Category: Lajme

  • Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

    Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

    Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

    Aktorja shqiptare, Monika Lubonja, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas publikimit të disa videove intime, duke thënë se nuk ka dhënë pëlqim që të filmohet apo që materiale intime të saj të publikohen.

    Lubonja ka thënë se përmes këtij reagimi dëshiron të mbrojë dinjitetin dhe të drejtat e saj, duke kërkuar që të ndalet, siç e ka quajtur ajo, “baltosja” ndaj saj.

    “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime”.

    “Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim tё filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem per dashurine që kam dhenë. Më dhemb që besimi im eshtë kthyer në armë kundër meje”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv

  • Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

    Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, po raporton nga qendra e Prishtinës ku protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë me kërkesën që të votohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    “Protestuesit janë këtu pranë godinës së Qeverisë së Kosovës, me një kërkesë të vetme që e kanë gjatë gjithë ditës dhe kjo është, ata thonë njëzëri: kalojeni ligjin!”, tha Tahiri për Klan Kosovën.

    “Kjo është kërkesa më kryesore që e kanë gjatë gjithë këtyre ditëve të protestave”.

    “Ka një prani të madhe të forcave të njësive speciale të Policisë së Kosovës, sidomos në oborrin ballor të Qeverisë, ndërkaq edhe pjesa tjetër…”

  • Prokuroria jep urdhër për kontroll te shtëpia dhe zyra e një prokurori të lartë në Manastir, dyshohet për korrupsion

    Prokuroria jep urdhër për kontroll te shtëpia dhe zyra e një prokurori të lartë në Manastir, dyshohet për korrupsion

    Prokurori publik nga Prokuroria Publike Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka siguruar urdhra gjyqësore për të kontrolluar shtëpinë dhe ambientet e zyrës së një prokurori të lartë publik në Prokurorinë Publike të Manastirit, për shkak të dyshimit se ai ka kryer një vepër penale “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm” sipas nenit 359, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal.

    “Kontrollet bazuar në urdhrat e siguruar po kryhen nga pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme. Më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve nesër”, thonë nga Prokuroria Publike.

  • Rrustemi nga Kuvendi: Jemi të gjithë këtu, presim reflektim nga opozita

    Rrustemi nga Kuvendi: Jemi të gjithë këtu, presim reflektim nga opozita

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se deputetët janë në Kuvend dhe po presin reflektimin e opozitës për të vazhduar me seancën, ku fillimisht do të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti.

    Rrustemi, në “Debat Plus”, u shpreh se në këtë mënyrë synohet që vendit t’i sigurohen institucione stabile, si dhe një ligj dhe strategji shtetërore për t’u përballur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

    “Jemi të gjithë deputetët këtu, po presim reflektimin e deputetëve të opozitës që të shkojmë në seancë të votojmë ligjin e pastaj presidentin dhe kësijoj t’i japim vendit institucione stabile e edhe ligj e pastaj edhe strategji shtetërore për tu përballur me aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh Rrustemi.

    Rrustemi foli edhe për afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve të projektligjit, duke thënë se kjo kërkesë parashihet në Rregulloren e Kuvendit, por se, sipas tij, interpretimi i PDK-së është se shmangia e këtij afati nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht konflikt me dispozitën përkatëse.

    “Është e vërtetë që referimi në rregulloren e punës në Kuvendit të Kosovës kërkohen 72 orë nga miratimi në lexim të parë megjithatë në interpretimin e PDK-së që shmangja nuk nënkupton edhe konflikt me këtë dispozitë të Rregullores – por jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica deri tek kjo vetëm se ta zgjedhim presidentin dhe t’i shmangim zgjedhjet. UÇK-ja është e të gjithëve dhe më e madhe se të gjithë ne së bashku, UÇK-ja është edhe e atyre që s’kanë lindur ende – kushdo që e politizon dhe e përdorë për interesa partiake gabim dhe e minimizon vetën”, u shpreh Rrustemi.

    Ai tha se çështja e UÇK-së duhet të trajtohet si çështje që tejkalon interesat partiake, duke paralajmëruar se përdorimi i saj për interesa politike është i gabuar.

  • ​Flasin protestuesit: Do të vazhdojmë deri në miratim të ndryshimeve të Ligjit për Specialen

    ​Flasin protestuesit: Do të vazhdojmë deri në miratim të ndryshimeve të Ligjit për Specialen

    Qytetarë të mbledhur në protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kërkojnë miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshime-plotësime të Ligjit për Specialen në Hagë, duke bërë thirrje për vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

    Hajdin Daga nga Lipjani, pensionist në Zvicër, tha për Kosovapress se kishte dalë në protestë për të përkrahur kauzën, duke shprehur kritika ndaj zhvillimeve të fundit politike.

    “Unë jam një pensionist nga Zvicra. Këtu duhet dy milionë shqiptarë me e pa se ky njeri nuk lejon, ky do të shpallet mbreti i shqiptarëve, ky kryeministër i sotshëm. Unë kam dalë me përkrah këtë ligj se mbrëmë kam qarë kur e bëri atë marrëveshje Rrahman Rama me komandantin e policisë. Kam qarë si fëmija para gruas dhe fëmijëve të mi. Kurrë nuk kam menduar që do të kemi një marrëveshje shtetërore dhe patriotike shtetërore. Janë policët tanë, kush e pruri ata, UÇK-ja. Këto tri shkronjat, unë s’kam pasur fatin me qenë në luftë, sot kam fatin ta përkrah këtë ligj, për ta kaq munda të bëj”, u shpreh qytetari.

    Ndërsa, Veli Morina nga Klina tha se protestuesit do të qëndrojnë në shesh, duke protestuar derisa të miratohet Ligji për Specialen.

    “Ja fitohet ligji, ja bie qeveria. Nuk munden me i bërë votat. Prapëseprapë kemi me dalë në rrugë. Sheshi është i bllokuar këtu, kemi me qëndruar sonte. Prej mbrëmë jemi këtu”, tha Morina.

    Edhe Përparim Berisha nga Grabovci tha se ka ardhur nga Gjermania për të marrë pjesë në protestë dhe se do të qëndrojë në shesh deri në zgjidhjen e çështjes.

    “Unë jam qe 33 vjet në Gjermani. Prej datës 16 jam këtu në shesh dhe do të rri në shesh deri të zgjidhet ligji. Do të rri në shesh për të drejtat e UÇK-së, për çlirimtarët tanë, që ata të vijnë të lirë në vendin tonë. Kjo është e pakta që mundemi me bo për ta”, tha Berisha.

    Ndërsa, Shaban Shabani nga Komuna e Drenicës tha se protestat janë e vetmja rrugë për të kërkuar zgjidhje.

    “Veç me protesta s’ka tjetër zgjidhje s’po duan marrëveshje. Duhen protesta derisa të na lirohen çlirimtarët e Kosovës”, tha Shabani.

    Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë qysh nga 16 shtatori, kur në Hagë Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin dënues për katër drejtuesit e UÇK-së.

  • Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

    Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

    Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

    Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Portugalisë, duke i dhënë fund pasigurisë pas largimit të tij nga grumbullimi i fundit.

    Në një deklaratë të gjatë, Ronaldo zbuloi se pas Botërorit 2026 kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga kombëtarja dhe madje kishte shkruar edhe një letër lamtumire. Megjithatë, presidenti i Federatës Portugeze, Pedro Proença, e kishte bindur të vazhdonte.

    Ronaldo tregoi gjithashtu se kishte mbështetur emërimin e Jorge Jesus si trajner dhe se e kishte konsideruar zgjedhjen e duhur.

    Përplasja mes tyre ndodhi në ndeshjen ndaj Norvegjisë, ku Ronaldo u nxeh për pjesën më të madhe të së dytës, por nuk u aktivizua. I pakënaqur me situatën, ai më pas u largua nga grumbullimi para ndeshjes me Danimarkën.

    “Do të jem në dispozicion të Portugalisë, nëse jam fizikisht mirë dhe luaj për klubin tim”, deklaroi Ronaldo.

    41-vjeçari pranoi se veprimi i tij duhet të ketë pasoja dhe tha se është i gatshëm të pranojë dënimin nga Federata Portugeze./Klankosova.tv

  • Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

    Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

    Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

    Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues pas lindjes së binjakëve të saj.

    Në postimin e saj, Xhuli ka folur edhe për paragjykimet me të cilat, sipas saj, përballen gratë që zgjedhin të ndjekin IVF-in, si rrugë të tyre drejt mëmësisë.

    “Me ba diçka që tek ne ende konsiderohet tabu, nuk është e lehtë. Sepse kur je femër, kur je e arritur, e pavarur dhe e përmbushur si individ, fatkeqësisht ende ka njerëz që e shohin forcën e një gruaje si kërcënim për “burrninë” e tyre”.

    “Do të shahesh. Do të gjykohesh. Do të ofendohesh. Do të coptohesh nga fjalët e njerëzve të ligj. Por, unë tashmë e di shumë mirë se çfarë karakteri kam”, ka shkruar ajo./Klankosova

  • Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

    Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

    Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar sërish pas konferencës së mbajtur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, në gjithë këtë situatë, Gjini ka thënë se Kurti zbuloi veten.

    “Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Gjini. /Klankosova.tv

  • Ismaili: Nuk po muj me besu, më vjen keq për Konjufcën qysh ka pranu me u propozu

    Ismaili: Nuk po muj me besu, më vjen keq për Konjufcën qysh ka pranu me u propozu

    Ismaili: Nuk po muj me besu, më vjen keq për Konjufcën qysh ka pranu me u propozu

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike dhe konferencën e fundit nga kryeministri Albin Kurti.

    Ismaili tha se, sipas tij, qëllimi i Kurtit është partiak dhe se kjo u dëshmua me propozimin e Glauk Konjufcës për president.

    “Qëllimi i tij është partiak, sot u pa sepse e nxori Glauk Konjufcën për president. Nuk mujmë, nuk dojmë me pa UÇK-në si monedhë të transaksioneve politike, partiake. Ajo është një gjë e fundit që mundemi me bo”, deklaroi Ismaili.

    Duke komentuar përfshirjen e emrit të Konjufcës në këtë proces, Ismaili tha se i vjen keq për të dhe u shpreh i habitur që Konjufca pranon të jetë pjesë e një procesi të tillë.

    “Po më vjen keq për Glaukun. Më vjen shumë, shumë, shumë keq që e shoh emrin e tij prapë. Unë nuk po e kuptoj qysh mundet me lyp Glauk Konjufca me u bo president i vendit, në një proces që po thotë se nëse doni me i ndihmu Rexhep Selimit, hajde e bomni mu president. Nuk po muj me besu”, u shpreh Ismaili.

  • Kroacia e "kushtëzoi me 2.4 miliardë euro" anëtarësimin e Malit të Zi, reagon presidenti malazez

    Kroacia e “kushtëzoi me 2.4 miliardë euro” anëtarësimin e Malit të Zi, reagon presidenti malazez

    Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka deklaruar se kërkesa e Kroacisë për kthimin e pronës me vlerë mbi 2.7 miliardë dollarë (2.4 miliardë euro) nuk është reale dhe se çështjet dypalëshe nuk duhet të kushtëzojnë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

    Milatoviq i bëri deklaratat gjatë një vizite në Berane, duke theksuar se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë duhet të jenë të mira dhe se të dyja vendet duhet të përqendrohen te çështjet që i bashkojnë.

    “Kroacia është partnerja dhe mikja jonë. Le të përqendrohemi më shumë te gjërat që na bashkojnë dhe më pak te ato që na kanë ndarë në të kaluarën”, tha ai, shkruan vijesti.me.

    Sipas Milatoviqit, zyrtarët e institucioneve evropiane kanë përsëritur se rruga e Malit të Zi drejt BE-së nuk duhet të kushtëzohet nga çështjet e hapura dypalëshe.

    Megjithatë, ai tha se në praktikë situata është më e ndërlikuar. Presidenti malazez përmendi Kapitullin 31 të negociatave me BE-në, i cili, sipas tij, është teknikisht i gatshëm për t’u mbyllur, por ende nuk është përfunduar për shkak të çështjeve që lidhen me marrëdhëniet me Kroacinë.

    Milatoviq tha se pret që Mali i Zi të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në verën e vitit të ardhshëm, pas së cilës do të nisë procesi i ratifikimit në vendet anëtare.

    “Integrimi evropian ka dimensionin e tij teknik dhe politik”, tha Milatoviq, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut me vendet anëtare të BE-së dhe të angazhimit diplomatik të Podgoricës.

    Ndryshe, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman tha se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi.

    Sipas tij, Zagrebi disponon dokumente që tregojnë se bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro. /Telegrafi/