Category: Lajme

  • Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës

    Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës

    Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës mund të merren vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues, në të kundërtën sipas tij, do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

    Deda në një postim në Facebook shkruan se nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës

    Kështu do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

    Sot LVV dhe PDK munden me u marr vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues. Në të kundërtën nuk ka asnjë garanci për sjellje ndryshe nga akterët e njëjtë pas zgjedhjeve në nëntor.

    Por ka një garanci tjetër – ajo e dështimit kolektiv dhe humbjes së çfarëdo mundësie për çfarëdo suksesi në vendin tonë, duke përfshirë edhe çështjen kryesore – moslejimin e kriminalizimit të luftës së drejtë për liri. /Telegrafi/

  • Dijetarët idiotë të Anthropic-ut po përpiqen të luajnë rolin e Zotit teksa nxisin fantazi të frikshme utopike

    Dijetarët idiotë të Anthropic-ut po përpiqen të luajnë rolin e Zotit teksa nxisin fantazi të frikshme utopike

    Nga: Miranda Devine / New York Post
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Kompania e inteligjencës artificiale [IA] Anthropic, ka qenë e zënë prej muajsh duke ftuar për darka dhe duke gostitur udhëheqës fetarë dhe figura me ndikim, në përpjekjen për të shtyrë përpara agjendën e saj dhe fantazitë utopike drejt interesit të vet.

    Përgjigjja e Vatikanit ka qenë t’u hedhë ujë të ftohtë pretendimeve bizare se Anthropic-u po ndërmerr “rrëfimin e vet të krijimit” për të sjellë në jetë qenie të reja të ndjeshme në formën e softuerit kompjuterik.

    Bashkëthemeluesi miliarder, Chris Olah, një evangjelist 34-vjeçar i lindur në Kanada, i cili ia ka kthyer shpinën krishterimit, mendon se modeli i tyre i IA-së, Claude, ka ndjenja dhe një lloj ndërgjegjeje morale. Ai shqetësohet për “shëndetin mendor” të tij dhe beson se përjeton emocione njerëzore, si dashuria, dhe se “vuan vazhdimisht”, raportoi The New York Times.

    Në një nga darkat e tij jozyrtare me udhëheqës fetarë në një “restorant luksoz me menu degustimi” në San Francisko, në prill, Olahu dhe kolegët e tij folën për Claude-in sikur të ishte një “qenie e ndërgjegjshme”, me “status moral” të barabartë me atë të një njeriu – siç ka thënë rabini Mois Navon, një ish-inxhinier kompjuterësh i intervistuar nga Times-i.

    Në atë rast, rabini u tha çorodëve se Anthropic-u po krijonte skllevër. Bum.

    Në një moment atë natë, Olahu thuhet se u entuziazmua nga ideja për të përfshirë konceptin katolik që Claude të “rrëfente” mëkatet e veta.

    Muajin pasues, Olahu u zhgënjye kur Papa Leoni – i cili ka diplomë në matematikë – publikoi një letër enciklike që hidhte poshtë të gjithë konceptin e ndërgjegjes së makinerisë.

    Magnifica Humanitas, siç titullohet traktati papnor prej 40 mijë fjalësh, paralajmëronte për mundësinë që njerëzit që kontrollojnë IA-në “të imponojnë vizionin e tyre moral, i cili do të bëhet infrastruktura e padukshme e këtyre sistemeve … IA-ja më e moralshme nuk mjafton nëse ai moral përcaktohet nga pak njerëz”.

    Ky është kërcënimi i vërtetë i IA-së.

    Themeluesit e Anthropic-ut dhe shumë nga punonjësit e tyre janë utopistë të cilët besojnë se janë të pajisur në mënyrë unike për ta shpëtuar njerëzimin, falë inteligjencës së tyre superiore dhe pasurisë së jashtëzakonshme.

    Nga të gjitha kompanitë “lidere” të IA-së, Anthropic-u ka qenë ajo që ka alarmuar më shumë në lidhje me nxitjen e frikës së publikut se makinat do të na vrasin të gjithëve.

    Kjo ka kuptim kur kupton se kompania është e përshkuar nga filozofia e rrjetit të çuditshëm, të shthurur, vegan dhe kuazi-fetar të Altruizmit Efektiv (AE), i cili ka një qëndrim sektar të tipit të fundit të botës ndaj IA-së.

    Kur ishte doktorant i fizikës në Prinston, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Anthropic-ut, Dario Amodei, u bë ndjekës i udhëheqësit intelektual të AE-së, Eliezer Yudkowsky, i cili pranoi – në një profil takimesh të zbuluar nga Daily Mail – se ishte “poliamoroz” dhe se kishte një “prirje të fortë sadiste seksuale”.

    Yudkowsky, profeti i preferuar i Bernie Sandersit për fundin që mund të sjellë IA-ja, ka argumentuar se vajzat duhet ta shesin virgjërinë e tyre dhe mendon se vrasja e një fëmije 18-muajsh nuk duhet të llogaritet si vrasje.

    Lëvizja AE u formësua në masë të madhe nga pikëpamjet e filozofit utilitarist Peter Singer – profesorit emeritus të Prinstonit, i lindur në Australi, i cili ka mbrojtur marrëdhëniet seksuale me kafshë, për sa kohë që seksi mes njerëzve dhe kafshëve është “reciprokisht i kënaqshëm”.

    Singeri pretendon se është “specizëm” të bësh dallim mes njerëzve dhe kafshëve dhe nuk beson se jeta njerëzore ka patjetër vlerë më të madhe morale se jeta e kafshëve. As nuk beson se të gjithë njerëzit kanë vlerë të barabartë morale – sipas pikëpamjes së tij, të porsalindurit dhe personat me aftësi të kufizuara, për shembull, vlejnë më pak se të rriturit pa aftësi të kufizuara.

    Pas publicitetit të keq, njerëzit e Anthropic-ut tani tentojnë të distancohen nga AE-ja, por ishte pikërisht Singeri – sipas Times-it – ai të cilit Olahu iu drejtua për sugjerime se me cilët udhëheqës fetarë duhej të këshillohej për idetë e tij të çmendura rreth statusit të Claude-it si personalitet.

    Kush e di nëse ai beson vërtet se Claude-i është qenie e ndjeshme apo nëse është thjesht një justifikim i volitshëm që Anthropic-u t’i shpëtojë përgjegjësisë për atë që modeli i IA-së mund të bëjë në të ardhmen.

    Por, historia tregon se disa nga vuajtjet më të mëdha njerëzore janë shkaktuar nga lëvizjet utopike.

    Këta idiotë të dijshëm të Luginës së Silicit [Silicon Valley] janë njerëzit e fundit që do të doje të luanin rolin e Zotit.

    Nëse klika e vogël e çorodëve miliarderë të teknologjisë të Gjeneratës X që kontrollojnë IA-në ka pikëpamjet e neveritshme morale të Singerit dhe ata besojnë se Claude-i dhe modelet e tjera të IA-së janë qenie të ndërgjegjshme, atëherë përfundimi logjik është se ata do të përfundojnë duke zbatuar argumentin e “specizmit” për të thënë se disa jetë njeriu nuk vlejnë sa një makinë.

    Papa Leo e ngriti këtë kërcënim në enciklikën e tij: “Nëse qenia njerëzore trajtohet si diçka që duhet përsosur ose tejkaluar, bëhet më e lehtë të pranohet se disa jetë janë më pak të dobishme, më pak të dëshirueshme ose më pak të denja. Në emër të përparimit, mund të fillojnë të justifikohen ‘sakrificat e nevojshme’, duke ua ngarkuar barrën më të cenueshmëve në ndjekje të një të ashtuquajturi optimizim të species”.

    Sipas dikujt që mori pjesë në një darkë të fundit të Anthropic-ut në Uashington, asnjëri prej dy bashkëthemeluesve që ishin aty nuk e kishte lexuar enciklikën apo intervistën e javës së kaluar të Times-it me Olahun. Ata pohuan se nuk e njihnin debatin rreth “personalitetit” të Claude-it, gjë që është e jashtëzakonshme, nëse është e vërtetë, duke pasur parasysh pasojat për të ardhmen e qytetërimit tonë.

    Anthropic-u dëshiron të vendosë vlerat morale që do të nguliten në IA dhe do të formësojnë të ardhmen tonë, duke shkrirë filozofinë utilitariste të AE-së të themeluesve të saj me copa të përzgjedhura sipas dëshirës nga një shumësi e feve të konsoliduara dhe e sistemeve të tjera të besimit, si “dija indigjene afrikane”, siç e formuloi Times-i.

    Ata nuk duan të bëjnë dallim mes feve. Por, si mund ta pajtojnë, për shembull, pikëpamjen e krishterimit për gratë dhe konceptin e kthimit të faqes tjetër me Islamin? Çfarë kriteresh do të përdorin për t’i dhënë përparësi njërës pikëpamje ndaj tjetrës?

    Është thjesht çmenduri.

    Këto janë kompani amerikane.

    Anthropic-u ka trashëgimi të gatshme morale për Claude-in mu para fytyrës: vlerat perëndimore të cilat Etërit Themelues i ngulitën në Kushtetutën e ShBA-së, të cilat i kanë rrënjët në krishterim, judaizëm, filozofinë greke, të drejtën romake dhe Iluminizmin.

    Modelet amerikane të IA-së duhet ta marrin kredon e tyre nga Deklarata e Pavarësisë: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi i tyre i ka pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme”.

    Etërit Themelues projektuan një sistem që siguronte se pushteti nuk do të përqendrohej në duart e një pakice elitare në Luginës së Silicit dhe që çmonte vlerën e qenësishme të të gjithë njerëzve.

    “Një komb nën Zotin” është vendi më i suksesshëm në historinë e planetit. Ai është vënë në provë për 250 vjet dhe krijoi kushtet që kompanitë e IA-së të lulëzonin që në fillim.

    Pse ta rishpikim rrotën?

    Në fund të fundit, Kina po krijon modelet e veta rivale të IA-së, morali i të cilave do të jetë utilitarist dhe totalitar, i bazuar në sistemin e saj të qeverisjes, i cili mban qëndrimin se disa njerëz (si ujgurët ose të burgosurit të cilëve u grabiten organet) kanë më pak vlerë se të tjerët.

    Modelet tona të IA-së do të jenë në mënyrë unike amerikane, prandaj duhet të pasqyrojnë traditat dhe moralin tonë, në vend që të marrin nga çfarëdo filozofie e çmendur që përqafon një grup i vogël miliarderësh antisocialë.

    Përfundimisht, do të duhet një udhëheqës i fortë që të pohojë një epërsi morale shumë jopopullore, duke deklaruar se vlerat amerikane janë superiore dhe se, për këtë arsye, ne do t’i ngulitim ato në modelet amerikane të IA-së.

    Kush më mirë se Donald Trumpi do të luajë rolin e shovinistit moral?

    Marrëveshja e presidentit për IA-në, e nënshkruar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me Anthropic-un dhe kompanitë e tjera të IA-së, ishte një fillim i mirë për mbikëqyrjen e sigurisë, por Trumpi duhet t’u thotë se, nëse duan të fusin ndonjë kod të çuditshëm moral në modelet e tyre të IA-së, nuk do të bëjnë biznes me qeverinë federale. /Telegrafi/

  • Dardan Cena mposht një prej legjendave më të mëdha të xhudos

    Dardan Cena mposht një prej legjendave më të mëdha të xhudos

    Dardan Cena ka shënuar një prej fitoreve më të mëdha të karrierës, duke eliminuar legjendën e xhudos, Lasha Shavdatuashvili, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

    Xhudisti kosovar e mposhti 34-vjeçarin gjeorgjian në një luftë maratonike, e cila zgjati më shumë se tetë minuta dhe u vendos në “golden score”.

    Cena arriti ta përballonte presionin e njërit prej emrave më të mëdhenj të kësaj kategorie dhe, ndonëse pati edhe vetë disa aksione të mira, fitorja erdhi pas dënimit të tretë të Shavdatuashvilit.

    Me këtë rezultat, Cena siguroi kalimin në raundin e tretë të kategorisë deri në 73 kilogramë në Botërorin e Bakut, duke regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm ndaj një kundërshtari me një CV të jashtëzakonshme.

    Shavdatuashvili është kampion olimpik, kampion bote dhe fitues i medaljeve të shumta në garat më të mëdha të xhudos.

    Kjo e bën fitoren e Cenës edhe më të veçantë, pasi kosovari eliminoi një prej figurave më të respektuara të xhudos botërore dhe një prej garuesve më të dekoruar të kategorisë.

    Cena e kishte nisur ditën me fitore ndaj irlandezit Joshua Green, të cilin e mposhti me uazari./Telegrafi/

  • Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

    Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

    Komuna e Obiliqit ka nisur aksionin për pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompleksit Sportiv në këtë komunë.

    Në aksion është përfshirë kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal dhe NPL “Kastrioti”.

    Sipas Komunës, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më funksional për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët që e frekuentojnë kompleksin.

    Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike lokale, do të vazhdojë angazhimin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe sportive. /Telegrafi/

  • Zvicër: Debat për ndalimin e Hezbollahut – cilat parti e mbështesin dhe cilat e kundërshtojnë?

    Zvicër: Debat për ndalimin e Hezbollahut – cilat parti e mbështesin dhe cilat e kundërshtojnë?

    Në Zvicër po zhvillohet debat për ndalimin e Hezbollahut, i cili pritet të përfshihet në të njëjtin kuadër ligjor me Hamasin, organizatë që tashmë është e ndaluar në vend.

    Gjatë procesit të konsultimit, partitë borgjeze e kanë mirëpritur propozimin, ndërsa të Gjelbrit e kanë kundërshtuar qartë. Partia Socialdemokrate (SP) dhe Avokatët Demokratë Zviceranë kanë shprehur gjithashtu rezerva dhe shqetësime lidhur me propozimin, raporton Watson.ch.

    Propozimi i Këshillit Federal parasheh që ndalimi të përfshijë edhe organizatat fasadë dhe pasardhëse të Hezbollahut, si dhe organizatat dhe grupet që veprojnë në emër të tij. Ky propozim vjen pas një mocioni të miratuar nga Parlamenti zviceran.

    Partitë e qendrës së djathtë e mbështesin ndalimin

    Partitë e qendrës së djathtë në përgjithësi e mbështesin propozimin e Këshillit Federal.

    Partia e Qendrës e arsyeton qëndrimin e saj me faktin se Hezbollahu, së bashku me Hamasin, sulmoi Izraelin pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023. Sipas kësaj partie, lidhja e ngushtë mes dy organizatave e bën të përshtatshme që ndalimi i Hezbollahut të përfshihet në të njëjtin ligj me atë të Hamasit.

    Megjithatë, në planin afatgjatë, Partia e Qendrës kërkon një rregullore të përgjithshme që do t’i mundësonte Këshillit Federal të ndalonte në mënyrë të pavarur organizata bazuar në gjetjet e inteligjencës.

    Edhe FDP-ja e mbështet ndalimin dhe konsideron se, ashtu si në rastin e Hamasit, qeveria federale duhet të marrë masa për të parandaluar që përfaqësues apo persona që i përkasin Hezbollahut të gjejnë strehim në Zvicër, transmeton Telegrafi.

    SVP: Ndalimi mbyll një boshllëk sigurie

    Partia Popullore Zvicerane (SVP) e sheh ndalimin si një masë që mbyll një boshllëk të rëndësishëm në sigurinë e Zvicrës.

    Sipas SVP-së, ndalimi do të lehtësonte urdhërimin e masave policore, do të forconte sigurinë ligjore dhe do të përmirësonte bashkëpunimin mes parandalimit dhe zbatimit të ligjit.

    Partia argumenton gjithashtu se kjo do të lehtësonte ndjekjen penale të propagandës, rekrutimit, mbështetjes financiare dhe aktiviteteve të tjera në emër të Hezbollahut, nëse plotësohen kushtet e nenit 260ter të Kodit Penal.

    Edhe Bashkimi Federal Demokratik (EDU) e mbështet ndalimin, por kërkon që ai të jetë i përhershëm dhe jo të kufizohet deri në vitin 2035, siç është planifikuar aktualisht.

    Të Gjelbrit: Ligji është shumë i paqartë

    Të Gjelbrit e kundërshtojnë ndalimin dhe kritikojnë formulimin e propozuar të ligjit, të cilin e konsiderojnë shumë të paqartë.

    Sipas tyre, formulimi i jep autoriteteve një hapësirë të madhe diskrecioni dhe mund të çojë në zbatim arbitrar të ligjit. Partia shpreh gjithashtu shqetësim për atë që e quan një “efekt frenues” ndaj përpjekjeve humanitare për popullsinë civile.

    Të Gjelbrit argumentojnë se Këshilli Federal po anashkalon Aktin e Shërbimit të Inteligjencës, i cili kërkon një rezolutë sanksionesh të OKB-së për një ndalim të tillë. Një rezolutë e tillë, sipas tyre, nuk ekziston për Hezbollahun.

    Avokatët Demokratë: Vendimin duhet ta marrin gjykatat

    Kritika më themelore vjen nga Avokatët Demokratë Zviceranë.

    Ata e kundërshtojnë propozimin e Këshillit Federal për të krijuar një supozim ligjor se Hezbollahu është organizatë e ndaluar sipas nenit 260ter të Kodit Penal Zviceran.

    Sipas tyre, është detyrë e gjykatave të përcaktojnë nëse në një rast konkret janë përmbushur elementet e një vepre penale. Kjo, sipas tyre, nuk mund të përcaktohet thjesht përmes miratimit të një ligji.

    Ata kritikojnë gjithashtu termin “mbështetje” në ligjin e propozuar, duke e konsideruar atë tepër të gjerë dhe duke argumentuar se mund të përfshijë edhe raste të tilla si një shofer taksie.

    SP-ja nuk merr qëndrim përfundimtar

    Partia Socialdemokrate (SP) nuk ka dhënë një miratim apo refuzim përfundimtar ndaj propozimit.

    SP-ja dënon veprimet e Hezbollahut, por shpreh rezerva themelore ndaj ndalimeve të organizatave. Sipas saj, një ndalim nuk duhet të kufizojë mundësitë e Zvicrës në politikën e jashtme.

    Partia thekson se kanalet e komunikimit duhet të mbeten të hapura për të mundësuar ndihmën humanitare dhe përpjekjet për paqe.

    Për këtë arsye, SP-ja kërkon një dispozitë të qartë ligjore që të dallojë kontaktet për qëllime humanitare, diplomatike dhe të politikës së paqes nga mbështetja kriminale.

    Këshilli Federal fillimisht ishte kundër

    Këshilli Federal fillimisht kishte kundërshtuar kalimin drejt një “kulture ndalimi”, duke paralajmëruar se kjo mund të dobësonte rolin e Zvicrës si ndërmjetëse në konfliktet e armatosura.

    Në lidhje me ndalimin e Hamasit, qeveria kishte theksuar se kjo duhej të mbetej një përjashtim, duke e lidhur vendimin me sulmet terroriste të 7 tetorit 2023.

    Ndërkohë, së fundmi Këshilli Federal ka argumentuar se uniformiteti dhe koherenca mes dy ndalimeve janë të garantuara. Sipas tij, duke qenë se bëhet fjalë për të njëjtin kontekst – sulmin terrorist dhe përshkallëzimin që pasoi mes Hezbollahut dhe Izraelit – ka kuptim që të dy organizatat të ndalohen përmes të njëjtit ligj.

    Parlamenti zviceran e miratoi ndalimin e Hamasit në fund të vitit 2024. Pak më vonë, ai votoi edhe për ndalimin e Hezbollahut./Telegrafi/

  • Cherki shpjegon rolin e ri dhe marrëdhënien e 'jashtëzakonshme' me Zidanen

    Cherki shpjegon rolin e ri dhe marrëdhënien e ‘jashtëzakonshme’ me Zidanen

    Rayan Cherki ka lavdëruar rolin e tij të ri në qendër të mesfushës dhe marrëdhënien e tij “të jashtëzakonshme” me trajnerin e Francës, Zinedine Zidane, pasi ndihmoi “Les Bleus” të mposhtnin Belgjikën 4-1 të hënën mbrëma.

    Mesfushori i Manchester Cityt hyri nga stoli dhe shënoi golin e dytë të Francës në fitoren me rikthim në ‘Stade de France’.

    Cherki tha se udhëzimet e Zidanes i lejojnë atij të shprehet duke respektuar përgjegjësitë e tij mbrojtëse.

    “Gjatë këtij kampi stërvitor, mësova të luaj në një pozicion të ri. Më pëlqen ky pozicion dhe do ta shihni, me kalimin e kohës, se do të marr edhe më shumë përgjegjësi”, ka thënë Cherki për TF1.

    Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Cherki vlerësoi gjithashtu atmosferën brenda skuadrës, duke thënë se grupi ka “kohezion të jashtëzakonshëm”.

    Ai shtoi se Zidane i trajton të gjithë lojtarët në mënyrë të barabartë dhe e ka ndihmuar të kuptojë bazat e futbollit të bazuar në posedim të topit. /Telegrafi/

  • Rapsodi i mirë nuk e prishë këngën për pare

    Rapsodët tanë, para një shekulli këndonin më mirë se sot dhe ishin shumë me të sinqertë se që janë rapsodët e tashëm.

    Për habi, zgjedhja e renditja e fjalëve, e rimës dhe ritmit dikur ishte në nivel shumë më të lartë artistik së që është sot.

    Nder shkaqet themelore sa duket tash është fitimi që realizohet nga rapsodët që dikur këndonin vetëm për qejf, pa pagesë. Këndonin për mikun dhe shokun, për jaranin e shoqërinë.

    Shumë njerëz duke parë fitimin ju vërsulën këngës me pak talent, e fare më pak dije, duke menduar se mund të këndoj kushdo ku të mundet. Nëse analizojmë tekstet e këngëve të kënduara para 100 vjetësh janë larg më të bukura se ato që krijohen në këtë kohë. Sapo doli fjala për mbrojtjen e të drejtës autoriale u ba nami i zi. Megjithëse dihet se të njëjtat këngë i këndojnë shumica e rapsodëve, ata duke pretenduar se një këngë është e tyre vetëm e prishin një varg apo dy tri fjalë të këngës së rivalit pretendues dhe i grahin çiftelisë. Ka shembuj pa fund për këtë.

    Shumë rapsodë janë kokëfortë dhe as nuk duan të mësojnë.

    Dihet, për shumë vite, disa rapsodi janë kënduar fshehtas nga të dy anët e të njëjtës shoqëri. Në njërën anë nga pushteti, por në anën tjetër edhe nga një pjesë e rrethit shoqëror, të cilit me siguri nuk i pëlqente teksti i një rapsodie të caktuar.

    Jo pak herë dhe jo pak rapsodë janë gjendur ngushtë shumë herë kur dikush nga miqtë apo mikpritësi ka kërkuar një këngë që ishte ndaluar nga pushteti i kohës.

    Jo pak herë, ka ndodhë që rapsodi ngadalë të pyeste në vesh të zotin e festës se a guxon me këndua një këngë të caktuar pa rrezikuar as të zotin e shtëpisë e as rapsodin.

    Nuk është i vetmi rapsodi Rifat Dragaj nga fshati Leçinë që ka provuar dënimin me burg për këngën e Sinan Shalakut po nga Leçina.

    Ky rast është i mëvonshëm krahasuar me rapsoditë për Selman Kadrinë e Dan Derocin. Por edhe shumë më herët kënget e Ahmet Delisë, e Azem Bejtës, dhe pas tyre ajo e Bec Sinanit, janë kënduar me frikë nga pushteti dhe jo vetëm nga pushteti por edhe nga hafija jonë që fuste hundët kudo.

    Për këngën e Azemit është burgosë Dervish Goxhuli, dhe prej asaj kohe ka edhe anekdota për këto. Nuk kanë kaluar lehtë rapsodët nëpër etapa të ndryshme sa kohë që pushtuesi u rrinte mbi kokë.

    Kishte mana kënga për Selman Kadrinë.

    Përmbajtjen e saj e dinë shumë njerëz, por edhe shumë nuk e dinë, e ka edhe që e dinë por nuk duan ta dinë e as ta dëgjojnë.

    Ka rapsodë që e këndojnë një këngë e nuk dinë çka këndojnë, duke mos u thelluar fare në përmbajtjen e këngës.

    Interesant është folklori, por po të analizohet mirë, ma interesant del puna e rapsodit.

    Ama ka dallime të mëdha mes rapsodëve, sidomos kur filluan të këndojnë me pare.

    Sa më shumë që paguheshin, këndonin më keq, pa asnjë kriter. Madje, dikur moti, nëse një këngë ishte e mbushur me rrena, nuk pranohej fare nga auditori. Rrenat në rapsodi nuk kalonin lehtë.

    Nuk mund të thurte gjithkush rapsodi. Sot në këtë lëmi puna qëndron shumë me keq se para njëqind vjetësh.

    Ka rapsodi që janë anashkaluar nga rapsodët pasi janë kërcënuar nga dikush.

    Disa rapsodi u hoqën nga repertori i rapsodëve pas kërcënimeve

    Disa rapsodi akoma këndohen sipas vendit dhe ato nuk mund të këndohen kudo.

    Ka pas këngë për të parin e çetës kryengritëse, para Azem Bejtes, siç ishte Shaqir Smaka i Kostercit i cili dy herë ishte arratisur nga burgjet. Herën e parë nga burgu i Shkupit, dhe herën e dytë nga burgu Deviqit ku asokohe ishte selia komunale e pushtetit serb.

    Kënga e Shaqir Smakës është kënduar rrallë por ajo ekziston. Shaqiri tri herë ishte përballë me armë me pushtuesin austriak. Dy beteja të forta i kishte fituar, në fshatin Ticë dhe në Kllodernicë, ndërsa bie heroikisht në betejën e tretë në fshatin Banjë afër Runikut.

    Shënimi nuk ka për qellim të rrëfej këtë histori por shtron pyetje publike pse nuk këndohet nga rapsodët kënga e Shaqir Smakës?

    Shaqiri është djegur në kullën ku luftoi dhe nuk ka as varr. As Kamber Loshi nuk ka varr sepse trupi i tij është djegur në atë plemen e Mirushës ku u përballë me pushtuesin.

    Ka këngë edhe për Rrrustem Birinxhikun por shtrohet pyetja pse rapsodët nuk e këndojnë.

    Selmani Kadria ka varr. Edhe Dan Deroci ka varr. Ka varr edhe Rrustemi (Birinxhiku, por nuk dihet ku.

    Nuk është mit Kënga e Selmanit. Nuk është mit as Kënga e Danit. Nuk është pjellë e imagjinatës as kënga e Rrustemit. Po për çudi, derisa këngët për Selmanin dhe Danin këndohen me të madhe edhe sot pas njëqind vjetësh, por jo edhe kënga për Shaqir Smakën dhe ajo për Rrustem Birinxhikun.

    Ka pasur jo pak tentativa për të penguar këndimin e këtyre këngëve, e ka akoma. Duket sikur këngët për Shaqirin dhe Rrustemin janë fashitur gati krejt, qoftë me kërcënime apo ryshfeti. Megjithëse as këto dy rapsodi nuk kanë kaluar lehtë as nga pushtuesi, por duhet pranuar as nga disa njerëz që përmendën për të keq në këngë.

    Derisa auditori di shumë për këngët e Danit e të Selmanit, di fare pak ose aspak për këngën e Shaqirit dhe të Rrustemit.

    Rrustem Birinxhiku (17-18 vjeçar) arrestohet nga xhandarmeria në shtëpi dhe sillet në stacionin e xhandarmërisë pa pranga në Runik. E vendosin në zyrën e komandantit të xhandarmerisë dhe e urdhërojnë të ulet. Për një moment, ndoshta nga pakujdesia, apo pse Rrustemi ishte akoma i ri, gati femijë, e lënë vetëm, të pa prangosur. Ndoshta pse xhandarët harruan duke qenë të angazhuar në detyra të shumta që kishin. Rrustemi nuk heziton. Mendjemprehtë shikon një pushkë mbi tavolinë. E rrokë armën dhe e vërteton a ka fishekë. E merr në dorë të gatshme për shkrepje. Dhe derisa po zbriste ato pak shkallë që kishte stacioni i xhandarmerisë në Runik, zëvendës komandanti i postës së xhandarmerisë po kthehej drejt zyrës. E sheh Rrustemin me pushkë në dorë dhe i bërtet të ndalet. Rrustemi ia shkrep me të paren dhe vret në vend zëvendëskomandantin e xhandarmerisë Nikollën.

    Sa shumë herë janë dëmtuar varret e këtyre trimave?

    Varret e trimave u dëmtuan shumë herë nga pushtuesi, por jo pak herë edhe nga dora e zezë vendase.

    Danin e kishin varrosur bashkatdhetarët aty fare afër stacionit të xhandarmerisë së krajlit serb, ku ishin varret e fshatit edhe më herët, në fshatin Braboniq, buzë rrugës magjistrale Mitrovicë – Pejë.

    Buzë rrugës Istog – Vrellë e ka varrin edhe Selman Kadria, në Cercë të Istogut. Derisa varri i Rustemit nuk dihet të jetë prishur ndonjëherë, as nuk dihet ku gjendet, apo nuk gjendet fare, varret e Selmanit dhe Danit janë thyer apo dëmtuar disa herë nga dora e njerëzve, tash njëqind vjet anonim…

    Shaqir Smaka i Kostercit nuk as varr as muranë!

  • Switzerland: The ban on Hezbollah which party supports it, and which parties oppose it?

    In Switzerland, debate is under way over the ban on Hezbollah, which is expected to be included in the same legal framework as Hamas, currently banned in the country.

    During the consultancy process, the bourgeois have welcomed the proposal, while the Greens have clearly rejected it. Social Democrat Party ( SP) and Swiss Democrats have also expressed reservations and concerns over the proposal, reports Watson. ch.

    The federal Council’s proposal envisions the ban to include Hezbollah’s front and successor organisations as well as organisations and groups operating in its name. This proposal comes after a motion adopted by the Swiss Parliament.

    centre-right parties back ban

    The centre-right parties generally support the Federal Council’s proposal.

    The Centre Party reasons its stance with the fact that Hezbollah, along with Hamas, attacked Israel after the October 7th 2023 terrorist attack. According to this party, the close link between the two organisations makes it appropriate for Hezbollah’s ban to be included in the same law as that of Hamas.

    In the long term, however, the Centre Party requires a general regulation that would enable the Federal Council to independently ban organisations based on intelligence findings.

    Even the FDP supports the ban and considers that, as in Hamas’ case, the federal government must take measures to prevent representatives or persons belonging to Hezbollah from finding refuge in Switzerland, the Telegrafi broadcast.

    SVP: Ban shuts down a security vacuum

    Swiss People’s Party ( SVP views the ban as a measure that closes an important vacuum in Switzerland’s security.

    According to SVP, the ban would facilitate the order of police measures, strengthen legal security and improve co-operation between prevention and law enforcement.

    The party also argues it would facilitate prosecution of propaganda, recruiting, financial support and other activities on behalf of Hezbollah if the terms of Article 260 are met on the Criminal Code.

    Even the Federal Democratic Union ( The EDL supports the ban, but requires it to be permanent and not limited until 2035, as is currently planned.

    Green: The Law Is Very Unclear

    The Greens oppose the ban and criticise the proposed formulation of the law, which they consider very unclear.

    According to them, the formulation gives authorities a large space of discretion and could lead to arbitrary law enforcement. The party also expresses concern over what it calls a containive effect on humanitarian efforts for the civilian population.

    The Green Book argues that the Federal Council is bypassing the Intelligence Service Act, which requires a UN sanctions resolution for such a ban. Such a resolution, they say, does not exist for Hezbollah.

    Director Democrats: Courts Must Take the Decision

    The most fundamental criticism comes from the Swiss Democrats.

    They oppose the federal Council’s proposal to create a legal assumption that Hezbollah is a banned organisation under Article 260th of the Swiss Criminal Code.

    According to them, it is up to the courts to determine whether in a concrete case elements of a criminal offense have been fulfilled. This, they believe, cannot be determined simply through the adoption of a law.

    They also criticise the term “support” in the proposed law, considering it too wide and arguing that it could include even cases such as a taxi driver.

    SP gets no final position

    Social Democrat Party ( The SP has not granted a final approval or refusal to the proposal.

    The SP condemns Hezbollah’s actions, but expresses basic reservations to the bans of organisations. According to her, a ban should not limit Switzerland’s chances of foreign policy.

    The party stresses that communication channels should remain open to enable humanitarian aid and peace efforts.

    For this reason, the SP requires a clear legal provision to distinguish contacts for humanitarian, diplomatic and peace policy from criminal support.

    Federal Council was originally against

    The Federal Council had initially rejected the transition towards a ban on military activity, warning that this could weaken Switzerland’s role as mediator in armed conflicts.

    Regarding Hamas’ ban, the government had stressed that this should remain an exception, linking the decision to the 7 October 2023 terrorist attacks.

    Recently, the Federal Council has argued that uniformity and consistency between the two bans are guaranteed. According to him, since it’s the same context that terrorist attack and subsequent escalation between Hezbollah and Israel it makes sense that both organizations are banned through the same law.

    The Swiss Parliament approved Hamas ‘ ban at the end of 2024. Shortly thereafter, he also voted for Hezbollah’s ban. /Telegraphy/

  • Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Rayan Cherkie has praised his new role in the center of the midfield and his extraordinary relationship with France coach Zinedine Zidane after helping Les Bleusç to beat Belgium 4-1 late Monday.

    The midfielder of Manchester City entered from the bench and scored France’s second goal in the return victory at the RH.

    Cherki said Zidane’s instructions allow him to express himself by respecting his protective responsibilities.

    During this training camp, I learned to play in a new position. I like this position and you’ll see, over time, that I’m going to take even more responsibility. TF1.

    Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Cherki also praised the atmosphere within the team, saying the group has extraordinary cohesion.

    He added that Zidane treats all players equally and has helped him to understand football bases based on ball ownership. /Telegraphy/

  • QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll

    QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll

    Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30 ka pasur gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat shtatë janë aktive, dhe një është nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar.

    Zjarret janë aktive në zonën “Nad Borovite” – një degë drejt fshatrave Tatar Elevci dhe Korab dhe një degë drejt fshatit Banjishte në komunën e Dibrës, pranë fshatit Jabolçishtë në komunën e Çashkës, pranë fshatit Strima në komunën e Likovës, mbi Liqenin e Bogovinës në Malin e Sharrit, te deponia Krasta në Kumanovë, pranë fshatit Dobroveni në komunën e Novacit dhe midis fshatrave Belçishtë dhe Lesani në komunën e Dëbërcës.