Category: Lajme

  • Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

    Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

    Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces

    Pas shpalljes së pafajshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, në një deklarim për RTK-në, ka vlerësuar se procesi gjyqësor ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë ishte i padrejtë. Ai ka shprehur kritika edhe për vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Pas vendimit lirues ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në një intervistë për RTK-në, Isni Kilaj, ka thënë se vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës.

    “Nuk është dasht me ekzistu fare ky proces, duke u bazu në provat dhe faktet që i ka pas prokuroria për krejt ekipin që jemi akuzu për pengim të drejtësisë”, tha Kilaj.

    Ish-pjesëtari i UÇK-së theksoi se gjykata e ka mbajtur pa të drejtë në paraburgim për 18 muaj.

    “Kam qenë dy herë i mbajtur në Hagë. Herën e parë kam ndenjur, më kanë mbajtur për gjashtë muaj e gjysmë dhe nuk kam pasur një akuzë të caktuar, nuk kanë mundur të ma shpallin një akuzë, një aktakuzë, dhe jam liruar mandej për shtatë muaj kam qëndruar në shtëpi. Janë kthyer, më kanë arrestuar prapë nën pretendimin për pengim të drejtësisë, se kanë krijuar një grup, janë munduar të krijojnë një grup me të cilin s’kemi pasur fare lidhje”, shtoi ai.

    Kilaj tha se pas vendimit pati një bisedë të shkurtër me Thaçin, për të cilin tha se beson që në fund drejtësia do të fitojë dhe do të ketë një vendim lirues. Ai njoftoi se nesër do të kthehet në vendlindje pas një procesi të gjatë ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

    Burimi: Insajderi

  • Kilaj pleads after release: There’s no such thing as this process.

    After declaring innocent of Specialised Chambers in The Hague, former commander The KLA, Isni Kilaj, in a statement to RTK, has estimated that the trial process against him and other indictees was unfair. He has also voiced criticism of the decision on former President Hashim Thaci.

    Following the liberating decision to him by Specialised Chambers in The Hague, in an interview for RTK, Isni Kilaj, has said today’s decision was the court’s next injustice.

    There is no need for this process to exist at all, based on the evidence and facts the prosecution has given to the entire team that we are accused of obstructing justice, Cilay said.

    Ex-partor of The KLA stressed that the court has unjustly kept him in custody for 18 months.

    I was twice held at The Hague. The first time I was sitting there, I was held for six and a half months, and I didn’t have a certain charge, they couldn’t charge me with an accusation, an indictment, and I was released for seven months. They have returned, arrested me again under the claim of obstruction of justice, that they have created a group, they have tried to create a group with which we have no connection, he added.

    Kilaj said after the decision there was a short conversation with Thaci, whom he said believes in the end justice will win and there will be a free decision. He announced that he will return to his homeland tomorrow after a long process towards him and his fellow fighters.

    Source Layer: Insander

  • Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në fshatin Bare të Mitrovicës

    Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në fshatin Bare të Mitrovicës

    Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur kështu ceremoninë e vendosjes së gurthemeleve për tri fusha sportive gjatë ditës së sotme.

    Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, nënkryetari i komunës, Enis Osmani, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, si dhe sekretari i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi.

    Sipas njoftimit të komunës, këto investime synojnë zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe sportistët e kësaj komune.

    Me këtë rast, kryetari Faton Peci ka falënderuar ministrin Blerim Gashani për mbështetjen e dhënë për sportin në Mitrovicë, duke vlerësuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive.

    Vendosja e gurthemelit në fshatin Bare shënon përmbylljen e ceremonive për tri fushat sportive multifunksionale, gurthemelet e të cilave janë vendosur gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/

  • Third multifunctional sports field cornerstone placed in the village of Bare, Mitrovica

    Third multifunctional sports field cornerstone placed in the village of Bare, Mitrovica

    The Mitrovica municipality has announced that in the village of Bare, the third multifunctional sports field is located, thus closing the ceremony of placing pebbles for three sports areas during today.

    Mitrovica Mayor Faton Peci, Sports and Youth Minister Blerim Gashani, municipality deputy head Enis Osmani, Director of the Directorate for Culture, Youth and Sports Gazmend Aslan, and Secretary of the Ministry of Sports and Youth Lendri Iljazi attended the ceremony.

    According to the municipality’s announcement, these investments are aimed at developing sports infrastructure and creating better conditions for young and sportsmen in the municipality.

    In this case, Chairman Faton Peci has thanked Minister Blerim Gashani for his support for sports in Mitrovica, praising the importance of investments in the sports infrastructure.

    The location of the pebble in the village of Bare marks the conclusion of ceremonies for three multifunctional sports fields, which have been placed during the day. /Telegraphy/

  • Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

    Nis grumbullimi i duhanit, çmimi fillestar 435 denarë

    Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15 denarë më shumë se vitin e kaluar.

    Kombinati i Duhanit në Prilep ka hapur 34 pikat e grumbullimit, ndërsa pagesa për kultivuesit do të bëhet brenda dy deri në tri ditë nga dorëzimi i prodhimit. Këtë vit pritet të grumbullohen nga 26 deri në 30 mijë tonë duhan.

    Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë paralajmëron rritjen e subvencionit nga 80 në 90 denarë për kilogram, por ende nuk dihet nëse kjo masë do të zbatohet për korrjen e sivjetme.

    Nga Unioni i Shoqatave të Duhanit thonë se cilësia e mirë e prodhimit krijon pritje për çmim më të lartë, por deri më tani nuk është arritur marrëveshje me blerësit për rritjen e çmimit. /Alsat/

  • Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit

    Arben Berisha merr drejtimin e degës së LDK-së në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit

    Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të martë ka autorizuar Arben Berishën si koordinator të degës së kësaj partie në Obiliq, pas dorëheqjes së Xhafer Gashit.

    Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, Berishës i janë dhënë kompetenca të plota për organizimin, drejtimin, koordinimin dhe menaxhimin e degës në Obiliq, njofton Dukagjini.

    Me këtë autorizim, Berisha do të jetë përgjegjës edhe për administrimin e aseteve, dokumentacionit, mjeteve të komunikimit publik dhe rrjeteve sociale të degës.

    Në dokument thuhet se të gjitha strukturat organizative të LDK-së në Obiliq obligohen të bashkëpunojnë me koordinatorin dhe të veprojnë në përputhje me kompetencat e tij.

    Autorizimi hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet i vlefshëm deri në përfundimin e procesit të rregullt zgjedhor të Kuvendit të Degës./RTVDukagjini/

  • Hiti i Netflix-it "The Body" shkakton reagime të shumta: Është ndër serialet më të shikuara, por mijëra njerëz po kërkojnë anulimin e tij.

    Hiti i Netflix-it “The Body” shkakton reagime të shumta: Është ndër serialet më të shikuara, por mijëra njerëz po kërkojnë anulimin e tij.

    Seriali i ri horror i Netflix-it, “The Body”, i cili zhvillohet në një shkollë katolike, është ngjitur në krye të listës globale më të shikuarve, por shumë abonentë nuk janë të kënaqur me temën dhe kanë filluar një peticion duke kërkuar që seriali të anulohet.

    Sipas FlixPatrol, seriali u ngrit në vendin e parë midis titujve më të shikuar të Netflix në mbarë botën brenda pak ditësh nga publikimi i tij. Është më i shikuari në Bullgari, Egjipt, Lituani dhe Slloveni, ndër të tjera.

    Në të njëjtën kohë, në platformën CitizenGO u lançua një peticion i quajtur “Anulo ‘Trupin’”. Sipas What’s on Netflix , ai kishte rreth 84,000 nënshkrime deri më 13 nëntor, me një objektiv prej 100,000 nënshkrimesh. I drejtohej Peter Rice, drejtorit kryesor të përmbajtjes së Netflix.

    – YouTube youtu.be

    “Ritualet Satanike” të ndaluara

    Nënshkruesit e quajnë serialin blasfemues dhe antikristian, dhe pretendojnë se ai “përdhos besimin e miliona familjeve të krishtera”. Ata përmendin filmin “Cuties” dhe specialin “The First Temptation of Christ” si shembuj të mëparshëm të përmbajtjes së Netflix që e konsiderojnë fyese. Peticioni fillimisht kërkoi që seriali të ndalohej para premierës së tij.

    Portali gjerman kino.de shkruan se një version i mëparshëm i peticionit përmendte gjithashtu “ritualet satanike”, por ky pretendim është hequr që atëherë nga teksti.

    Netflix nuk ka komentuar mbi peticionin, dhe What’s on Netflix deklaron se as nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre.

    Kritikët dhe publiku me serialin

    Aksioni i serialit fillon në Halloween të vitit 2004. Një iniciativë në ekipin e vallëzimit të shkollës katolike shkon keq, duke bërë që vajzat të përjetojnë vizione dhe spazma, dhe komuniteti të përfshihet në panik.

    Seriali me tetë episode u krijua nga Quinn Shephard, krijuesja e miniserialit “Under the Bridge”. Ajo i tha What’s on Netflix se seriali vë në pikëpyetje sistemet që shfrytëzojnë besimin, por gjithashtu tregon bukurinë e tij. Ajo shtoi se tashmë ka ide për një sezon të dytë, megjithëse një vazhdim nuk është konfirmuar ende.

    Sipas të dhënave të ofruara nga Critical Hits, seriali ka 86 përqind vlerësime pozitive në Rotten Tomatoes dhe 98 përqind midis audiencës, si dhe një vlerësim prej 7.6 në IMDb nga më shumë se 6,000 përdorues.

  • Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

    Dy shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, janë ekstraduar sot në Kosovë nga Shqipëria dhe Franca.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimet janë realizuar më 17 nëntor, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.

    Njëri nga personat, me inicialet H.K., është ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa tjetri, A.S., nga Franca. Të dy kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

    Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse policore në Prishtinë dhe Ferizaj, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two internationally wanted fugitives extradited to Kosovo, one from Albania, one from France

    Two Kosovo citizens, wanted under international arrest warrants through INTERPOL, have been extradited today to Kosovo by Albania and France.

    According to the Kosovo Police’s announcement, extraditions were realised on November 17th, in co-ordination between the Directorate for International Police Co-operation, relevant units of the Kosovo Police and justice institutions.

    One of the people, with the initials H.K., has been extradited from Albania, while the other, A.S., from France. Both were required under international warrants issued by the justice institutions of the Republic of Kosovo.

    After the extradition, the two people have been handed over to relevant police units in Pristina and Ferizaj for continuing further legal procedures.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

    Kamelia lulëzon kur bimët e tjera pushojnë: Kujdesi që i nevojitet në nëntor për të ruajtur lulet

    E njohur si mbretëresha e dimrit, kamelia magjeps me lulet elegante dhe ngjyrat e pasura. Por disa gabime gjatë muajve të ftohtë mund të shkaktojnë rënien e sythave përpara lulëzimit

    Pak lule kanë aq shumë elegancë, delikatesë dhe hijeshi sa kamelia. Lulet e saj madhështore, petalet e formësuara bukur dhe ngjyrat intensive e bëjnë një nga bimët zbukuruese më të veçanta.

    Megjithatë, për të mbetur e shëndetshme dhe për t’i ruajtur sythat, kamelia kërkon kujdes të veçantë gjatë nëntorit, përpara se të fillojnë ngricat.

    Mbretëresha e dimrit dhe simbolika e saj

    Kamelia ka një simbolikë të pasur, e cila ndryshon sipas kulturave dhe ngjyrave.

    Në Kinë dhe Japoni, prej shekujsh lidhet me dashurinë, besnikërinë, admirimin dhe jetëgjatësinë. Në Evropën viktoriane konsiderohej simbol i elegancës dhe bukurisë.

    Aleksandër Dyma i Riu e përjetësoi në romanin e famshëm “Zonja me kamelie”, ndërsa lulja është shndërruar edhe në një nga simbolet karakteristike të shtëpisë së modës Chanel.

    Meqenëse disa varietete lulëzojnë gjatë vjeshtës dhe dimrit, kamelia simbolizon qëndrueshmërinë dhe bukurinë që mbijeton edhe në ditët e ftohta.

    Ndërsa shumë bimë pushojnë, ajo përgatitet për lulëzim. Disa varietete tashmë çelin në nëntor, ndërsa të tjerat zhvillojnë sytha që hapen më vonë.

    Foto: Manuta

    Si ta mbroni kamelian nga ngricat?

    Kamelia e pëlqen freskinë, por temperaturat shumë të ulëta mund t’i dëmtojnë sythat, veçanërisht kur kultivohet në vazo.

    Nëse e mbani në ballkon, vendoseni në një kënd të mbrojtur nga era. Vazot mund t’i mbështillni me material izolues për të mbrojtur rrënjët.

    Bima ka nevojë për dritë të mjaftueshme, por duhet mbrojtur nga dielli i fortë dhe erërat e ftohta.

    Sipas Shoqatës Mbretërore të Hortikulturës (RHS), rezistenca ndaj të ftohtit ndryshon sipas varietetit, ndërsa kameliet që lulëzojnë në vjeshtë mund të kërkojnë mbrojtje shtesë gjatë dimrave të ashpër.

    Sa shpesh duhet ujitur në nëntor?

    Gjatë nëntorit, kamelia kërkon më pak ujë sesa në verë, por dheu nuk duhet të thahet plotësisht.

    Ujiteni me masë, kur shtresa sipërfaqësore e dheut fillon të thahet.

    Preferohet uji i shiut, sepse kamelia nuk e pëlqen ujin me përmbajtje të lartë gëlqereje.

    Kujdes me sythat: Mund të bien para lulëzimit

    Shmangni zhvendosjet e shpeshta dhe ndryshimet e papritura të temperaturës.

    Këto kushte, së bashku me mungesën ose tepricën e ujit, mund të shkaktojnë rënien e sythave.

    Nëntori gjithashtu nuk është periudha e përshtatshme për krasitje të zakonshme. Hiqni vetëm degët e dëmtuara ose të thara.

    foto: esindeniz

    Dheu i përshtatshëm është vendimtar

    Kamelia e pëlqen dheun paksa acid, të shkrifët dhe me kullim të mirë.

    Nëse kultivohet në vazo, përdorni substrat të përshtatshëm për azale dhe rododendrone.

    Mos lejoni grumbullimin e ujit rreth rrënjëve, sepse lagështia e tepërt mund të shkaktojë kalbëzimin e tyre.

    Nëse bima ka zhvilluar sytha, mos u përpiqni ta përshpejtoni lulëzimin duke e futur në një dhomë shumë të ngrohtë. Kushtet e freskëta dhe të qëndrueshme janë më të përshtatshme.

    Çfarë simbolizojnë ngjyrat e kamelias?

    Ngjyrat e kësaj luleje bartin kuptime të ndryshme:

    • Kamelia e kuqe – dashuri e thellë, pasion, respekt dhe admirim.
    • Kamelia e bardhë – sinqeritet, pastërti dhe ndjenja të buta.
    • Kamelia rozë – mall, romantikë, butësi dhe përkushtim.

    Me kujdesin e duhur, kamelia mund ta zbukurojë shtëpinë apo kopshtin pikërisht atëherë kur natyra ka më së paku ngjyra. /Telegrafi/