Category: Lajme

  • Albanian Selimi after Thaci’s sentence and others: We must keep fighting for righteousness

    Albanian Selimi, wife of former Kosovo Liberation Army Commander ( U n CK, Rexhep Selimi, has reacted after the recent decisions of the Specialised Chambers in The Hague, naming them as another escalation of injustice.

    Through a reaction released Tuesday, following Hashim Thaci’s sentence, Fadil Fazliu, the Smajt Union and Hajredin Kuci for acts related to alleged obstruction of justice, Selimi has expressed its dissatisfaction with the court’s decisions.

    Today there was another escalation of injustice in Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague, it has written.

    In her response, Selimi has also mentioned earlier court judgments against Hysni Gucatit, Nasim Haradinaj, Haxhi Shala, Sabit Jonuzaj, Ismet Bahtiri, Peter Shala and Salih Mustaf, as well as the September 16th 2026 verdict against four former KLA leaders.

    However, she has stressed that efforts for justice should continue in other phases of judicial procedures.

    We wait and must continue to fight for justice even in other judicial phases, Selimi stressed.

    In the end, she has welcomed the decision to declare innocence and the release of the former head of the Malisheva municipality, Ragip Kilaj.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

    Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

    Rama: Me Kurtin kemi diskutuar për përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën.

    Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia strategjike dhe ekonomike e këtij projekti, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s.

    Ai i ka bërë thirrje palës japoneze që ta shqyrtojë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projektit.

    Këtë ide të diskutuar me Kurtin, Rama e ka hedhur në tryezën e takimit të zhvilluar sot në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze.

    “Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore. Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.”, ka thënë Rama.

    Ai ka thënë se ky mund të jetë një investim shumë interesant.

    “Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, është shprehur Rama. /Klankosova.tv

  • OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

    OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

    OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin ka paralajmëruar se në Gaza mund të ketë viktima të tjera nga hipotermia, nëse nuk sigurohen ndihma dhe strehimore të përshtatshme para ardhjes së dimrit. Paralajmërimi vjen pas vdekjes së një foshnjeje nga të ftohtit.

    Agjencia ka kërkuar rritjen e financimit dhe dërgimin urgjent të materialeve për strehim, pasi reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur tashmë dhjetëra mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton klankosova.tv

    Javën e kaluar, një foshnjë nëntëmuajshe, e cila jetonte në një tendë, vdiq nga hipotermia e dyshuar, njoftuan agjencitë e OKB-së dhe autoritetet shëndetësore në Gaza. Ndërkohë, është raportuar edhe rritje e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes.

    “Pa strehim të përshtatshëm dhe pa artikujt thelbësorë të ndihmës, do të ketë vdekje nga hipotermia”, deklaroi Karl Baker, drejtues i programit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Gaza.

    Sipas Reuters, ai theksoi se fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi organizmi i tyre humbet nxehtësinë e trupit më shpejt.

    “Është e papranueshme që në botën moderne të ketë vdekje nga hipotermia”, u shpreh Baker.

    Sipas tij, IOM-it i mungojnë 173 milionë dollarë për financimin e programeve të strehimit dimëror.

  • The UN is alarmed by other deaths from hypothermia in Gaza: Urgent housing and aid required before winter

    AThe United Nations’s genius on Migration has warned that there may be other victims of hypothermia in Gaza unless suitable aid and shelter are provided before the winter comes. The warning comes after the death of a baby from the cold.

    The agency has called for increased financing and emergency delivery of housing materials, as heavy rainfall has already flooded tens of thousands of tents, where Palestinians displaced from the war between Israel and Hamas, broadcast I did. tv

    Last week, a nine-month-old baby who lived in a tent died of alleged hypothermia, UN agencies and health authorities in Gaza reported. Meanwhile, increased cases of respiratory disease have also been reported.

    Without adequate housing and the essential articles of assistance, there will be deaths from hypothermia, Carl Baker, director of the International Organisation for Migration programme ( IOM in Gaza.

    By ReutersHe stressed that children are particularly endangered, as their organism loses body heat faster.

    It is unacceptable that in the modern world there are deaths from hypothermia, Baker said it.

    According to him, the IOM lacks $173m in financing winter housing programmes.

  • Maqedonia e Veriut ndër të fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurisë, mbi 40% e shoferëve e përdorin

    Maqedonia e Veriut ndër të fundit në rajon për përdorimin e rripit të sigurisë, mbi 40% e shoferëve e përdorin

    Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1 për qind të pasagjerëve që e përdorin atë. Për krahasim, në Shqipëri kjo përqindje është 75.8%, në Kosovë 53.8%, në Mal të Zi 59.6%, në Bosnjë dhe Hercegovinë 64.8%, ndërsa në Serbi arrin në 90.7%.

    Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të Transportit Talis Linkaits deklaroi se fushata e studimit për Ballkanin Perëndimor shqyrton përdorimin e rripave të sigurisë dhe të ulëseve për fëmijë në të gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për Maqedoninë e Veriut tregojnë se përdorimi i rripit të sigurisë nuk është bërë ende rutinë, veçanërisht te pasagjerët dhe personat që ulen në ulëset e pasme të automjetit.

    “Bashkëpunimi ynë me Maqedoninë e Veriut përfshin sistemet teknologjike të avancuara për sigurinë rrugore, legjislacionin për sigurinë në komunikacion dhe bashkëpunimin rajonal për përmirësimin e të dhënave dhe reagimin në raste emergjente. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë udhëzime dhe ekspertizë për zbatimin më të shpejtë të prioriteteve në fushën e sigurisë rrugore”, tha Talis Linkaits.

    Zëvendësministrja Kaltrina Zekolli, vlerësoi se siguria në komunikacion nuk është vetëm çështje e rregulloreve dhe infrastrukturës, por para së gjithash mbrojtje e jetës së njerëzve.

    “Kjo është gjithashtu arsyeja pse iniciativat rajonale, siç është “Moment for Life”, janë kaq të rëndësishme. Sfidat në sigurinë rrugore nuk ndalen në kufijtë kombëtarë. Përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe përafrimit të politikave me standardet evropiane, mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe më të ndërlidhur. Le të kujtojmë se çdo vendim që marrim, çdo masë që zbatojmë dhe çdo veprim në rrugë mund të bëjë ndryshimin”, tha Kaltrina Zekolli.

    Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni, për sistemin “ Safe City” thotë se po funksionon dhe jep rezultate të mira. Ai teknologjinë e konsideron aleat të fortë për shpëtimin e jetës së njerëzve.

    “Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor paraqet një bazë të rëndësishme për një qasje sistematike në uljen e viktimave dhe lëndimeve të rënda, në përputhje me objektivat evropiane dhe parimet e “Vision Zero””, tha Astrit Iseni.

    Në Maqedoninë e Veriut, të dhënat tregojnë se përdorimi i rripit të sigurisë ndryshon sipas llojit të automjetit. Në automjetet private, rripin e përdorin 77.8 për qind e fëmijëve në ulëset e pasme dhe 64.9 për qind e shoferëve. Ndërsa në automjetet komerciale, rripin e përdorin 64.9 për qind e shoferëve dhe 55.7 për qind e pasagjerëve./TV21/

  • SHBA miraton ilaçin e ri të kompanisë zvicerane Roche për trajtimin e kancerit të gjirit

    SHBA miraton ilaçin e ri të kompanisë zvicerane Roche për trajtimin e kancerit të gjirit

    Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) ka miratuar ilaçin e ri të kompanisë farmaceutike zvicerane Roche, Wilserdly (giredestrant), për trajtimin e pacienteve me kancer të avancuar ose metastatik të gjirit.

    Medikamenti, i cili merret në formë tabletash, përdoret në kombinim me everolimus dhe është i destinuar për pacientet me kancer të gjirit ER-pozitiv dhe HER2-negativ, me mutacion të gjenit ESR1.

    Sipas rezultateve të studimit klinik, kombinimi i këtyre dy barnave ka ulur për 62 për qind rrezikun e përparimit të sëmundjes ose vdekjes, krahasuar me terapinë e përdorur në grupin krahasues, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Roche pret që ilaçi i ri t’i sjellë kompanisë të ardhura prej 500 deri në 600 milionë dollarësh gjatë vitit 2027, ndërsa çmimi i listuar në SHBA është 22 mijë e 500 dollarë në muaj.

    Miratimi në SHBA shënon një zhvillim të rëndësishëm për kompaninë me seli në Bazel, e cila synon zgjerimin e përdorimit të këtij trajtimi edhe në fazat më të hershme të kancerit të gjirit./Telegrafi/

  • Arlinda thumbon Vjollcën në debatin e fundit: E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

    Arlinda thumbon Vjollcën në debatin e fundit: E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

    Një deklaratë e Arlindës gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur diskutime, pasi ajo ka dhënë mendimin e saj për atë që konsideron mungesë morali.

    Ajo u shpreh se, sipas saj, një veprim i tillë është kur dikush ndërhyn në një lidhje dhe ia merr partnerin një personi tjetër.

    “Pa moral për mu është me ia marrë burrin dikujt edhe me u kanë shfalerka e tij tonë jetën”, deklaroi Arlinda.

    Pas kësaj deklarate, Nichi e pyeti se kujt po ia drejtonte këtë koment, ndërsa ajo u përgjigj se nuk po e kishte fjalën për askënd në veçanti, pa dhënë më shumë sqarime.

    Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje në mesin e banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, nëse bëhej fjalë për një mesazh të tërthortë ndaj Vjollcës, me të cilën kishte pasur një diskutim paraprak.

    Mbetet të shihet nëse Arlinda do të japë sqarime të tjera lidhur me këtë deklaratë dhe nëse ajo do të sjellë reagime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Punëtori shqiptar humb jetën në Itali, goditet nga vetura në një kantier ndërtimi në autostradë

    Punëtori shqiptar humb jetën në Itali, goditet nga vetura në një kantier ndërtimi në autostradë

    Punëtori shqiptar humb jetën në Itali, goditet nga vetura në një kantier ndërtimi në autostradë

    Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së martës në Itali, pasi është goditur nga një veturë në një kantier ndërtimi në autostradën A18, në segmentin që lidh Mesinën me Katanian.

    Aksidenti fatal ka ndodhur pak pas orës 09:00, në afërsi të kryqëzimit të Giardini Naxos. Sipas raportimeve të mediave italiane, një veturë e drejtuar nga një grua ka hyrë në hapësirën e rrugës së bllokuar për shkak të punimeve dhe ka përplasur punëtorin shqiptar.

    Rrethanat e aksidentit ende nuk janë zbardhur plotësisht, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që drejtuesja e veturës të ketë kryer një manovër të papritur për të shmangur një rrezik të shkaktuar nga një automjet tjetër, transmeton Telegrafi.

    Pas përplasjes, gruaja ka dalë menjëherë nga vetura për t’i dhënë ndihmën e parë punëtorit. Megjithatë, pak më vonë edhe ajo është ndjerë keq dhe ka marrë trajtim nga ekipet e emergjencës 118.

    Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albanian worker loses his life in Italy, hit by car at a highway construction site

    An Albanian worker has suffered the tragic loss of his life Tuesday morning in Italy, after being hit by a car at a construction site on the A18 highway, in the segment connecting the Messiah with Catanian.

    The fatal accident occurred shortly after 9:00 p.m., near the intersection of Giardini Naxo. According to Italian media reports, a car driven by a woman has entered the roadblock because of the works and crashed the Albanian worker.

    The circumstances of the accident have not yet become completely white, while investigators are considering the possibility that the driver of the car has carried out an unexpected maneuver to avoid a risk posed by another vehicle, Telegrafi broadcast.

    After the crash, the woman left the car immediately to give first aid to the worker. However, a little later, it has also felt bad and has received treatment from emergency teams 118.

    Meanwhile, Italian authorities have launched investigations to fully clarify the circumstances and causes leading up to the tragic accident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dikur akuzonte Thaçin se po lobonte për ndarjen e Kosovës, tash Konjufca ia ndan 600 mijë dollarë kompanisë së njëjtë në SHBA

    Dikur akuzonte Thaçin se po lobonte për ndarjen e Kosovës, tash Konjufca ia ndan 600 mijë dollarë kompanisë së njëjtë në SHBA

    Dikur akuzonte Thaçin se po lobonte për ndarjen e Kosovës, tash Konjufca ia ndan 600 mijë dollarë kompanisë së njëjtë në SHBA

    Glauk Konjufca, në kohën kur ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi se po shpenzonte para të qytetarëve për të lobuar për ndarjen e Kosovës. Nëntë vjet më vonë, tash në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme, Konjufca ka nënshkruar kontratë 600 mijë dollarëshe me kompaninë e njëjtë amerikane që ishte angazhuar nga Presidenca e Thaçit.

    Bëhet fjalë për kompaninë amerikane “Ballard Partners”, me të cilën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka lidhur marrëveshje për shërbime lobimi dhe këshillimi strategjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

    Në vitin 2017, kur ishte shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Konjufca kishte kritikuar Thaçin për kontratën e lobimit dhe shpenzimin e parave publike.

    “1.2 milion euro qytetarët kanë paguar për presidentin me u endë poshtë e përpjetë, jo me lobu për figurën e tij me libra personal, por edhe me lobu për ndarje të Kosovës”, kishte deklaruar Konjufca.

    Ai kishte ngritur edhe çështjen e përdorimit të parave të taksapaguesve për këtë qëllim.

    Në atë kohë, Presidenca e Kosovës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi, kishte angazhuar kompaninë “Ballard Partners” për shërbime lobimi në SHBA.

    Sipas kontratës së atëhershme, marrëveshja kapte vlerën prej 1 milion e 248 mijë eurosh për dy vjet, ndërsa pagesa mujore ishte 52 mijë dollarë.

    Kontrata e re, 600 mijë dollarë për një vit

    Tash, e njëjta kompani është angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me kontratë të nënshkruar nga ministri Glauk Konjufca.

    Sipas dokumenteve të regjistruara në Departamentin amerikan të Drejtësisë, marrëveshja parasheh pagesën prej 50 mijë dollarësh në muaj, apo 600 mijë dollarë për një vit.

    Kontrata është nënshkruar nga Konjufca më 11 tetor 2026, ndërsa nga presidenti i kompanisë, Brian Ballard, më 13 nëntor 2026. Ajo ka hyrë në fuqi më 15 nëntor dhe do të jetë aktive për një vit.

    Pagesat do të kryhen në këste tremujore prej 150 mijë dollarësh. Përveç kësaj shume, marrëveshja parasheh edhe mbulimin e shpenzimeve të arsyeshme të udhëtimit dhe përfaqësimit, të cilat duhet të miratohen paraprakisht nga Ministria.

    Sipas dokumentit të dorëzuar në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), “Ballard Partners” do të ofrojë këshillim strategjik dhe shërbime të marrëdhënieve me institucionet qeveritare amerikane.

    Fushëveprimi përfshin lobimin dhe avokimin pranë Qeverisë federale amerikane, përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese, si dhe diskutimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

    Megjithatë, në kontratë nuk përcaktohen objektiva konkrete politike për të cilat kompania do të angazhohet në emër të Kosovës. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi