5 tetor, Berry mohoi akuzat e ish-burrit të saj. “Nuk e kam abuzuar kurrë fizikisht, emocionalisht apo në ndonjë mënyrë tjetër Mace. Jam viktimë e dhunës në familje dhe ndihmoj viktima të tjera”, tha ajo.

    “Nuk jam ngacmuese. Nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tonë”, shtoi ajo. Aktorja ka folur më parë publikisht për dëshminë e saj si dëshmitare e dhunës në familje si fëmijë dhe për përjetimin e saj në një marrëdhënie të rrituri. Ajo kurrë nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit të saj të atëhershëm.

    Berry gjithashtu kundërshtoi versionin e ngjarjeve të Martinez më 26 shtator. Ai pretendon se aktorja u zemërua me të birin, i cili ishte 12 vjeç në atë kohë, ndërsa ai po luante një lojë me kufje VR. Sipas tij, ajo e kapi për qafe dhe e mbyti.

    Aktorja i mohoi të gjitha këto dhe i paraqiti gjykatës një video që ajo pretendon se tregon diçka krejtësisht të ndryshme, si dhe mesazhet që shkëmbeu me ish-bashkëshortin e saj. “Mesazhet e mia për Olivierin pasqyrojnë stresin tim pasi Maceo u bë fizikisht agresiv ndaj meje, jo ndonjë dhunë fizike nga ana ime ndaj tij”, shkroi ajo.

    Sipas versionit të saj të ngjarjeve, ajo shkoi në dhomën e të birit për t’i thënë të ndalonte së luajturi. Kur ai vazhdoi, ajo filloi ta regjistronte me celularin e saj. Kur Maceo e vuri re, ai i rrëmbeu celularin, pas së cilës ata filluan të “luftonin me shaka”, gjë që, sipas saj, e bëjnë shpesh.

    Berry pretendon se në asnjë moment nuk i vuri duart rreth qafës të birit, nuk e mbyti, nuk ia vështirësoi frymëmarrjen dhe as nuk i tha të dorëzohej.

  • Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, vritet një nxënës dhe plagosen tetë të tjerë

    Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, vritet një nxënës dhe plagosen tetë të tjerë

    Një nxënës është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në oborrin e një shkolle në lagjen Başakşehir të Stambollit.

    Sulmi ndodhi rreth orës 08:35 në shkollën “Kayaşehir Şeyh Şamil İmam Hatip”. Sipas autoriteteve, një 15-vjeçare hyri në ambientet e shkollës e veshur me uniformën e saj dhe sulmoi në mënyrë të rastësishme nxënësit me thikë.

    E dyshuara u arrestua menjëherë pas incidentit. Autoritetet kanë bërë të ditur se ajo është nxënëse e klasës së 10-të në një institucion tjetër arsimor dhe jeton pranë shkollës ku ndodhi sulmi.

    Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memishoglu, konfirmoi se tetë nxënës u plagosën. Njëri prej tyre ishte në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerë kishin pësuar lëndime të moderuara deri në të rënda. Më vonë, autoritetet konfirmuan vdekjen e njërit prej nxënësve.

    Ministri i Arsimit, Yusuf Tekin, tha se sulmuesja kishte veshur qëllimisht uniformën e shkollës para se të kryente sulmin.

    Mësimi në shkollë është ndërprerë për sot dhe nesër. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) njoftoi se një gjykatë ka vendosur ndalimin e transmetimit të lajmeve lidhur me sulmin, me arsyetimin se kjo masë synon të mos pengojë hetimin dhe të ruajë rendin publik.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë informacion që do të sugjeronte se sulmi ishte i motivuar politikisht apo ideologjikisht. /Telegrafi/


  • Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja që u propozua për presidente nga Kurti?

    Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja që u propozua për presidente nga Kurti?

    Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja që u propozua për presidente nga Kurti?

    Akademikja Justina Shiroka Pula më 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion të themeluar më 1975 dhe pason në këtë detyrë akademik, Mehmet Krajën.

    Shiroka Pula ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

    Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit.

    Ajo u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

    Kryetarja e re e Akademisë së Shkencave ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

    Sipas biografisë të publikuar në faqen e ASHAK-ut, Shiroka Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Lincit në Aushtri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

    Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

    Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

  • Shiroka-Pula ishte përfolur edhe më herët për presidente, ja çka kishe deklaruar

    Shiroka-Pula ishte përfolur edhe më herët për presidente, ja çka kishe deklaruar

    Shiroka-Pula ishte përfolur edhe më herët për presidente, ja çka kishe deklaruar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka propozuar për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

    E njëjta edhe më herët është përfolur për një post të tillë, gjë e cila ishte mohuar nga vet ajo.

    “Ka qenë takim profesional, kam qenë edhe me dy nënkryetarë të Akademisë, dhe kemi folur vetëm për projekte të Akademisë. Asnjë pyetje direkte dhe as indrekte nuk ka qenë për mua në lidhjen me çështjen e presidentit”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

    “Biseda ka qenë thjesht për projektet e akademisë, çka kemi punuar dhe ka mendojmë me punu në të ardhmen. Ne i treguam se cilat projekte i kemi. Nuk është hapur fare kjo çështje”, ishte shprehur ajo për Nacionale.