Category: Lajme

  • 31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

    31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

    31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

    Policia Federale në Aachen të Gjermanisë ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçare bullgare, të dyshuar për vjedhje, mirëpo prapavija kriminale e shqiptarit ka befasuar edhe vetë autoritetet gjermane.

    Siç raportojnë mediat gjermane, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00 të paradites në një farmaci brenda stacionit kryesor të trenit në Aachen, ku dyshja tentoi të vidhte produkte me vlerë rreth 28 euro. Ndërsa gruaja bullgare u kap në vendngjarje, burri shqiptar arriti të largohej pak para se të mbërrinte patrulla.

    Pas një kontrolli të shpejtë në zonë, policia e pikas atë në një garazh parkimi aty pranë. Në momentin që pa uniformat blu, 31-vjeçari ia mbathi me vrap brenda ndërtesës, por u zu në një kat të ndërmjetëm, ku pranë tij u gjetën të hedhura në tokë edhe mallrat e vjedhura.

    Gjatë tentativës për ta shoqëruar në stacion, ai ka rezistuar ashpër me forcë fizike, çka detyroi zyrtarët policorë ta shtrijnë përtokë dhe ta prangosin.

    Dosje e rëndë kriminale dhe ndalim hyrjeje

    Pas verifikimeve në stacionin policor, u zbulua se shqiptari përdorte plot shtatë identitete të ndryshme dhe ndaj tij kishte dhjetë hetime aktive nga Prokuroria Publike e Bremenit, për vepra të rënda penale si vjedhje, grabitje, kërcënime, sulm të rënduar dhe sulm seksual.

    Për më tepër, ai rezultoi se ishte dëbuar nga Gjermania qysh në vitin 2023 dhe kishte ndalim hyrjeje pesëvjeçar në këtë shtet.

    Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia i gjeti edhe një thikë në çantën e belit, duke bërë që akuza ndaj tij të rëndohet edhe për “vjedhje me armë”. 31-vjeçari është dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa gruaja bullgare është liruar në procedurë të rregullt pas inicimit të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 31-year-old Albanian with 7 identities falls into German police handcuffs

    Federal police in Aakhen, Germany, have cuffed a 31-year-old Albanian and a 29-year-old Bulgarian suspect of theft, but the Albanian criminal setback has surprised the German authorities themselves.

    As German media reports, the case occurred on Sunday, about 11: 00 a.m. at a pharmacy inside the main train station in Aachen, where the two tried to steal products worth about 28 euros. As the Bulgarian woman was apprehended at the scene, the Albanian man managed to leave shortly before the patrol arrived.

    After a quick search into the area, police spot him in a nearby parking garage. The moment he saw the blue uniforms, the 31-year-old ran into the building, but got caught in a middle floor, where stolen goods were found on the ground.

    During his attempt to escort him to the station, he has severely resisted physical force, which forced police officials to lay him down and cuff him.

    Heavy Criminal File and Ban of Access

    Following verifications at the police station, it was found that the Albanian used dozens of seven different identities, and there were ten active investigations by Bremen’s Public Prosecutor, for serious criminal acts such as theft, robbery, threats, heavy assault and sexual assault.

    Moreover, he had been expelled from Germany since 2023 and had a five – year ban on entry into the country.

    During the thorough search, the police also found a knife in the bell bag, causing the charges against him to be burdened with gun – related years. The 31-year-old has been immediately taken to custody, while the Bulgarian woman has been released in regular procedure following the initiative of the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

    LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

    LEX | “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti” – Avokati Besnik R.Berisha në mbrojtje të Hasanit në rastin e 83 kg heroinë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, më 16 nëntor, u dhanë fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin “Reflektori”, që lidhet me sekuestrimin e mbi 83 kilogramëve heroinë në Han të Elezit. Avokati Besnik R. Berisha kërkoi që i mbrojturi i tij Muhamet Hasani të lirohet nga akuza për ndihmë në trafikimin e narkotikëve.

    Berisha tha se Prokuroria Speciale, në fjalën e saj përfundimtare, nuk kishte identifikuar asnjë veprim të Hasanit që do ta lidhte me veprën penale. Sipas tij, Prokuroria kishte barrën të provonte akuzën me prova konkrete.

    “Ky njeri i shërbeu me nder këtij shteti para e pas luftës. Nuk ka njeri më të trishtuar se një i pafajshëm që akuzohet.” 

    “Edhe 50 seanca le t’i mbajmë, Prokuroria nuk e ka asnjë provë të vetme”, tha Berisha në fjalën përfundimtare.

    Sipas mbrojtjes, takimi i Hasanit me Mentor Imamin kishte të bënte me transportin e mallrave, një shërbim që kompania “Alba Trans” e ofronte edhe për dhjetëra klientë të tjerë. Berisha tha se nga ky takim nuk provohet se Hasani kishte ndihmuar në transportimin e heroinës.

    “Disa lëndë bëhen pjesë e ndërgjegjes kur rrezikohet klienti”, tha Berisha. Duke folur për Hasanin, ai shtoi: “Ky njeri i shërbeu me nder këtij shteti para e pas luftës. Nuk ka njeri më të trishtuar se një i pafajshëm që akuzohet.”

    Pas fjalëve përfundimtare, gjykata caktoi datën e shpalljes së aktgjykimit. Trupin gjykues e kryeson gjyqtari Leon Përlaska, ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Avni Syla dhe Violeta Namani.

    Çfarë thotë aktakuza?

    Sipas aktakuzës së ngritur më 18 prill 2024, Prokuroria Speciale pretendon se Lorik Tigani, Onur Vizdik dhe Ilir Mema, duke vepruar në grup me Mentor Imamin, transportuan narkotikë nga Turqia në Kosovë me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes. Sipas të dhënave të paraqitura në seancë, Imami ndodhet në arrati.

    Muhamet Hasani, Shefket Demi dhe Faik Krosa akuzohen se, nëpërmjet kompanisë së transportit “Alba Trans”, ndihmuan në sjelljen e ngarkesës nga Turqia në Kosovë. Prokuroria pretendon se Imami, klient i rregullt i kompanisë, kontaktoi fillimisht Hasanin për ngarkesën dhe se malli u dorëzua më pas në depon e kompanisë në Stamboll.

    Siç kishte raportuar Gazeta Sinjali, më 23 shkurt 2022, gjatë kontrollit të kamionit në Han të Elezit u sekuestruan 83 kilogramë e 592 gramë. Sipas aktakuzës, heroina ishte fshehur brenda 32 reflektorëve dhe kishte destinacion Prishtinën. 

    Procedura ndaj Faik Krosës është veçuar. Në seancën e 8 qershorit, gjykata njoftoi se Prokuroria kishte hequr dorë nga akuza për armëmbajtje pa leje ndaj Lorik Tiganit. Onur Vizdik akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armës.

    Shënim: I akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/⁠

    Burimi: Sinjali

  • RELIGION The Faithful Lawyer R. Berisha defends Hasani in case of 83kg of heroin

    At the Constitutional Court in Pristina on Monday, November 16th, final words of defence were given in the case of Rjexulctory, which relates to the seizure of over 83kg of heroin in Han, Elez. Faithful Lawyer R. Berisha demanded that his defence representative Muhamet Hasani be acquitted of assistance in trafficking narcotics.

    Berisha said the Special Prosecutor, in her final address, had not identified any action by Hasani that would link him to criminal work. According to him, the prosecution had the burden of proving the charge with concrete evidence.

    This man served this postwar country with honor. There is no one more sad than an innocent person accused. ) 

    Still 50 sessions let’s keep, the prosecution has no single evidence, Berisha said in the final word.

    According to the defense, Hasan’s meeting with Mentor Imami involved transporting goods, a service that the company Alba Transé offered for dozens more. Berisha said this meeting does not prove that Hasani had helped transport heroin.

    Some subjects become part of the conscience when the client is threatened, Berisha said. Speaking to Hasan, he added: This man served this postwar country with honor. There is no one more sad than an innocent person accused. )

    After final words, the court set the date for declaring the judgment. Judge Leon Perlasca heads the court, while members are judges Avni Syla and Violet Naman.

    What does the indictment say?

    According to the indictment filed on April 18th 2024, the Special Prosecutor claims that Lorik Tigan, Onur Vidic and Ilir Mema, acting in a group with Mentor Imam, transported narcotics from Turkey to Kosovo with the aim of distribution and sale. According to data presented at the session, Imam is on the run.

    Muhamet Hasani, Shefket Demi and Fik Krosa are charged that, through the transport company Aba Transï, they helped bring the shipment from Turkey to Kosovo. The prosecution claims that Imam, the company’s regular client, first contacted Hasan of the shipment and that the goods were later handed over to the company’s warehouse in Istanbul.

    As the signal newspaper reported, on February 23, 2022, during the search of the Han, Elez, truck was seized 520 pounds [592 g]. By the indictment, heroin was hidden inside 32 Reflectors and had a Pristina destination. 

    The procedure on Faik Cross is isolated. At the June 8th session, the court announced that the prosecution had dropped the charge of illegal arms holding against Lorik Tigan. Onur Visdike is also accused of unauthorized possession of the weapon.

    Note: The accused is considered innocent until his guilt is proven by court’s firm form ruling.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/)

    Source Layer: Signal

  • Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

    Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

    Deputeti i Vetëvendosjes fotografohet duke pirë duhan në ambiente ku ndalohet me ligj

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, është parë duke pirë duhan në kafenenë “Dio” në Pejë, ndonëse pirja e duhanit në ambiente të tilla është e ndaluar me ligj.

    Rasti vjen në të njëjtën ditë kur edhe ministri Armend Muja është parë duke pirë duhan në ambiente ku pirja e tij është e ndaluar

    Kështu, dy raste brenda së njëjtës ditë rikthejnë vëmendjen te respektimi i Ligjit për Kontrollin e Duhanit nga zyrtarët publikë

    Burimi: Insajderi

  • Vetevendosje MP photographed smoking in areas forbidden by law

    Vetevendosje Movement MP Armend Baloku has been seen smoking at the local coffee shop in Peja, although smoking in such areas is prohibited by law.

    The case comes the same day Minister Armend Muja was seen smoking in environments where his drinking is banned

    So two cases within the same day turn to respecting the Law on Tobacco Control by public officials

    Source Layer: Insander

  • Epidemia e fruthit: Vaksinoni fëmijët, se u rrezikohet jeta (VIDEO)

    Epidemia e fruthit: Vaksinoni fëmijët, se u rrezikohet jeta (VIDEO)

    Epidemia e fruthit: Vaksinoni fëmijët, se u rrezikohet jeta (VIDEO)

    Vala e tretë e fruthit ka shpërthyer nga shtatori deri më tani, pikërisht pas rikthimit në çerdhe dhe shkolla.

    37 raste të reja janë regjistruar veç gjatë javës së fundit.

    Derisa, nga 336 pacientë të konfirmuar me këtë sëmundje ngjitëse, deri tash nga IKSHPK, mbi 300 prej tyre janë bërë për spital, ku mbi 95% prej tyre janë të pavaksinuar.

    Mosha më e prekur është nga 1 deri në 2 vjet, por që po e pëson edhe grupmmosha nga 0-12 muaj.

    Rënia e shkallës së imunizimit në vaksinën MMR, që përvec fruthit mbron edhe në dy sëmundje tjera infektive, është theksuar edhe në raportin e progresit nga BE.

  • Shtëpia më e famshme: Të rinjtë trazuan BBVK5, sonte Prime flakë (VIDEO)

    Shtëpia më e famshme: Të rinjtë trazuan BBVK5, sonte Prime flakë (VIDEO)

    Shtëpia më e famshme: Të rinjtë trazuan BBVK5, sonte Prime flakë (VIDEO)

    Zhvillime interesante pritet të mbretërojnë edhe në Prime-in e 6 të Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjithashtu, do të ketë shumë befasi brenda, si për banorët, ashtu edhe për publikun.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka treguar edhe për televotimin që do të jetë sonte, ku një nga banorët përfundimisht do ta lë shtëpinë më të famshme në vend.

    Vëllai i madh do ta bëjë publik një dënim që do të shqiptohet ndaj një ose më shumë banorëve, të cilët supozohet që i kanë thyer rregullat brenda shtëpisë.

    Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

  • Cilët papagaj mësojnë të flasin më lehtë dhe cilët preferojnë të fishkëllejnë?

    Cilët papagaj mësojnë të flasin më lehtë dhe cilët preferojnë të fishkëllejnë?

    Disa mësojnë qindra fjalë, të tjerë fishkëllejnë melodi, ndërsa disa mund t’i përdorin fjalët edhe në situatat e duhura

    Gjëja e parë që na tërheq vëmendjen te papagajtë është aftësia e tyre për të imituar të folurën njerëzore. Shpesh supozojmë se çdo papagall di të flasë. Mirëpo, kur vizitojmë dikë që mban një papagall në shtëpi dhe presim me padurim të komunikojmë me të, mund të zhgënjehemi: shpendi nuk thotë asnjë fjalë, nuk ka domosdoshmërisht ngjyra të ndezura dhe mjaftohet me disa tinguj ose melodi të shkurtra.

    Por, a dinë vërtet papagajtë të flasin?

    Papagajtë nuk flasin në të njëjtën mënyrë si njerëzit, pra nuk formojnë fjali duke shprehur mendime nëpërmjet gjuhës njerëzore. Ata janë imitues jashtëzakonisht të mirë të tingujve dhe mund të përsërisin fjalët që dëgjojnë.

    Për më tepër, mund të mbajnë mend fjalë dhe t’i përsërisin gjatë gjithë ditës, veçanërisht nëse mësohen të shpërblehen sa herë që arrijnë të imitojnë me sukses të folurën.

    Cilat lloje papagajsh dinë dhe pëlqejnë të flasin?

    1. Papagalli gri afrikan (Zhako)

    Është një nga papagajtë më inteligjentë dhe më të talentuar në imitimin e të folurës njerëzore. Mund të mësojë një numër të madh fjalësh, melodish, madje edhe tingullin e ziles së telefonit.

    Ajo që e bën veçanërisht interesant është aftësia për t’i lidhur fjalët e mësuara me objekte dhe situata të caktuara. Studimet kanë treguar se disa papagaj të këtij lloji mund t’i përdorin fjalët në kontekstin e duhur, jo vetëm t’i përsërisin mekanikisht.

    2. Papagalli amazonian

    Bën pjesë ndër imituesit më të mirë të të folurës. Veçanërisht të dalluar janë papagajtë amazonianë me ballë të verdhë dhe ata me ballë blu.

    Këta papagaj njihen për shqiptimin e qartë, aftësinë për të mësuar shumë fjalë dhe prirjen për të kënduar. Ashtu si papagalli gri afrikan, disa prej tyre mund t’i lidhin fjalët me situata dhe objekte të caktuara.

    3. Papagalli tigër (Budgerigar)

    Është ndër papagajtë më të njohur dhe më të preferuar për t’u mbajtur në banesë, falë përmasave të vogla.

    Megjithëse i vogël, ky papagall mund të mësojë shumë fjalë dhe shprehje. E folura e tij është zakonisht e shpejtë, disi mekanike dhe shpesh me zë të ulët, por kjo nuk do të thotë se nuk kënaqet duke imituar tingujt.

    4. Papagalli indian me unazë

    Ky papagall është gjithashtu shumë i aftë dhe i prirur për të imituar të folurën njerëzore. Ai mund të mësojë fjalë dhe shprehje, duke i përsëritur me një shqiptim mjaft të qartë.

    5. Papagalli eklektus

    Dallohet për ngjyrat e tij të ndezura dhe aftësinë për të shqiptuar qartë fjalët. Mund të mësojë një numër të konsiderueshëm fjalësh, megjithëse përgjithësisht më pak sesa papagalli gri afrikan.

    6. Papagalli kuaker (murg)

    Është një shpend shumë energjik dhe i gjallë, që shpesh e shfrytëzon këtë energji për të mësuar fjalë dhe shprehje.

    Edhe pse zëri i tij mund të tingëllojë paksa i mprehtë, ai është imitues shumë i mirë i tingujve.

    carolinapava

    7. Papagalli ara

    Është një nga papagajtë që shumica e njerëzve përfytyrojnë kur përmendet ky grup shpendësh.

    Papagalli ara mund të mësojë dhe të shqiptojë fjalë, megjithëse shqiptimi i tij nuk është gjithmonë aq i qartë sa te disa lloje të tjera.

    istockphoto

    8. Papagalli kakadu

    Ky papagall ekzotik njihet për natyrën e tij shumë të zëshme. Mund të mësojë disa fjalë dhe shprehje, por zakonisht i shqipton me një zë të fortë dhe të mprehtë.

    foodphotoalex

    9. Papagalli nimfë (Cockatiel)

    Nuk shquhet për aftësinë e të folurit dhe zakonisht e ka më të vështirë të mësojë fjalë.

    Megjithatë, është shumë i mirë në imitimin e melodive dhe fishkëllimave, gjë që e bën një shpend shtëpiak mjaft interesant.

    Pse disa papagaj nuk flasin fare?

    Dëshira dhe aftësia për të imituar të folurën ndryshojnë jo vetëm nga një lloj papagalli te tjetri, por edhe nga një individ te tjetri.

    Ndodh që disa papagaj të mos flasin fare ose ta bëjnë këtë shumë rrallë, edhe kur i përkasin një lloji që njihet për aftësinë e jashtëzakonshme të imitimit.

    Prandaj, përpara se të vendosni të mbani një papagall në shtëpi, duhet të dini se përkatësia e tij në një lloj të caktuar nuk garanton se ai do të mësojë të flasë. /Telegrafi/

  • Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik

    Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik

    Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, u nderua me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

    Vlerësimi në Selanik shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin “DUA”, i cili sjell në ekran një rrëfim intim të rritjes dhe përjetimit të fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.

    Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin e tij personal mbi një moment përcaktues të historisë së Kosovës.

    “Juria e përshkroi Duan trembëdhjetëvjeçare duke u përpjekur të gjente vendin e saj në Prishtina e fundviteve 1990, pikërisht kur trupi i saj fillon të ndryshojë dhe lufta afrohet. Ata veçuan vendimin e Blerta Basholli për ta mbajtur kamerën afër Duas. Në fytyrën e saj, ne shohim se si ndihen këto ndryshime për dikë që ende po përpiqet të kuptojë veten. Juria vlerësoi ndershmërinë dhe humanizmin e asaj zgjedhjeje, si dhe përmbajtjen me të cilën Blerta tregon historinë e saj”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga krijuesit e filmit.