Category: Lajme

  • Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje

    Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje

    Ekspertja e politikës së jashtme, Donika Emini, ka rrëfyer se si ndodhi interpretimi i këngës nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës, gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe jashtëzakonisht problematike.

    Në një deklaratë për Telegrafin lidhur me ngjarjen, Emini ka treguar se para hapjes së forumit kishte marrë pjesë në një takim me dyer të mbyllura me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku qëllimi ishte krijimi i një rrjeti të grave për zgjerimin evropian.

    Sipas saj, aktiviteti ishte organizuar për të trajtuar çështjet e Ballkanit Perëndimor dhe kishte nisur me një moment emocional, përmes fjalimit të një nëne nga Srebrenica.

    Emini ka shpjeguar se më pas, në hapjen e forumit, ishte paraparë interpretimi i këngëve nga vendet kandidate dhe ato të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.

    Orkestra kishte interpretuar këngë nga vende të ndryshme, ndërsa për disa prej tyre kishte pasur vetëm shoqërim instrumental. Megjithatë, situata ndryshoi kur erdhi radha e Kosovës.

    “Kur shkojmë te Kosova, doli titulli i këngës që ishte shumë problematik dhe më pas u interpretua vetëm instrumental”, ka treguar Emini.

    Ajo ka thënë se këngëtari i kishte interpretuar këngët e vendeve të tjera, përfshirë atë të Serbisë, por në rastin e Kosovës nuk e kishte kënduar tekstin, pavarësisht se ishte shfaqur titulli i këngës.

    Sipas saj, kjo shkaktoi konfuzion dhe një atmosferë të rëndë në sallë, ndërsa pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria mbetën të shokuar nga ajo që ndodhi.

    “Unë u shokova, dola menjëherë jashtë dhe e lëshova sallën. Duke dalë, u kam folur edhe pjesëmarrësve të tjerë nga Kosova dhe kam kërkuar të di se kush e kishte zgjedhur këtë këngë dhe kush ishte përgjegjës”, ka deklaruar ajo.

    Emini ka thënë se, sipas informatave që kishte marrë, komisionerja Marta Kos e kishte kuptuar menjëherë se çfarë kishte ndodhur, pasi e njeh gjuhën serbe dhe e kishte parë titullin e këngës.

    Megjithatë, ekspertja e politikës së jashtme ka theksuar se nuk e di nëse ngjarja ishte e koordinuar me zyrën e komisioneres apo nëse përgjegjësia i takonte dikujt tjetër në organizim.

    Ajo e ka cilësuar veçanërisht problematike mënyrën se si ishte trajtuar Kosova në këtë aktivitet, duke ngritur dyshime edhe për mesazhin politik që mund të përcillte një veprim i tillë.

    “U duk sikur kjo këngë ishte zgjedhur për ta kënaqur listën e studentëve që ishin të pranishëm dhe që të nesërmen do të kenë një hapësirë të rëndësishme për t’iu drejtuar audiencës”, ka thënë Emini.

    Ajo ka paralajmëruar se nëse një veprim i tillë është bërë nga komisioni apo nga dikush brenda tij, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, atëherë do të përbënte një hap politikisht të dëmshëm për Bashkimin Evropian, Kosovën dhe rajonin.

    Në këtë kontekst, Emini ka përmendur edhe glorifikimin e kriminelëve të luftës në Serbi, duke e lidhur interpretimin e këngës me qasjen nacionaliste që, sipas saj, vazhdon të jetë e pranishme në atë vend.

    Ekspertja ka bërë të ditur se të nesërmen ishte paraparë të merrte pjesë në një panel për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin, por ngjarja e kishte detyruar të rishikonte tërësisht fjalën e saj hyrëse.

    Ajo ka qenë në dilemë nëse duhej të merrte pjesë në panel apo ta bojkotonte atë, por ka vlerësuar se platforma, ku do të jenë të pranishëm diplomatë dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, mund të shfrytëzohej për ta adresuar këtë çështje para një audience më të gjerë.

    Në fund, Emini ka theksuar se reagimet publike nuk janë të mjaftueshme dhe se rasti duhet të trajtohet edhe në nivel diplomatik, duke shtuar se Marta Kos duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës.

    Ajo ka vlerësuar se incidenti është edhe më problematik për faktin se ndodh në një kohë kur Kosova dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të rifreskojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e tyre./Telegrafi/

  • Amy discovers what happened in Brussels: Kosovo humiliated, Marta Kos should apologise

    Amy discovers what happened in Brussels: Kosovo humiliated, Marta Kos should apologise

    Expert Foreign policy performance, Donika Emine, has confessed how the interpretation of Serbian nationalist song, which denies Kosovo’s citizenship, occurred during the opening of the European Union’s Enlargement Forum in Brussels, naming the event scandalous and extremely problematic.

    In a statement on Telegrafi about the event, Emini indicated that prior to the opening of the forum she had attended a closed-door meeting with European Enlargement Commissioner Marta Kos, where the goal was to establish a network of women for European enlargement.

    According to her, the event was organized to address the issues of the Western Balkans and had started with an emotional moment through a mother’s speech from Srebrenica.

    Emini has explained that, later at the opening of the forum, the performance of songs by candidate countries and those involved in the EU enlargement process was preceded.

    The orchestra had performed songs from various lands, while some had only instrumental association. However, the situation changed when Kosovo’s turn came.

    When we go to Kosovo, the title of the song, which was very problematic and was then interpreted only instrumental, Emini indicated.

    She has said the singer had performed the songs of other countries, including Serbia’s, but in the case of Kosovo he had not sung the text, despite the singing title.

    According to her, this caused confusion and a serious atmosphere in the hall, while participants from Kosovo and Albania remained shocked by what happened.

    I’m shocked, I’m out right now and I’m out of the hall. As I leave, I have spoken to other participants from Kosovo and have sought to know who had chosen this song and who was responsible, she has declared.

    Amy said that, according to information she had received, Commissioner Marta Kos had quickly understood what had happened after she knew Serbian and had seen the title of song.

    However, the foreign policy expert has stressed that she does not know whether the event was co-ordinated with the commissioner’s office or whether the responsibility belonged to someone else in the organization.

    She has particularly described the way Kosovo was treated in this activity, raising doubts even about the political message that could convey such an act.

    It seemed that this song was chosen to please the list of students present and that the next day they will have an important space to address the audience, Amy said.

    It has warned that if such action was done by the commission or by someone within it, with the aim of improving relations with Serbia, then it would constitute a politically harmful step for the European Union, Kosovo and the region.

    In this context, Emini has also mentioned the legalisation of war criminals in Serbia, linking the interpretation of the song to the nationalist approach that, according to her, continues to be present in that country.

    The expert has indicated that the next day it was envisioned to participate in a panel for meeting with the past and reconciliation, but the event had forced her to completely review her opening word.

    It has been in a dilemma whether to participate in the panel or boycott it, but has estimated that the platform, where diplomats and representatives of EU member states will be present, could be used to address the issue before a broader audience.

    In the end, Emini has stressed that public reactions are not enough and that the case should be addressed at the diplomatic level, adding that Marta Kos should apologise to the people of Kosovo.

    She has estimated that the incident is even more problematic for the fact that it happens at a time when Kosovo and the European Union are trying to refresh and improve their relations. /Telegraphy/

  • Spanja ngushton pak epërsinë, Anglia merr kartonin e kuq

    Spanja ngushton pak epërsinë, Anglia merr kartonin e kuq

    Spanja ngushton pak epërsinë, Anglia merr kartonin e kuq

    Spanja ka arritur ta ngushtojë paksa epërsinë kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Spanjollët arritën të shënojnë nga pika e bardhë për 1-3, ku i saktë nga 11-metërshi u tregua sulmuesi Mikel Oyarzabal, shkruan Insajderi.

    Penalltia u akordua për shkak të ndërhyrjes së Elliott Anderson në Lamine Yamal, ku ky i fundit u faullua si lojtari i fundit në 11-metrëshin e Anglisë.

    Për shkak të kësaj ndërhyrjeje, mesfushori anglez u përjashtua me të kuq.

    Anglia shënoi dy gola në pjesë të dytë brenda katër minutash, duke “shokuar” spanjollët në tokën e tyre. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Spain narrows the odds, England gets the red card

    Spain has managed to narrow its rise against England in the valuable match for the League of Nations.

    The Spaniards managed to score from the white dot for 1-3, where the exact 11-millimeter was shown to attacker Michael Oyarzabal, writes Insander.

    Penaltia was awarded because of Elliot Anderson’s intervention in Lamine Yamal, where the latter was played as the last player in England’s 11-year-old.

    Because of this intervention, the English midfielder was expelled red.

    England scored two goals in the second part within four minutes, hosting the Spanish on their land. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Trepça fiton në Pejë, Bashkimi e mposht bindshëm Rahovecin 029

    Trepça fiton në Pejë, Bashkimi e mposht bindshëm Rahovecin 029

    Kampionia në fuqi, Trepça, e ka mposhtur Pejën me rezultat 85:83, në një ndeshje interesante të zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi”.

    Peja e ka fituar çerekun e parë me rezultat 23:22, ndërsa në pushim ka shkuar me epërsi prej dy pikësh, 47:45.

    Megjithatë, mitrovicasit kanë reaguar fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e kanë fituar 27:12, duke krijuar një epërsi prej 72:59 para dhjetë minutave të fundit.

    Peja është përpjekur të rikthehet në lojë dhe në minutat e fundit e ka ngushtuar dukshëm epërsinë e mysafirëve. Megjithatë, Trepça ka arritur ta menaxhojë rezultatin dhe të sigurojë fitoren me vetëm dy pikë dallim.

    Domenic Artis ka qenë më i dalluari te Peja me njëzet e gjashtë pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Te Trepça, Dardan Kapiti ka realizuar gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Shawn Jones e ka përfunduar ndeshjen me trembëdhjetë pikë dhe njëmbëdhjetë kërcime.

    Kjo është humbja e shtatë radhazi për Pejën në Superligë. Skuadra pejane ka njëmbëdhjetë pikë dhe gjendet në pjesën e poshtme të tabelës. Në anën tjetër, Trepça është në seri prej gjashtë fitoreve dhe prin në renditje me gjashtëmbëdhjetë pikë.

    Fitore të thellë ka shënuar edhe Bashkimi, që në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren e ka mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 108:65.

    Nënkampioni i Kosovës e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Pas pjesës së parë, prizrenasit kanë pasur epërsi 54:42, ndërsa çerekun e tretë e kanë fituar bindshëm, 24:9, duke e çuar rezultatin në 78:51.

    Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi e ka ruajtur epërsinë dhe ka regjistruar fitore me dyzet e tri pikë dallim.

    Divine Myles ka qenë ndër më të dalluarit te Bashkimi me gjashtëmbëdhjetë pikë dhe gjashtë asistime. Shanon Shorter ka realizuar tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Adrio Bailey dhe Gian Clavell nga pesëmbëdhjetë.

    Te Rahoveci 029, më i dalluari ka qenë Edmond Kryeziu me tetëmbëdhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

    Skuadra rahovecase po përballet me vështirësi financiare dhe në këtë ndeshje është paraqitur vetëm me një basketbollist të huaj. Jabari Craig ka realizuar dhjetë pikë dhe dhjetë kërcime.

    Pas kësaj fitoreje, Bashkimi ka gjashtëmbëdhjetë pikë, aq sa Trepça dhe Bora. Rahoveci 029 mbetet në fund të tabelës me njëmbëdhjetë pikë, sa kanë edhe Peja dhe Vëllaznimi.

    Burimi: RTKLive

  • Trepca wins in Peja, Union firmly defeats Rahovecin 029

    The defending champion, Trepca, has defeated Peja by 85:83, in an interesting match held on Sunday evening at the gym {Karagachi.

    Peja has won the first quarter, with a score of 23:22, while on vacation it has advanced by two points, 47:45.

    However, the Mitrovicas have reacted strongly in the third quarter, which they have won 27:12, creating an advantage of 72:59 before the last ten minutes.

    Peja has tried to get back to the game, and in the last few minutes, she has markedly narrowed her guest advantage. Trepca, however, has managed to manage the outcome and ensure victory by just two points of distinction.

    Dominic Artis was the most prominent in Peja with twenty-six points, eight dances and six assistings. At Trepca, Dardan Kapiti has scored sixteen points, and Shawn Jones has finished the match with thirteen points and eleven jumps.

    This is the seventh consecutive loss for Pec in the Superleague. The Peyan team has eleven points and is located on the bottom of the table. On the other hand, Trepca is in a series of six victories and leads to a rank of sixteen points.

    Strong victories have also marked the Union, which in the gym of Sezai Surroi in Prizren has defeated Rahovecin 029 by 108:65.

    Kosovo’s deputy champion has dominated the match from beginning to end. After the first half, the Priorians had the advantage of 54:42, while the third quarter had gained it firmly, 24:9, bringing the result to 78:51.

    In the last ten minutes, the Union has maintained its supremacy and recorded victory by forty-three points.

    Divine Myles was among the most prominent in the Union with sixteen points and six assisting points. Shannon Shorter scored eighteen points, and Ario Bailey and Gian Clawll out of fifteen.

    At Rahovez 029, the most prominent was Edmund Kryeziu with eighteen points, six jumps, and an assistant.

    The Rahovecas team is facing financial difficulties, and in this match it was presented with only a foreign basketball player. Jabari Craig has scored ten points and ten jumps.

    After this victory, the Union has sixteen points as much as Trepca and Bora. Rahovez 029 remains at the bottom of the table with eleven points, as do Peja and the Brotherhood.

    Source Layer: RTKLive

  • Burri ia prezantoi gruan shefit të Nvidia-s: Jeta e pazakontë e Alice Huang, aferat intime dhe misteri që tronditi një perandori miliardëshe

    Burri ia prezantoi gruan shefit të Nvidia-s: Jeta e pazakontë e Alice Huang, aferat intime dhe misteri që tronditi një perandori miliardëshe

    Një mesazh në mes të natës, një bashkëshort që dukej se e pranonte lidhjen e gruas me miliarderin dhe fotografi që sot shihen krejt ndryshe. Pas historisë sentimentale fshihet një rrjet biznesesh, parash dhe dyshimesh që ka vënë në lëvizje edhe inteligjencën amerikane

    Një natë qershori të vitit 2024, në një lokal në Taipei, disa drejtues të industrisë së teknologjisë po bisedonin pas një aktiviteti profesional. Mes tyre ndodhej një grua kineze, e cila dukej se njihte personalisht një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së teknologjisë.

    Kur biseda u përqendrua te Jensen Huang, bashkëthemeluesi i Nvidia-s, ajo u tha të pranishmëve se mund ta bindte të vinte në lokal.

    Gruaja quhej Alice Huang.

    Ajo mori telefonin dhe i dërgoi një mesazh. Disa minuta më vonë, Jensen Huang u shfaq, porositi një uiski, qëndroi për pak kohë me të pranishmit dhe më pas u largua, duke thënë se ishte i lodhur.

    Në një fotografi të asaj nate, të dy shihen ulur pranë njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

    Në atë kohë, fotografia dukej krejt e zakonshme. Sot është bërë pjesë e një historie që ka tronditur një nga kompanitë më të fuqishme të botës.

    Episodi është dokumentuar nga The Wall Street Journal, bazuar në dëshminë e një drejtuesi të industrisë së teknologjisë që ishte i pranishëm në lokal.

    Por pyetja që gazetarët amerikanë nisën të shtronin më vonë nuk ishte vetëm se çfarë marrëdhënieje kishte Alice Huang me miliarderin.

    Kush ishte ajo dhe si kishte arritur të hynte në rrethin e tij më të afërt?

    Përgjigjja do t’i çonte gazetarët nga një provincë kineze te bankat ndërkombëtare, nga një biznes lojërash elektronike te procesorët më të kërkuar të inteligjencës artificiale.

    Dhe, mbi të gjitha, te një burrë që e njihte prej vitesh Jensen Huang.

    Nga provinca Hunan te qarqet financiare të Hong Kongut

    Alice Huang, e njohur edhe me emrin kinez Huang Le, vjen nga provinca Hunan, në jug të Kinës.

    Për fëmijërinë dhe familjen e saj dihet shumë pak. Edhe mosha vazhdon të jetë objekt raportimesh kontradiktore.

    Disa burime e përshkruajnë si grua rreth të dyzetave, ndërsa dokumente shkollore të publikuara në internet sugjerojnë se mund të jetë 49 vjeçe. Autenticiteti i këtyre të dhënave nuk është konfirmuar plotësisht.

    Një nga pjesët më të dokumentuara të biografisë së saj lidhet me studimet në Hong Kong.

    Sipas South China Morning Post, Huang ishte ndër studentet e para që përfunduan programin master në menaxhimin e mediave në Hong Kong Baptist University, më 2007.

    Një ish-bashkëstudent e kujton si person të qetë, të sjellshëm dhe të përkushtuar. Sipas tij, anglishtja e saj në atë kohë nuk ishte veçanërisht e rrjedhshme.

    Vite më vonë, njerëzit që do ta takonin në botën e biznesit e përshkruanin si grua me aftësi të mira komunikimi dhe lehtësi në krijimin e njohjeve.

    Sipas biografive profesionale të publikuara në Kinë, ajo kishte punuar edhe në televizionet Hunan TV dhe CCTV, megjithëse kjo pjesë e karrierës nuk është konfirmuar plotësisht nga mediat ndërkombëtare.

    Pas gazetarisë, Huang u orientua drejt financave.

    Në biografinë e saj përmenden HSBC, CITIC Securities dhe më vonë Shanghai Hexi Investment Management.

    Pikërisht kjo kompani do ta lidhte me një person të rëndësishëm për jetën e saj personale dhe profesionale.

    Burri që ia prezantoi gruan miliarderit

    Emri i tij është Kang Wei.

    Financier kinez, dikur një nga menaxherët e rinj më të suksesshëm të fondeve të investimit në Kinë, Kang kishte krijuar marrëdhënie të shumta me kompani teknologjike.

    Ai ishte themeluesi i Shanghai Hexi, ku Alice Huang mori një funksion drejtues dhe me të cilin zhvilloi disa biznese.

    Por marrëdhënia e tyre ishte shumë më tepër sesa profesionale.

    Sipas hulumtimit të gazetarit Lingling Wei, botuar më 12 nëntor 2026 në The Wall Street Journal, Kang Wei ishte bashkëshorti i Alice Huang.

    Dhe pikërisht ai ishte njeriu që ia kishte prezantuar gruan e tij Jensen Huang.

    Kang e njihte shefin e Nvidia-s prej rreth një dekade. Marrëdhënia e tyre ishte zhvilluar nëpërmjet bizneseve të teknologjisë, veçanërisht në kohën kur Nvidia njihej kryesisht për procesorët grafikë të përdorur në lojërat elektronike.

    Por një njohje e krijuar përmes biznesit, sipas raportimeve, u shndërrua në marrëdhënie sentimentale.

    Ajo që e bën historinë edhe më të pazakontë është sjellja e bashkëshortit.

    Sipas njerëzve që e njihnin çiftin dhe që kanë folur për The Wall Street Journal, Kang Wei dukej se e pranonte marrëdhënien e gruas së tij me Jensen Huang për rreth dy vjet.

    Ai madje fliste hapur me bashkëpunëtorë për afërsinë e tyre.

    Ndonjëherë, në formë shakaje, e quante Alice Huang asistenten personale të Jensen Huang.

    Nuk ka prova publike se çifti kishte një marrëveshje të caktuar për marrëdhënien, as se Kang e toleronte atë për përfitime financiare.

    Megjithatë, hollësia ka nxitur pyetje të reja: sa ngushtë lidheshin marrëdhëniet personale me interesat e tyre të biznesit?

    Fotografitë që merrnin një kuptim tjetër

    Gjatë viteve 2024 dhe 2025, Alice Huang u fotografua disa herë pranë Jensen Huang.

    Në maj 2025, gjatë një darke në Taipei, kamerat regjistruan momente afërsie mes tyre. Në pamje shihet Alice teksa e puth në faqe, ndërsa më vonë të dy largohen me të njëjtën makinë.

    Një hollësi tjetër, e raportuar nga The Wall Street Journal, është edhe më e pazakontë.

    Gjatë asaj darke, mediat lokale tajvaneze filmuan vajzën e Jensen Huang duke fotografuar të atin dhe Alice Huang.

    Nuk dihet nëse ajo ishte në dijeni të natyrës së marrëdhënies së tyre. Prandaj, prania e saj në atë moment nuk dëshmon asgjë për dijeninë e familjes.

    Megjithatë, këto pamje tregojnë se Alice nuk ishte një person që qëndronte vazhdimisht larg kamerave apo takimeve publike.

    Në fotografi, ajo ishte pranë miliarderit. Në dokumentet e biznesit, emri i saj shfaqej në një kompani që blinte procesorë të Nvidia-s.

    Dhe kjo lidhje e dyfishtë po tërhiqte interesimin e autoriteteve amerikane.

    Alice nuk ishte e vetmja lidhje intime e shefit të Nvidia-s

    Skandali mori një drejtim tjetër kur filluan të dilnin informacione për jetën private të vetë Jensen Huang.

    Më 8 nëntor 2026, ai pranoi publikisht se kishte tradhtuar bashkëshorten, me të cilën kishte qenë i martuar për rreth katër dekada.

    Në deklaratën drejtuar punonjësve të Nvidia-s, Huang kërkoi falje për lëndimin e familjes dhe zhgënjimin që u kishte shkaktuar njerëzve të kompanisë.

    Por pas kësaj deklarate, mediat amerikane zbuluan se historia nuk kufizohej te Alice Huang.

    Sipas raportimeve të The New York Times dhe Reuters, Jensen Huang kishte pasur edhe një marrëdhënie intime me Kimberly Powell, nënkryetaren e Nvidia-s për sektorin e kujdesit shëndetësor.

    Më 12 nëntor, Reuters zbuloi një tjetër marrëdhënie intime të miliarderit, këtë herë me një punonjëse tjetër të kompanisë, identitetin e së cilës agjencia vendosi të mos e publikonte.

    Pra, mediat ndërkombëtare kishin raportuar për tri marrëdhënie jashtëmartesore: me Alice Huang dhe me dy punonjëse të Nvidia-s.

    Kohëzgjatja dhe periudhat e sakta të këtyre marrëdhënieve nuk janë sqaruar plotësisht.

    Për Alice Huang, nuk ka raportime të besueshme që provojnë afera të tjera intime përveç marrëdhënies me Jensen Huang dhe lidhjes së saj me Kang Wei.

    Por skandali nuk mbeti vetëm çështje e jetës private.

    Më 12 nëntor 2026, Jensen Huang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s.

    Njeriu që kishte udhëhequr kompaninë që nga themelimi i saj më 1993 po largohej në mes të një krize që përfshinte njëkohësisht jetën personale, qeverisjen e kompanisë dhe sigurinë kombëtare.

    Nga lojërat elektronike te miliardat e inteligjencës artificiale

    Për ta kuptuar pse Alice Huang u kthye në objekt të hetimeve ndërkombëtare, duhet parë historia e një kompanie me emrin Megaspeed International.

    Ajo kishte nisur si një degë e një biznesi kinez të lojërave elektronike në Singapor, me emrin 7Road International.

    Në mars 2023, kompania ndryshoi emrin në Megaspeed dhe filloi të orientohej drejt qendrave të të dhënave dhe fuqisë kompjuterike për inteligjencën artificiale.

    Alice Huang u regjistrua si drejtoreshë e saj, ndërsa sipas hulumtimeve të Reuters dhe organizatës C4ADS, për një periudhë kishte edhe kontroll mbi aksionet.

    Kang Wei vazhdonte të ishte i përfshirë në zhvillimin e bizneseve të lidhura me të.

    Në vitin 2023, Megaspeed u bë pjesë e programit të partnerëve të Nvidia-s për shërbimet kompjuterike në cloud.

    Biznesi i kompanisë mbështetej te një produkt me kërkesë jashtëzakonisht të lartë: procesorët e avancuar të Nvidia-s.

    Sipas dokumenteve financiare, asetet e Megaspeed u rritën nga rreth 33 milionë dollarë në fund të vitit 2023 në afro tre miliardë dollarë më 2024.

    Një rritje e tillë tërhoqi vëmendjen e hetuesve.

    Autoritetet amerikane nisën të shqyrtonin mundësinë që procesorët e avancuar të Nvidia-s po përfundonin te klientë kinezë në kundërshtim me kufizimet amerikane të eksportit.

    Por këto dyshime nuk përbëjnë provë se Alice Huang apo Megaspeed kanë kryer shkelje.

    Kompania i ka kundërshtuar pretendimet për veprimtari të paligjshme.

    Zyra pothuajse bosh, ndërsa biznesi vlente miliarda

    Një tjetër hollësi e çuditshme u zbulua nga CBS News.

    Sipas hulumtimit të publikuar në nëntor 2026, selia e regjistruar e Megaspeed në Singapor kishte fare pak veprimtari të dukshme.

    Dyshime u ngritën edhe për disa adresa të kompanisë jashtë Singaporit.

    Në Australi, një degë kishte të regjistruar si drejtues një shitës gazetash. Ndërsa në Malajzi, një prej adresave të përmendura në raportimet ndërkombëtare lidhej me një lokal të amortizuar.

    Këto zbulime nuk provojnë se kompania ishte fiktive apo se kryente veprimtari të paligjshme.

    Por ngritën një pyetje të rëndësishme: si mund të kishte një rrjet kaq të pazakontë adresash një kompani që raportonte asete prej miliarda dollarësh?

    Në të njëjtën kohë, Alice dhe Kang, sipas investitorëve të intervistuar nga The Wall Street Journal, kishin prezantuar projekte të reja për qendra të të dhënave në Kinë dhe Azinë Juglindore.

    Disa investitorëve u kishin folur edhe për mundësinë e trefishimit të kapitalit brenda tre vjetësh.

    E kaluara që u bë gjithnjë e më e vështirë për t’u rindërtuar

    Ndërsa historia po merrte përmasa ndërkombëtare, gazetarët nisën të hetonin më thellë biografinë e Alice Huang.

    Por përgjigjet ishin të pakta.

    The Washington Post raportoi se një pjesë e llogarive të saj në rrjetet sociale nuk ishin më të qasshme, ndërsa të dhënat për punët e mëparshme dhe vendlindjen ishin të vështira për t’u konfirmuar.

    Një episod tërhoqi vëmendje të veçantë.

    Bai Jie, ish-prezantuese e televizionit shtetëror CCTV, publikoi në rrjetin kinez Weibo një postim ku pretendonte se e njihte Alice Huang nga koha kur punonin në gazetari.

    Pak orë më vonë, postimi u zhduk.

    Bai më pas mohoi se e kishte bërë deklaratën, ndërsa llogaria e saj u kufizua nga publikimi i mesazheve të reja.

    As ky episod nuk provon ndonjë përfshirje në spiunazh. Megjithatë, ilustron vështirësinë e gazetarëve për të ndërtuar një biografi të besueshme.

    Edhe pyetjet për martesën, familjen, moshën dhe jetën e saj të përditshme kanë mbetur pjesërisht pa përgjigje.

    Nga marrëdhënia sentimentale te dyshimet për spiunazh

    Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë The New York Times dhe The Wall Street Journal, zyrtarë amerikanë të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang mund të jetë rekrutuar nga shërbimet kineze të sigurisë për të mbledhur informacione për Jensen Huang dhe biznesin e Nvidia-s.

    Një shqetësim i veçantë lidhet me mundësinë e ndikimit mbi politikat e shitjes së procesorëve amerikanë në Kinë.

    Megjithatë, provat mbi të cilat mbështeten këto dyshime nuk janë bërë publike.

    Qeveria kineze i ka hedhur poshtë akuzat si të pabazuara.

    Më 12 nëntor, Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se ende nuk kishte arritur në një përfundim nëse Alice Huang kishte vepruar si spiune.

    Ndërkohë, autoritetet e Singaporit konfirmuan se gjatë vitit 2025 ia kishin mbajtur pasaportën gjatë një hetimi për transaksione të mundshme të dyshimta me serverë.

    Në shkurt 2026, pasaporta iu kthye dhe ajo u largua nga Singapori, por iu ndalua rihyrja.

    Sipas autoriteteve, nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar se kishte kryer vepër penale. Megjithatë, policia konstatoi se kishte dhënë informacione të pasakta për rolin e saj në kompani.

    Autoritetet sqaruan se hetimi i Singaporit nuk kishte të bënte me spiunazhin.

    Në një zhvillim tjetër, The Wall Street Journal raportoi se edhe Kang Wei ishte ndaluar për një periudhë në Shangai, në lidhje me hetime për manipulim të mundshëm të tregut të aksioneve, përpara se të lirohej.

    As ky raportim nuk provon fajësinë e tij.

    Dhe një tjetër zbulim: Jensen Huang kishte fshehur natyrën e marrëdhënies nga drejtuesit e Nvidia-s

    Më 14 nëntor 2026, Reuters publikoi një hulumtim që shtoi një tjetër dimension në histori.

    Sipas dy personave të njohur me çështjen dhe korrespondencës së brendshme të shqyrtuar nga agjencia, Jensen Huang kishte dhënë informacione çorientuese për marrëdhënien me Alice Huang te disa drejtues të Nvidia-s.

    Mes tyre përmendeshin këshilltari kryesor ligjor Tim Teter dhe drejtoresha e marketingut Alison Wagonfeld.

    Në komunikime të tetorit 2026, Jensen e kishte paraqitur marrëdhënien me Alice si pjesë normale të kontakteve profesionale me klientët.

    Sipas Reuters, ai kishte diskutuar madje mundësinë e veprimeve ligjore kundër The New York Times, pas raportimeve të gazetës për kontaktet me Alice Huang. Një padi e tillë nuk u paraqit.

    Ky zbulim shtoi pyetjet për mënyrën se si drejtuesi i kompanisë kishte menaxhuar një marrëdhënie personale me një person të lidhur me biznesin e Nvidia-s.

    Ku është sot Alice Huang?

    Më 15 nëntor 2026, Megaspeed publikoi një deklaratë të re.

    Kompania njoftoi se Alice Huang ishte larguar zyrtarisht prej saj më 30 gusht 2025 dhe se aktualisht nuk kishte asnjë funksion në strukturat e saj.

    Megaspeed mohoi shkeljet e pretenduara dhe bëri të ditur se kishte angazhuar këshilltarë ligjorë të jashtëm për një hetim të brendshëm.

    Sa i përket vendndodhjes së Alice Huang, Reuters ka raportuar se Bloomberg, duke iu referuar personave të njohur me çështjen, e kishte lokalizuar atë në Pekin. Kjo nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

    Ajo vetë ende nuk ka dhënë një deklaratë publike të hollësishme për marrëdhënien me Jensen Huang, për akuzat apo për rolin e saj në Megaspeed.

    Dhe pikërisht mungesa e versionit të saj lë të hapura pyetjet më të rëndësishme të historisë.

    A ishte kjo një marrëdhënie sentimentale që u ndërthur me interesat e biznesit? A përfituan njerëzit përreth saj nga afërsia me shefin e Nvidia-s? Apo dyshimet për spiunazh do të mbeten një histori e ngritur mbi informacione që publiku ende nuk i ka parë?

    Përgjigjet nuk janë dhënë.

    E sigurt është se Alice Huang kaloi nga një karrierë pak e njohur në mediat dhe financat kineze në qendër të një skandali ndërkombëtar që ndikoi në drejtimin e Nvidia-s dhe ngriti shqetësime për sigurinë teknologjike të Shteteve të Bashkuara.

    Dikur mjaftonte një mesazh i saj që Jensen Huang të paraqitej në një lokal në Taipei.

    Sot, gazetarët ndërkombëtarë po përpiqen të marrin prej saj një përgjigje shumë më të rëndësishme.

    Cila është historia që Alice Huang nuk e ka treguar ende? /Telegrafi/

  • Gruaja e Michael J. Fox: Duhet ta përballosh çdo ditë në luftën me sëmundjen e Parkinsonit

    Gruaja e Michael J. Fox: Duhet ta përballosh çdo ditë në luftën me sëmundjen e Parkinsonit

    Tracy Pollan, gruaja e aktorit Michael J. Fox, zbuloi se si çifti mbetet pozitiv pavarësisht betejës së tij me sëmundjen e Parkinsonit dhe çfarë i bën ata të lumtur çdo ditë.

    Pollan mbështeti Fox në galën bamirëse të fondacionit të tij në Nju Jork të shtunën, ku ajo foli për revistën People rreth mënyrës se si po përballen me sëmundjen e tij.

    “Mendoj se duhet të ecësh ditë pas dite. Duhet të shikosh atë që ke përpara dhe të qëndrosh në moment, dhe nëse ai moment është i duhuri, je aty”, tha Pollan.

    Ajo shtoi se ajo dhe Fox, të cilët janë të martuar që nga viti 1988, kanë shije krejtësisht të ndryshme për librat dhe atë që shikojnë. Megjithatë, të dy gjithmonë shijojnë një vakt të mirë, kështu që janë vaktet së bashku ato që i bëjnë të lumtur çdo ditë.

    Galaja “Një gjë qesharake ndodhi gjatë rrugës për të kuruar sëmundjen e Parkinsonit” u mbajt për herë të 26-të në hotelin Waldorf Astoria. Paratë e mbledhura shkojnë për kërkimin mbi sëmundjen e Parkinsonit dhe kërkimin e një kure. Prezantuesi i mbrëmjes ishte Denis Leary, performuan John Mayer dhe Brad Paisley, ndërsa komedianët Josh Johnson dhe Tom Papa argëtuan audiencën.

    Pollan theksoi se gala feston punën e fondacionit dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me të për më shumë se 20 vjet, dhe se paratë e mbledhura shkojnë direkt për shkencëtarët.

    “Po shohim vërtet shumë përparim,” tha ajo.

    Fox u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 1991 dhe themeloi fondacionin në vitin 2000. /Telegrafi/

  • Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

    Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

    Anglia po e “shpartallon” Spanjën, ia shënon edhe golin e tretë

    Kombëtarja e Anglisë po fiton thellë kundër asaj të Spanjës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Përbrenda katër minutash, Anglia në pjesën e dytë ia realizoi edhe dy gola të tjerë Spanjës, duke thelluar rezultatin në 0-3 në Metropolitano Stadium të Madridit.

    Golat u shënuan nga Ezri Konsa me kokë dhe Ben White nga një top i servuar ndaj tij nga Jude Bellingham.

    Golin e parë e shënoi Harry Kane nga pika e bardhë në pjesën e parë.

    Të dyja kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin në çerekfinale, por kjo përballje është vendimtare për përcaktimin e vendit të parë në grup. Spanja kishte fituar 3:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Wembley”. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • England’s moving on. Spain scores third goal

    The National Society of England is taking a deep victory against Spain’s in the valuable match for the League of Nations.

    Within four minutes England in the second half achieved two more goals to Spain, deepening the score to 0-3 at Metropolitan Stadium in Madrid.

    The golettes were marked by Ezra Consa with the head and Ben White by a ball held against him by Jude Bellingham.

    The first goal was marked by Harry Kane from the white dot to the first.

    Both nationals have already secured the qualifications in the quarterfinals, but this confrontation is crucial for determining the first country in the group. Spain had won 3:2 in the first match held at Wembley. /Insander.org/

    Source Layer: Insander