Category: Lajme

  • “SKANER NË ATHINË”

    “SKANER NË ATHINË”

    Nga: Ismail Kadare

    1.

    Jam ftuar në një takim ndërkombëtar shkrimtarësh në Athinë. Ftesa qëllon në kohë të favorshme. Shqipëria më 1984 me këmbëngulje kërkon përmirësim marrëdhëniesh me fqinjin e Jugut. Takimi është në shtator. Ftesa është miratuar qysh në pranverë.

    Kam dëshirë të shkoj në këtë takim. Dëshira shoqërohet me dyshimin se mos atmosfera politike turbullohet. Befas këtij dyshimi i shtohet një pengesë e re. Një krizë e përsëritur e shiatikut më rëndohet në fillim të verës, duke më bllokuar në shtrat.

    I pari mendim i zymtë që më vjen, është rrezikimi i udhëtimit. Është hera e parë që ai nuk rrezikohet prej shtetit.

    2.

    Vizitë nga dr. Preza. Si përherë, shoqërohet nga dr. Basha. Dr. Preza nuk thotë asgjë pa kërkuar mendimin e dr. Bashës. Ky i fundit, nga ana e tij, përsërit përpiktazi ato që thotë dr. Preza.

    Me sa duket, kam hernie diskale (dhjamth i shtyllës shpinore). Ndërkaq, përpara gjetjes së mjekimit të duhur afatgjatë, duhet përjashtuar dyshimi i kancerit. Ky është mendimi i dr. Prezës. Dhe, natyrisht, i dr. Bashës. Kur marrin vesh udhëtimin në Athinë, të dy këmbëngulin se duhet bërë një skaner atje. Për këtë do të më nxjerrin një autorizim.

    Gjatë verës përpiqem të bëhem i riaftë për ecjen. Gjithë shqetësimin e kam se a do të jem në gjendje t’i bëj ata 200 a 300 hapa nga porta e daljes së ndërtesës së aeroportit gjer te shkalla e avionit.

    3.

    Ndodhem në Athinë, në hotelin Astir Pallas. Pishinë, diell, luks, shkrimtarë. Mjedis që i jep dyshimit për kancer një ngjyrim të veçantë pikëllimi. Ia tregoj shqetësimin Danilo Kishit, fqinjit tim në hotel, me të cilin u njoha që në minutat e para të mbërritjes. Për çudi, në vend të më thoshte ‘s’ka gjë, mos çaj kryet!’, i jep rëndësi dhe më nxit të mos i shmangem vizitës. (Pak kohë më pas, ai do të kalonte vetë nëpër kalvarin e njohur.)

    4.

    Në Athinë është ende nxehtë. I shmangem marrjes së fjalës në forum, ngaqë s’di ç’të them. Ose më mirë çdo gjë që mund të them mund të merret për keq. Nga të dyja anët: nga vendi im në radhë të parë, nga auditori ndoshta.

    Atmosfera politike midis Shqipërisë dhe Greqisë befas keqësohet. Ajo që kisha frikë ka ndodhur, por tani s’më bën përshtypje fort. Në një darkë te zonja Fleming, vejusha e shpikësit të famshëm të penicilinës, më merren mendtë dhe rrëzohem. E zonja e shtëpisë e shqetësuar thërret një nga mjekët e njohur, mik të saj. Doktori i vjetër i shkollës angleze, me kostum të zi dhe orë me qostek, mbërrin në orën 11 pas darke. Më viziton. I them se kam një autorizim për skaner. Më thotë se duhet ta bëj patjetër. Më premton se do të ndërhyjë për të gjetur një vend në radhën e gjatë.

    5.

    Në Athinë vazhdojnë prej disa ditësh manifestimet kundër Shqipërisë. Ambasada shqiptare është e rrethuar nga forca të shumta policie.

    Nisem për të bërë skanerin me një makinë të ambasadës. Një makinë e policisë na ndjek pas. Në fillim punonjësi i ambasadës e quan atë ndjekje përgjim. Pas pak e ndërron vetë mendimin dhe e lavdëron: thjesht një kujdes për të na mbrojtur nga ndonjë provokim.

    Në oborrin e spitalit makina e policisë nuk e fsheh që na shoqëron hap pas hapi. Madje njëri nga policët hyn brenda në spital fill pas meje. Tjetri rri te hyrja.

    6.

    Një infermiere e hijshme interesohet për mua. Flet një frëngjishte të këndshme dhe më thotë të mos mërzitem.

    Në të vërtetë, kam një lloj qetësie që mund të quhet edhe mpirje.

    Infermierja hyn dhe del disa herë. Gjatë kalimeve vjedhurazi më shikon gjithë kureshtje, me sytë e saj gri të çelët. Më në fund, qëndron përballë meje.

    – Më falni që po ju pyes, – më thotë me zë të ulët. – Ç’jeni ju?

    Unë ngre supet.

    – Pacient, – i them.

    – E di që jeni i huaj, – vazhdon ajo, – por …

    Nga një kthim i kokës drejt derës që çon në sallonin ngjitur, e kuptoj në çast përse e ka fjalën. Ka parë ose ka folur me policin, që ka zënë vend atje.
    Buzëqesh dhe i them:

    – Nuk jam i burgosur. Jam shkrimtar.

    – Natyrisht, – thotë ajo, – s’e kisha fjalën atje … Më falni …

    Sytë i ka të bukur, tepër të ëmbël dhe bardhësia e petkut të saj më duket tronditëse.

    Gjithë mjedisi duket sikur fsheh një mundësi dashurimi, nga ato që për arsye që merren me mend, nuk kryhen kurrë.

    7.

    Doktorët që do të më shikojnë, vijnë për të më takuar. Ata gjithashtu flasin frëngjisht. Janë tepër të sjellshëm, i ngjajnë mjekut me kostum të zi dhe me orë të vjetër me qostek. Të dy përmendin rekomandimin e zonjës Fleming.

    Sytë e infermieres bëhen edhe më të ëmbël.

    Është ajo që më ndihmon për t’u shtrirë nën mbulesën e rëndë të aparatit.

    S’bëj ndonjë përpjekje për të mos menduar. Mendimet kanë ikur të gjitha, si të duan të më lënë të qetë. Mpirjes i shtohet përgjumja. Kërkëllimat e lehta të aparatit e shtojnë atë. Vizita vazhdon gjatë dhe më duket se mund të dremit. Por diçka e papritur më sjell në vete. Befas më ngjan se po e kuptoj të folurën e dy doktorëve që ndjekin në këmbë pamjen që jep aparati. Nuk kam ditur kurrë greqisht, veç disa fjalëve të pista, mësuar prej shokëve minoritarë të gjimnazit.

    Befas vë re se veç fjalëve të pista, di edhe ca fjalë normale. Pikërisht ato që nuk duhej t’i dija.

    – Dhenine dhiskales, – thotë njëri nga mjekët. – Ine allos. (S’është diskale. Është tjetër gjë.)

    Pikërisht ajo që, me sa duket, ka dyshuar dr. Preza, mendoj. Dhe natyrisht, dr. Basha.

    Dhe më tepër se ata të dy, unë vetë.

    8.

    Një trishtim i një lloji të veçantë më kaplon befas. Si prerjet kirurgjikale që zbuten nga qetësuesit, ai nuk arrin të më shkaktojë therje të dhimbshme. Është ndoshta trajta prej sarkofagu e aparatit, zëri i mjekëve që vjen sipër tij, gjuha e huaj në të cilën shpallet dekreti, vetë thelbi i dekretit, që nuk pranon mëdyshje. As falje e stratagjema për t’i bërë bisht. Janë, me sa duket, të gjitha këto që, në vend të panikut më krijojnë njëfarë qetësie. Ine allos … Kaq ka qenë caktuar që të ndodhem në këtë botë. Të tjerë e kishin pasur afatin më të gjatë. Dhe po aq të tjerë më të shkurtër.

    Një copë herë nuk arrij të gjej se ç’moshë kam. Natyrisht, po të përqendrohem qoftë edhe një grimë mund ta gjej, por, i mpirë siç jam, nuk i kap dot vetvetishëm, pa fjalë dhe pa shifra, vitet e qëndrimit tim në botë. Më parë se të ndodhë kjo, në trurin tim bëhet një tjetër njehsim. Shumë shkrimtarë kanë vdekur më të rinj se unë. Ndoshta gjysma, ka mundësi shumica… Pushkini, për shembull. Përse më kujtohet pikërisht ai? Nuk e di. Dhe aq më pak nuk jam në gjendje të gjej sa vite ai është më pak se unë. Për gjendjen time kjo ngjan vërtet tejet e vështirë.

    Pra, Pushkini ka qenë më pak në këtë botë. Kjo është kryesorja. Ine allos. Ashtu si ai, ashtu si mijëra sivëllezër të mi, unë do t’i bindem dekretit. Nga të gjitha dekretet që kemi vuajtur ky është më i pranueshmi. Je vetëm për vetëm përballë qiellit. Pa ndërmjetës. Pa duar të huaja.
    Dhenine dhiskales. Ine allos. Fjalët më përsëriten pa dashjen time. Ka diçka që më ikën, që fshihet. Herë-herë më ngjan se e kap. Ka lidhje me atë që ky kumt i keq më erdhi nëpërmjet gjuhës greke. Asgjë tjetër s’më ka ardhur nëpërmjet saj. Në gjimnaz, midis marrëzive të shumta, kam qeshur si gjithë të tjerët, me greqishten e nxënësve minoritarë. Ka ndodhur shumë vjet më parë. Veç kësaj, s’kam menduar kurrë se një gjuhë mund të hakmerret kështu. Ine allos.

    9.

    Mbulesa e shurdhët e aparatit nis të lëvizë ngadalë. Jam prapë i shtrirë, por tani jashtë bunkerit. Me sytë e lodhur shoh infermieren. Pastaj mjekët. Janë po ata, mjekët me sahate të vjetra me qostekë, që numërojnë orët që më mbeten në këtë botë. Bëj të ngrihem për të zbritur, por infermierja bën dy hapa drejt meje me ngut: ‘Non’, më thotë me zë të butë. ‘Vous ne pouvez pas’.

    Më shpjegon se askush s’është në gjendje të zbresë menjëherë për shkak të marramendjes së fortë.

    Dy mjekët vazhdojnë të flasin me zë të ulët, por kuptimi im i greqishtes ka marrë fund përgjithmonë.

    Infermierja më afrohet edhe më.

    – Tani mbështetuni tek unë për të zbritur.

    Më kap krahun tim dhe ma vë rreth qafës së saj. Nga qafa, që ngjan edhe më e lëmuar nën petkun e bardhë, i vjen një erë e mirë. Ndërsa zbres, e lë kryet të afrohet edhe më te supi i infermieres dhe gjithë pikëllimi i lënies së kësaj bote, përpara se të lidhet me të afërmit, tempujt, katedralet dhe plazhet e gëzueshme, mblidhet befas tek ajo qafë vajze të panjohur.
    Ajo më shoqëron gjer te ndenjësja dhe ulet përbri meje. Mjekët janë ende në këmbë përbri aparatit.

    – Unë e di ç’kam, – i them vajzës.

    Ajo vështron e habitur për të thënë ‘jo’.

    – I dëgjova mjekët kur thanë ‘dhenine dhiskales. Ine allos’. Ce n’est pas une discale.

    C’est autre chose.

    – Kjo s’do të thotë ende asgjë, – thotë ajo. – Deshifrimi i fotografive të aparatit kërkon mjaft kohë. Ju kuptoni greqisht?

    – Jo, përveç atyre fjalëve.

    Vajza buzëqesh dhe përsëri bën ‘jo’ me krye. Ajo vështron nga mjekët. Heshtja bëhet e vështirë.

    – A është polici përjashta?

    – Me siguri. Pse pyesni?

    Në të vërtetë, pyetjen e kisha bërë kot. Ose për të dëgjuar atë fjalë, që befas m’u duk e rëndësishme.

    Sikur të mos ishin mjekët, e ndieja se do ta përqafoja atë vajzë dhe po aq natyrshëm do ta puthja. Një gjë të tillë e kam pasur gjithmonë të lehtë. Jam i sigurt se nuk do të kishte kundërshtim. Ritualet nuk prishen në fund të jetës.

    Mjekët afrohen më në fund. Shtojnë se s’duhet të shqetësohem.

    Sytë e vajzës janë të thellë, me një gri të dendur, të pafund. Më shoqëron në sallonin përbri, ku nëpunësi i ambasadës shqiptare dhe polici grek rrinë sikur s’kanë lidhje me njëri-tjetrin.

    Dalim njëri pas tjetrit të tre.

    1984

  • “Qëndroni në anën e duhur të historisë”, Zelensky ka një thirrje urgjente për Musk

    “Qëndroni në anën e duhur të historisë”, Zelensky ka një thirrje urgjente për Musk

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje SHBA-së dhe Elon Muskut që të heqin kufizimet në përdorimin e rrjetit satelitor Starlink, duke paralajmëruar se ato po pengojnë ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

    “Është e rëndësishme të jesh në anën e duhur të historisë”, ka deklaruar Zelensky.

    Sipas tij, dronët përgjues ukrainas humbasin lidhjen me operatorët sapo arrijnë shpejtësinë prej 161 kilometrash në orë, duke e bërë të vështirë ndalimin e dronëve rusë Shahed, të cilët mund të arrijnë shpejtësi deri në 1,000 kilometra në orë.

    “Dronët tanë përgjues humbasin lidhjen me operatorët në shpejtësinë 161 kilometra në orë dhe thjesht nuk mund t’i arrijnë dronët rusë. Ne presim që këto kufizime të hiqen”, ka deklaruar ai.

    Ukraina mbështetet fuqishëm në Starlink për komunikimet ushtarake dhe operimin e dronëve përgjatë vijës së frontit.

    Zelensky ka theksuar se kufizimet janë sistematike dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa Kievi ende nuk ka marrë shpjegime të qarta. /Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Presidentja Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Presidentja Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).

    Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.

    Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët.

    Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.

    Në përmbyllje, Presidentja Shiroka Pula falënderoi gjeneralin Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit të këtij ekipi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • President Shiroka Pula on the 10th anniversary of NALT: NATO membership remains Kosovo’s strategic goal

    The president of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, attended the 10th anniversary ceremony of NATO’s Council and Interconnector Team in Kosovo ( NALT).

    In this case, President Shiroka Pula stressed that NATO has a special place in Kosovo’s history, recalling its crucial contribution to the country’s 1999 liberation, with the United States at the helm. She expressed permanent gratitude for this historic contribution and underlined that NATO remains a symbol of Kosovo’s freedom and security.

    President Shiroka Pula reiterated that NATO membership is among the strategic goals of Kosovo, while the country’s ambition is to develop Kosovo’s Security Force further so that its soldiers will one day stand side by side with the soldiers of the Allied countries, contributing to security and common peace.

    She highly praised NALT’s ten-year contribution to supporting the Ministry of Defence, KSF and Emergency Management Agency, through professional capacity development, institutional structures, democratic supervision and emergency management.

    In closing, President Shiroka Pula thanked General Borghoff and all NALT members for their continued commitment and support, congratulating them for the 10th anniversary of this team’s founding.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Andreeva triumfon në Indian Wells

    Andreeva triumfon në Indian Wells

    Për Andreevën, kjo ishte fitorja e dytë brenda një jave ndaj Svitolinës, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë turne.

    Tenistja ruse zhvilloi një garë mbresëlënëse, duke e nisur rrugëtimin me fitore pikërisht ndaj ukrainases. Gjatë vazhdimit të turneut, ajo eliminoi edhe Aryna Sabalenkën, të cilës i lejoi vetëm katër gejme, Diana Shnaiderin me tri gejme, si dhe Jessica Pegulën në gjysmëfinale, ku i lejoi shtatë gejme.

    Me këtë sukses, Andreeva bëhet tenistja e tretë në histori që e fiton këtë turne në paraqitjen e saj debutuese pa humbur asnjë set.

    Para saj, këtë arritje e kishin realizuar Chris Evert në vitin 1972 dhe Serena Williams në vitin 2001.

    Në moshën 19-vjeçare, Andreeva vazhdon të dëshmojë se është një prej emrave më premtues të tenisit botëror.

    Burimi: RTKLive

  • Kryeprokurori Gashi dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e politikës ndëshkimore

    Kryeprokurori Gashi dhe kryetari i Supremes diskutojnë ashpërsimin e politikës ndëshkimore

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, kanë diskutuar për nevojën e ashpërsimit të politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.

    Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

    Gashi dhe Rexhepi kanë konfirmuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Chief Prosecutor Gashi, Supreme Chairman Discuss Recking Punishment Policy

    State Chief Prosecutor Zejnul Gashi, and President of the Supreme Court of Kosovo Fejzullah Rexhepi, have discussed the need to toughen punishment policy for criminal acts against the constitutional order and security of the Republic of Kosovo, as well as for high-level corruption cases.

    Deputy State Prosecutor Bahri Hyseni and Supreme Court Judge Agim Maliqi also attended the meeting.

    According to the announcement, discussions have focused on strengthening co-operation among justice institutions, in line with their legal competencies.

    Gashi and Rexhepi have confirmed the commitment to advancing bilateral co-operation in order to strengthen the rule of law in Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • ​Rizvanolli për këngën nacionaliste në Bruksel: Skandaloze dhe tronditëse, kërkojmë hetime

    ​Rizvanolli për këngën nacionaliste në Bruksel: Skandaloze dhe tronditëse, kërkojmë hetime

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka cilësuar si skandaloze dhe tronditëse interpretimin e këngës nacionaliste serbe në koncertin e mbajtur para Forumit të Rritjes në Bruksel, duke kërkuar hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

    Në një konferencë për media, Rizavnolli tha se kjo ngjarje është shqetësuese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë popujt e rajonit që janë prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë.

    Rizvanolli ka përmendur reagimet e ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, dhe kryenegociatorit me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.

    Ajo ka vlerësuar edhe reagimin dhe kërkimfaljen e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, por ka theksuar se kjo çështje duhet të hetohet deri në fund.

    “Do ta quaja skandaloze atë çfarë ka ndodhur dhe tronditëse për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët, për të gjithë ata në rajon që janë prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë. Për këtë çështje kanë reaguar këto, siç i keni parë, ambasadori në Bruksel, zotëri Agron Bajrami, si dhe kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj. Ne kemi parë këtë kërkim falje, megjithatë po presim që për këtë çështje të ketë një hetim deri në fund, për të parë se si dhe pse ka ardhur deri këtu. E çmojmë reagimin e komisioneres dhe kërkim faljen e komisioneres Kos. Megjithatë, konsiderojmë që duhet të shihet, duhet të hetohet se si ka ardhur deri te kjo”, tha Rizvanolli.

    Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është interpretuar në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili organizohet nga Komisioni Evropian dhe nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

    Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për interpretimin e melodisë së një kënge nacionaliste serbe, që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel. /Kp/

  • ​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

    ​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ndërmarrjet publike KOSTT dhe KEK nuk kanë realizuar transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes aktuale, ndërsa ka siguruar se Qeveria do të marrë masa për të parandaluar rritjen e kostove të furnizimit me energji elektrike.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli ka thënë se institucionet janë duke përcjellë vazhdimisht situatën dhe janë në komunikim me akterët relevantë, me qëllim që masat e ndërmarra të mos ndikojnë në rritjen e kostove për qytetarët.

    Ajo ka theksuar se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur konsumatorët, në rast se kostot e furnizimit vazhdojnë të rriten.

    “Ndërmarrjet tona publike KOSTT dhe KEK nuk kanë pasur transkasione me kompani serbe përgjatë qeverisjes tonë…Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe jo vetëm tani, por, përgjatë muajve të fundit kemi përcjellë situatën dhe kemi qenë në komunikim me të gjithë akterwt relevantë. Po bëjmë përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten dhe këto i kemi bërë në mënyra të ndryshme e po e bëjmë edhe me vendimet e sotit dhe me ato në vijim. Do të marrim gjitha masat që në njërën kostot të mos rriten dhe anën tjetër nëse kostot vazhdojnë të mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje me çdo krizë në të kaluarën, pandemia e kriza energjetike, e inflacionit të shkaktuara nga luftërat, nga zhvillimet gjeopolitike në vendet tjera, do të jemi në krye të detyrës dhe do të përballemi së bashku edhe më këtë krizë”, nënvizoi Rizvanoll.

    Duke folur për zbatimin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet me origjinë nga Serbia, ministrja ka thënë se përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e tij e kanë institucionet përkatëse, përkatësisht Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe KOSTT-i.

    Sipas saj, ndalesa nënkupton se brenda territorit të Kosovës nuk mund të tregtohet energji elektrike me kompani që kanë kompani amë në Serbi, janë degë të kompanive serbe apo kanë aksionarë dhe lidhje me shtetin serb.

    “Për sa i takon zbatimit të vendimeve, janë institucionet përkatëse, ZRRE-ja dhe KOSTT-i, të cilat i monitorojnë dhe përmes së cilave duhet të bëhet zbatimi. Kjo do të thotë që brenda territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të tregtohet me kompani që e kanë kompaninë amë në Serbi, ose që janë degë të një kompanie serbe, qoftë nëse janë kompani që kanë aksionarë që janë të shtetit serb ose kanë lidhje me shtetin serb…Sic e përmenda më herët, ne në tetor të vitit 2025 kemi marrë konfirmimin për këtë shkelje, zyrtarisht shkelje të ligjit nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë. Sipas atij vendimi, Serbia ka pasur deri me 1 korrik kohë për ta zbatuar atë obligim. Kjo nuk ka ndodhur, megjithatë ne kemi bërë edhe një përpjekje të fundit, siç e thashë, përmes Bashkimit Evropian që para dimrit t’i lirojmë linjat, që të mundësohet tregtimi përmes këtyre linjave. Duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, po e bëjmë tani”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, sa i përket mundësisë që kompanitë kosovare të kenë pasur transaksione me ndërmarrje serbe, Rizvanolli ka thënë se nuk kanë informacione për raste të tilla.

    Ajo ka përmendur si përjashtim furnizuesin që operon në komunat veriore, i themeluar në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë, i cili, sipas saj, furnizohet me energji nga Serbia.

    Ministrja ka bërë të ditur se ky furnizues nuk do të preket nga masat në fazën aktuale, për shkak të bazës së tij në një marrëveshje ndërkombëtare.

    Megjithatë, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të masave në të ardhmen, nëse Serbia nuk i zbaton obligimet e saj.

    “Nuk kemi pasur asnjë informatë që ndonjë kompani e Kosovës po tregton me kompaninë serbe. Një përjashtim është këtu, furnizuesi që furnizon në komunat veriore, që është themeluar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, i cili sipas informatave tona merr energji nga Serbia dhe në këtë fazë, për shkak se bazohet në një marrëveshje ndërkombëtare, ne nuk do të ndërhyjmë aty. Mirëpo, siç e tha edhe kryeministri, nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen masa të përshkallëzohet dhe të prekë edhe atë kompani dhe të rishqyrtojmë në tërësi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energjinë, nëse Serbia nuk e zbaton në anën e saj”, ka deklaruar Rizvanolli. /Kp/

  • Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin

    Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin

    Google dhe Samsung po sjellin një risi të rëndësishme në botën e syzeve inteligjente, duke prezantuar teknologji që synon të mbrojë privatësinë e njerëzve nga fotografimi dhe regjistrimi pa dijeninë e tyre.

    Syzet e reja Android XR, të zhvilluara nga Samsung në bashkëpunim me Warby Parker dhe Gentle Monster, do të përdorin Al për të turbulluar automatikisht fytyrat e njerëzve në pamjet që dërgohen për përpunim në serverët e Google.

    Sipas Shahram Izadi, drejtues i platformës Android XR në Google, kjo teknologji është krijuar për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme rreth privatësisë.

    Kur përdoruesi i kërkon asistentit Gemini të përkthejë një tabelë apo të identifikojë një objekt, fytyrat e personave që ndodhen në pamje do të turbullohen përpara se imazhi të dërgohet për përpunim.

    Google ka konfirmuar gjithashtu se fotografitë dhe videot e përdorura gjatë këtyre kërkesave nuk do të ruhen në historikun e Gemini dhe nuk do të përdoren për trajnimin e Al apo personalizimin e reklamave.

    Një tjetër masë sigurie është drita LED në pjesën e përparme të syzeve, e cila sinjalizon kur kamera është aktive. Nëse kjo dritë mbulohet ose çaktivizohet, kamera nuk do të funksionojë.

    Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se asnjë sistem nuk garanton mbrojtje të plotë, pasi teknologjia mund të mos arrijë t’i identifikojë dhe turbullojë të gjitha fytyrat.

    Syzet Samsung Intelligent Eyewear tashmë janë në dispozicion për porositje paraprake, me çmime që fillojnë nga 395 dollarë.

    Ato përfshijnë kamerë ultra të gjerë 12 megapikselë, altoparlantë, mikrofon dhe bateri me autonomi deri në nëntë orë. Dërgesat e para në SHBA dhe Korenë e Jugut pritet të nisin më 10 dhjetor 2026.

    Me këto masa, Google synon t’i bëjë syzet inteligjente më të sigurta për përdoruesit dhe njerëzit që ndodhen përreth tyre. /Telegrafi/