Category: Lajme

  • Arlinda Zekaj case: Investigative Commission interviewed the director of Social Management

    The Parliamentary Investigative Commission has launched an interview with Albulen Muja Bajraktar, director of Social Goods in the Pec municipality, over the murder case of Arlinda Zekinaj.

    The interview is under the work of the Commission, which is examining the circumstances and related issues.

    The director is expected to provide information regarding the responsibilities and institutional actions in relation to the case.

    We remember that Arlinda Zekij was allegedly killed by her brother-in-law in Vitomirica, Peja.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Katër përfundimet nga takimi historik mes Trumpit, Xi-së dhe Putinit

    Katër përfundimet nga takimi historik mes Trumpit, Xi-së dhe Putinit

    Katër përfundimet nga takimi historik mes Trumpit, Xi-së dhe Putinit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e zhvilluan një takim historik në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen. Takimi u solli përfitime të kufizuara të tre liderëve, por nuk prodhoi marrëveshje që do ta ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve.

    Samiti i 19 nëntorit, i cili kishte rëndësi të veçantë politike, ishte i pari ku liderët e tanishëm të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë u takuan së bashku, pa praninë e liderëve të tjerë. Megjithatë, Putini dhe Xi-ja janë takuar rreth 50 herë më parë.

    Ndonëse samiti u karakterizua më shumë nga simbolika sesa nga përmbajtja konkrete, ai ka rëndësi për politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë. Takimi vuri në pah ndikimin e këtyre vendeve në skenën ndërkombëtare, por edhe kufijtë e fuqisë së tyre.

    Më poshtë mund t’i lexoni katër përfundimet e nxjerra nga samiti, bazuar në intervistat që Radio Evropa e Lirë zhvilloi me akademikë dhe analistë.

    Putini përfitoi më së shumti

    I izoluar kryesisht në arenën ndërkombëtare qëkurse Moska e nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, Putini mbërriti në samitin e APEC-ut me pritshmëritë më të ulëta për sukses, krahasuar me dy liderët e tjerë. Vetëm duke marrë pjesë në këtë ngjarje, për herë të parë që nga viti 2017, dhe duke biseduar drejtpërdrejt me Trumpin dhe Xinë për sigurinë globale, Putin doli nga izolimi diplomatik.

    “Putini përfitoi shumë nga ky takim. Ai ishte fituesi më i madh i tij”, tha për Radion Evropa e Lirë Elizabeth Wishnick, eksperte për marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë në Korporatën CNA, një institut amerikan për hulumtime në fushën e mbrojtjes, me seli në Virxhinia.

    Izolimi i liderit rus “u zvogëlua jashtëzakonisht shumë në aspektin e imazhit, por ndoshta edhe në realitet, për shkak të ‘deklaratës së përbashkët të paqes’ pas takimit”, tha Sari Arho Havren, bashkëpunëtore në Institutin Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI), organizatë britanike për hulumtime në fushën e sigurisë.

    Deklarata e përbashkët bëri thirrje për zvogëlimin e rreziqeve bërthamore dhe forcimin e stabilitetit ndërkombëtar, por nuk përmbante shumë zotime konkrete.

    Havren theksoi se të tri vendet vunë në pikëpyetje legjitimitetin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila në mars të vitit 2023 lëshoi fletarrestim për Putinin nën dyshimin për krime lufte në Ukrainë.

    Në deklaratë, tre liderët theksuan se “vendimet e institucioneve ndërkombëtare duhet ta respektojnë pëlqimin e shteteve dhe imunitetin e zyrtarëve të tyre”. Ata po ashtu “u pajtuan se Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe institucionet e ngjashme nuk duhet të tejkalojnë apo keqpërdorin kompetencat e tyre”.

    Gjatë pjesës publike të takimit, Trump e quajti GJPN-në “organizatë të pakontrolluar globaliste”.

    Deklarata po ashtu bëri të ditur se SHBA-ja, Kina dhe Rusia synojnë “ta rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të rafinuara të naftës, në dobi të të gjitha vendeve”, duke mbështetur kështu në mënyrë efektive sektorin e naftës të Rusisë, i cili po përballet me vështirësi.

    Samiti i “mirorkestruar” i Xi-së i sjell përfitime Kinës

    Krahasuar me Putinin, Xi Jinping kishte më pak për të përfituar nga samiti trepalësh. Kina nuk përballet me vështirësi të ngjashme diplomatike apo ekonomike. Megjithëse ka tensione në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Xi-ja ka arritur ta përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve përmes kornizës së tij për “stabilitet strategjik konstruktiv”.

    Megjithatë, Xi duhej të dëshmonte se Kina ishte në gjendje të organizonte një takim të nivelit të lartë në margjinat e samitit më të rëndësishëm ekonomik të Azisë, pa e lënë në hije ngjarjen kryesore.

    Samiti ishte “i nivelit të lartë dhe i mirorkestruar. Mund ta quani sukses” për Kinën, tha për Radion Evropa e Lirë Yun Sun, drejtoreshë e Programit për Kinën në Qendrën Stimson, me seli në Uashington.

    Ajo nënvizoi se “nuk është e lehtë të negociohet një deklaratë e përbashkët trepalëshe, me të cilën pajtohen të gjitha palët. Por, kompromisi është se rezultatet nuk përfshijnë shumë hollësi për çështjet e diskutuara”.

    “Mendoj se Xi Jinping mori pikërisht atë që dëshironte, duke dëshmuar se është ai që e drejton agjendën e çështjeve globale”, tha Havren.

    Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, lideri kinez e cilësoi takimin si “pozitiv, konstruktiv dhe frytdhënës”.

    Veçanërisht, Xi iu përshtat interesimit të Trumpit për të diskutuar çarmatimin bërthamor, pa marrë përsipër ndonjë veprim konkret. Me një arsenal prej rreth 620 kokash bërthamore krahasuar me më shumë se 5.000 që kanë SHBA-ja dhe Rusia veç e veç, Pekini vlerëson se pjesëmarrja e tij në bisedimet për çarmatimin bërthamor do të ishte e parakohshme dhe potencialisht e dëmshme për sigurinë kombëtare.

    Në deklaratën e përbashkët, Xi, Trump dhe Putini “ritheksuan se lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë”.

    Kjo është një formulë standarde që lideri kinez e ka përdorur prej vitesh.

    Ndërkaq, zotimi i tyre për të “zhvilluar dialog për zvogëlimin e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore” mbetet i paqartë dhe i mungojnë angazhimet konkrete.

    Trumpi i përmbushi pritshmëritë e veta

    Presidenti amerikan kishte vendosur pritshmëri modeste para samitit dhe arriti t’i përmbushte ato, vlerësojnë analistët.

    “Presidenti Trump dëshironte që të dëshmonte publikisht, në një kohë kur vëmendja e botës është përqendruar mbi të, se po përpiqet të arrijë marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore me dy fuqitë e tjera të mëdha bërthamore. Dhe ai e arriti këtë”, tha për Radion Evropa e Lirë Ross Darrell Feingold, avokat dhe analist i rrezikut politik, me seli në Taipei.

    Sa i përket luftës me Iranin, Trump kishte thënë para samitit se dëshironte që kjo çështje të diskutohej, por konflikti nuk u përmend në deklaratën e përbashkët të tre liderëve. As Putini dhe as Xi nuk folën publikisht për luftën me Iranin gjatë samitit të APEC-ut.

    “Kina dhe Rusia nuk mund dhe nuk do t’i ofrojnë asnjë ndihmë Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin. Po ashtu, ato nuk do ta nxisin Iranin që të luftojë kundër SHBA-së”, tha Feingold. “Qasja më e sigurt për Kinën dhe Rusinë, të cilën ato po e ndjekin vazhdimisht, është të bëjnë thirrje për paqe”.

    Pavarësisht mungesës së rezultateve konkrete diplomatike, Trumpi mund ta paraqesë samitin si sukses, tha për Radion Evropa e Lirë një ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Tregtisë, i cili kishte punuar për çështjet që lidhen me Kinën.

    Duke kërkuar të mbetet anonim për të folur haptazi, ai tha se “Xi Jinping ka arritur ta magjepsë plotësisht presidentin Trump. Madje, e priti Trumpin në aeroport me një përqafim. Këto janë gjëra që Trumpi i vlerëson shumë”.

    Trumpi e përshkroi përqafimin e Xi-së si “fitore të madhe për ne” dhe si shenjë të “respektit të madh”.

    Marrëdhëniet miqësore me Trumpin përbëjnë një ndryshim të mirëpritur për Xi-në, pas tensioneve që karakterizuan raportet SHBA-Kinë gjatë presidencës së Joe Bidenit dhe mandatit të parë të Trumpit. Trysnia më e vogël nga Uashingtoni i ka dhënë Pekinit më shumë hapësirë për t’i përmbushur synimet e veta strategjike në politikën e jashtme.

    “Xi duhet të jetë mjaft i kënaqur me rezultatet, edhe pse e di se kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë”, tha zyrtari.

    Diplomacia e fuqive të mëdha ka kufijtë e saj

    Në fund, sipas analistëve, samiti trepalësh mund të mbahet mend jo vetëm për pamjet e veçanta, por edhe për mungesën e rezultateve konkrete.

    Kur Putini e hodhi për herë të parë idenë e këtij samiti muajin e kaluar, Ukraina dhe vendet evropiane shprehën shqetësimin se lideri rus mund të përpiqej të negocionte një marrëveshje paqeje pa pjesëmarrjen e tyre.

    Megjithatë, një rezultat i tillë nuk ishte kurrë i mundur, duke pasur parasysh se Pekini nuk dëshiron t’i dëmtojë marrëdhëniet me Evropën.

    “Kina ende ka nevojë për Evropën në aspektin ekonomik dhe është përpjekur ta paraqesë veten si fuqi neutrale”, tha Havren. Ajo shtoi se vendimi i Pekinit për të mos e përfshirë Ukrainën në agjendë ishte “një zgjedhje strategjike”.

    Nuk ishte rastësi që Ukraina ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj urës së Krimesë, duke shembur një pjesë të segmentit rrugor të saj, pak para samitit të APEC-ut, tha Wishnick.

    “Kjo dërgon mesazhin se liderët botërorë nuk mund t’i japin fund këtij konflikti pa përfshirjen e Ukrainës dhe liderëve evropianë”, shtoi ajo.

    Ndërkohë, më 18 nëntor, Irani ndërmori sulme ndaj vendeve të Gjirit. Sulmet me dronë dhe raketa ndaj Bahrejnit dhe Kuvajtit ishin të parat pas rreth dy muajsh.

    Edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili i ka ofruar Rusisë armë dhe trupa për luftën në Ukrainë, u largua nga samiti i APEC-ut pa u takuar me Trumpin. Presidenti amerikan kishte thënë më herët se mund të takoheshin.

    “Fuqitë e mëdha kanë shumë ndikim, por nuk mund t’i kontrollojnë ngjarjet në terren”, tha Wishnick. “Ka përfunduar koha kur liderët uleshin rreth një tavoline dhe vendosnin për fatin e botës. Për zgjidhjen e problemeve, ata do të duhet të angazhohen më gjerësisht edhe me shtetet e tjera”./REL/

    Burimi: Insajderi

  • 18 artistë kosovarë kryejnë praktika kulturore në Vjenë

    18 artistë kosovarë kryejnë praktika kulturore në Vjenë

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, artistët kanë zhvilluar praktika dymujore në institucione kulturore austriake, ku kanë pasur mundësi të njihen nga afër me përvojat dhe praktikat profesionale të skenës kulturore në Austri.

    Ky program është realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe Ambasadës së Austrisë, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

    Përmes këtij bashkëpunimi synohet të krijohen mundësi të reja për shkëmbim kulturor, zhvillim profesional të artistëve dhe ndërtim të lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet skenave artistike të Kosovës dhe Austrisë.

    Ministria e Kulturës ka falënderuar Ambasadën e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen në realizimin e këtij programi, i cili kontribuon në zgjerimin e mundësive për artistët kosovarë dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kulturës.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni Hetimor kërkon raporte nga Qendra për Punë Sociale në Pejë

    Komisioni Hetimor kërkon raporte nga Qendra për Punë Sociale në Pejë

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do t’i kërkojë Qendrës për Punë Sociale në Pejë një raport më të detajuar për trajtimin e dy rasteve të rënda të ngritura më herët nga kryetari i kësaj komune.

    Kërkesa u propozua nga deputeti Eman Rrahmani, i cili vlerësoi se është e rëndësishme që komisioni të informohet për gjithë ecurinë e këtyre rasteve dhe veprimet e ndërmarra nga Qendra për Punë Sociale.

    Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, u pajtua me propozimin, duke bërë të ditur se do të kërkohet informacion më i detajuar për veprimet e institucioneve.

    Gjatë diskutimit, deputetja Doarsa Kica-Xhelili, kërkoi kujdes të veçantë në trajtimin e këtyre informacioneve, në mënyrë që të mos ekspozohen viktimat e dhunës, veçanërisht të dhënat për vendndodhjen e tyre.

    Ajo paralajmëroi edhe për rrezikun e rrjedhjes së informacioneve konfidenciale, duke theksuar se Kuvendi nuk i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e mundshme të jashtme.

    Kryetari i komisionit u pajtua se kërkesat për informacione duhet të kufizohen në veprimet institucionale, pa përfshirë detaje që mund të zbulojnë identitetin apo të dhënat e viktimave.

    Ndërkaq, Tahiri bëri të ditur se komisioni ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me një kërkesë të mëhershme për trajtimin e një rasti të raportuar nga një grua. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Policisë dhe veprimet e ndërmarra pas pranimit të raportimit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Java Kombëtare 2026 bashkon Shqipërinë dhe Kosovën përmes kulturës

    Java Kombëtare 2026 bashkon Shqipërinë dhe Kosovën përmes kulturës

    Përmes këtij aktiviteti, synohet promovimi i trashëgimisë së përbashkët kulturore, traditave, identitetit kombëtar dhe krijimtarisë bashkëkohore, duke e vendosur artin në qendër të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.

    Programi përfshin një sërë aktivitetesh, nga ekspozitat dhe koncertet muzikore, te projeksionet filmike, shfaqjet teatrore, performancat artistike dhe veprimtari të tjera që ndërthurin traditën me risitë e artit bashkëkohor.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, aktivitetet do të shtrihen nga veriu në jug të Shqipërisë, duke krijuar hapësira takimi për artistë, krijues dhe publikun, si dhe duke vënë në pah lidhjet historike dhe kulturore mes shqiptarëve.

    Java Kombëtare 2026 synon të afrojë edhe brezat e rinj përmes artit dhe kulturës, duke dëshmuar vazhdimësinë e identitetit të përbashkët dhe rëndësinë e bashkëpunimit kulturor.

    Nën moton e një kulture që bashkon dhe një historie që lidh, kjo nismë vjen si një festë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës.

    Java Kombëtare 2026 mbahet nga 19 nëntori deri më 6 dhjetor 2026.

    Burimi: RTKLive

  • Banesë për shitje te Prishtina e Re - - tri dhoma gjumi në Cima Grand Complex #17364

    Banesë për shitje te Prishtina e Re – – tri dhoma gjumi në Cima Grand Complex #17364

    Për ata që kërkojnë banesë me sipërfaqe të madhe në një zonë të re të Prishtinës, kjo pronë prej 163.59m² ndodhet në Cima Grand Complex, ndërtim nga Cima Construction.

    Banesa ka qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi – njëra master bedroom – dy banjo, një tualet, utilit, depo dhe ballkon. Orientimi është nga lindja.

    Ngrohja realizohet me energji elektrike, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.

    Prishtina e Re është një zonë me zhvillim të vazhdueshëm dhe ndërtime të reja, ndërsa përfundimi i kompleksit pritet gjatë vitit 2028.

    Çmimi i pronës është sipas marrëveshjes.

    Karakteristika dhe informata të pronës

    • Sipërfaqe: 163.59m²
    • 3 dhoma gjumi
    • 2 banjo
    • 1 tualet
    • 1 tarracë
    • Master bedroom
    • Utilit
    • Depo
    • Orientimi: Lindje
    • Mobilimi: Pa mobilim
    • Sistemi i ngrohjes: KEDS
    • Ashensor
    • Vendparkim
    • Dokumentacioni me Noter

    Kontakti

    Erisa Haxhiu

    erisa.haxhiu@pro-rks.com

    +383 44 888 444

  • Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 521 gjoba për një javë, 22 aksidente me dëme materiale dhe të lënduar

    Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 521 gjoba për një javë, 22 aksidente me dëme materiale dhe të lënduar

    Policia e Kosovës në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 13-19 nëntor 2026.

    Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 22 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me dëme materiale dhe 11 me persona të lënduar.

    Po ashtu, policia ka shqiptuar masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për një periudhë të caktuar ndaj 52 ngasësve.

    Gjatë aktiviteteve në trafik, janë shqiptuar edhe 36 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë dhe 24 gjoba për përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes.

    Në komunikatë, Policia Rajonale e Gjilanit u ka bërë thirrje ngasësve që në rastet e aksidenteve me dëme të vogla materiale të ruajnë qetësinë, të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

    “Fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni e nënshkruani raportin evropian të aksidenteve”, thuhet në apel.

    Policia gjithashtu ka apeluar që ngasësit ta mbajnë gjithmonë me vete raportin evropian, duke kontribuar kështu për një trafik më të sigurt për të gjithë. /Telegrafi/

  • Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

    Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

    Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Intervistimi po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit, i cili po shqyrton rrethanat dhe çështjet që lidhen me këtë rast.

    Drejtoresha pritet të japë informacione lidhur me përgjegjësitë dhe veprimet institucionale në raport me rastin.

    Kujtojmë se Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. Zekaj kishte raportuar dhunë në familje. Sipas Prokurororisë, ish-bashkëshorti i saj, J.S., ishte ndaluar për 48 orë. Ndaj tij ishte iniciuar procedurë për mospërfillje të gjykatës. Ndërkohë Zekaj ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin siç tha Policia “me vullnetin e saj”. Pak më vonë, Zekaj u konstatua e vrarë nga goditjet me një mjet të fortë.

  • Arlinda case: Commission Interviews Social Management Director

    KParliamentary Investigative Commission has started interviewing Albulela Muja Bajraktar, director of Social Management in the Peja municipality, in connection with the murder case of Arlinda Zekiaj.

    The interview is under the work of the Commission, which is examining the circumstances and related issues.

    The director is expected to provide information regarding the responsibilities and institutional actions in relation to the case.

    We remember that Arlinda Zekij was allegedly killed by her brother-in-law in Vitomirica, Peja. Zakaj had reported domestic violence. According to the prosecutor, her former husband, J.S., had been detained for 48 hours. He had initiated a court contempt procedure. Meanwhile, Zekiaj had returned to the common house with his former husband, as police said her will. A little later, Zekaj was indicted and killed by blows with a strong tool.

  • Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

    Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

    Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

    Gjashtë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri, në kuadër të avancimit të lidershipit dhe ngritjes së kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

    Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja, përmes një njoftimi, ku bëhet e ditur se trajnimet janë mbajtur në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    Në këtë ceremoni u shënua përfundimi i Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit, ku morën pjesë kursantë nga Shqipëria dhe Kosova.

    Sipas FSK-së, gjashtë nënoficerët kosovarë dëshmuan përkushtimin dhe angazhimin në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e aftësive udhëheqëse.

    FSK-ja ka theksuar se zhvillimi i një trupe profesioniste të nënoficerëve, e aftë për të udhëhequr me shembull dhe për të rritur gatishmërinë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e saj.

    “Investimi në zhvillimin profesional të nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali