Category: Lajme

  • Trepça e fiton derbin ndaj Pejës në “Karagaçi”

    Trepça e fiton derbin ndaj Pejës në “Karagaçi”

    Peja vazhdon të kalojë nëpër një periudhë të vështirë, pasi ka pësuar humbjen e shtatë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Skuadra pejane, pavarësisht ndryshimeve të bëra në përbërje, nuk arriti t’i japë fund serisë negative, duke u mposhtur të dielën mbrëma nga Trepça me rezultat të ngushtë 85:83, në derbin e xhiros së nëntë, të zhvilluar në palestrën “Karagaçi”.

    Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët fituan çerekun e parë 23:22 dhe shkuan në pushim me epërsi prej dy pikësh, 47:45.

    Megjithatë, kampionia në fuqi reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 27:12, duke krijuar një epërsi prej 13 pikësh (72:59) para dhjetë minutave të fundit.

    Trepça dukej se e kishte siguruar fitoren kur, 3:38 minuta para fundit, ishte në epërsi 80:68. Por Peja nuk u dorëzua dhe nisi një rikthim të fuqishëm, duke u afruar fillimisht në 80:76, me 1:49 minuta të mbetura.

    Vendasit arritën ta ngushtonin diferencën deri në vetëm dy pikë, por mitrovicasit arritën ta menaxhonin epërsinë dhe të largoheshin nga Peja me fitoren e radhës.

    Më efikasi te Trepça ishte Shawn Jones me 13 pikë e 11 kërcime, ndërsa Dardan Kapiti kontribuoi me 16 pikë e katër kërcime. Nga 13 pikë realizuan edhe Ja’Cori Payne dhe Drew Thelwell.

    Te Peja shkëlqeu Dominic Artis me 26 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime. Gray Ricks shtoi 16 pikë, ndërsa Xavier Johnson regjistroi dyshifror të dyfishtë me 12 pikë e dhjetë kërcime.

    Në këtë takim nuk ishte i pranishëm Dardan Berisha, të cilin Peja e riktheu gjatë javës në skuadër.

    Me këtë fitore, Trepça vazhdon serinë pozitive prej gjashtë triumfesh radhazi në Superligë dhe kryeson tabelën me 16 pikë. Në anën tjetër, Peja mbetet në pjesën e poshtme të renditjes me 11 pikë.

    Vlen të theksohet se fitorja e fundit e Pejës në parket ishte pikërisht ndaj Trepçës, në xhiron e dytë, më 26 shtator, kur triumfoi në Mitrovicë me rezultat 87:81. Ndërsa në xhiron e parë kishte fituar zyrtarisht ndaj Sigal Prishtinës./Telegrafi/

  • NATO anulon samitin e planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme

    NATO anulon samitin e planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme

    NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të lartë gjatë kësaj periudhe.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë mund të mbahet në vitin 2028, pasi është vendosur që takimi i planifikuar për vitin 2027 të mos zhvillohet.

    Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se samitet e liderëve do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.

    Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te takimi i liderëve. Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare nuk do të zhvillojnë takimin e planifikuar për tetor të vitit 2027.

    Po ashtu, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen vetëm një herë gjatë vitit të ardhshëm, në vend të dy takimeve që mbaheshin zakonisht.

    Vendimi për reduktimin e takimeve të nivelit të lartë vjen në një periudhë tensionesh brenda Aleancës lidhur me shpenzimet për mbrojtjen, si dhe zhvillimet që lidhen me Iranin dhe luftën në Ukrainë.

    Kështu, Shqipëria, e cila ishte paraparë të mirëpriste liderët e vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2027, mund të presë samitin e radhës në vitin 2028, sipas deklaratës së Ramës.

  • Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

    Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

    Kthesë e papritur në gjigantin teknologjik: Jensen Huang po shqyrton rikthimin në krye të Nvidia-s pas skandalit me “spiunen kineze”

    Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen e bujshme pas raportimeve për afera me një grua të dyshuar si spiune kineze dhe një vartëse të saj, Jensen Huang po shqyrton mundësinë e rikthimit në postin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia-s, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley po ushtrojnë presion të madh mbi bordin e kompanisë.

    Sipas burimeve të afërta me zhvillimet, Huang ka diskutuar skenarin e kthimit në krye të prodhuesit gjigant të çipave – me vlerë 4 trilionë dollarë – me bashkëpunëtorët e tij më të besuar. Këto lëvizje po ndodhin në kohën kur bordi i Nvidia-s po zhvillon një hetim të pavarur mbi sjelljen e tij, e cila shkaktoi një krizë të paprecedentë lidershipi këtë javë.

    “Dhomë lufte” në Silicon Valley dhe kërkim mbështetjeje në Shtëpinë e Bardhë

    Një aleat i Huang i ka thënë prestigjiozes Financial Times se drejtues të lartë në Silicon Valley po formojnë një të ashtuquajtur “dhomë lufte” për të lobuar fuqishëm për rikthimin e ish-shefit të Nvidia-s, duke kërkuar madje edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

    “Të gjithë ata që luajnë një rol të rëndësishëm në industrinë e teknologjisë – përveç ndoshta laboratorëve të teknologjisë së fundit – kanë konsideratë të lartë për Jensenin”, është shprehur ky burim, duke konfirmuar se kjo fushatë lobuese ka miratimin e vetë Huang.

    Përkrahja për të nuk mungon as brenda kompanisë, ku një pjesë e punonjësve besnikë kanë dalë publikisht pas dorëheqjes së tij dhe kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar rikthimin e menjëhershëm të tij.

    Pengesat nga Uashingtoni dhe emrat për pasardhës

    Megjithatë, ky rikthim mund të hasë në rezistencë të fortë politike në Uashington:

    Kundërshtimi nga Thesari: Sekretari i Thesarit, Scott Besant, bëri thirrje të dielën për ndryshime rrënjësore në udhëheqjen e kompanisë pas largimit të Huang.

    Lëvizjet e bordit: Financial Times raportoi të premten se bordi i Nvidia-s i ishte drejtuar CEO-s së Arm, Rene Haas, si një pasardhës i mundshëm i Huang, ndonëse vetë kompania Nvidia deklaroi se ende nuk ka nisur asnjë proces “formal” për zëvendësimin e tij.

    Burimi: Sinjali

  • Unexpected turning into the technological giant: Jensen Huang is considering the return to the lead of Nvilia after the scandal with the Chinese hospital.

    Just a few days after he resigned his sensational resignation after reporting to a woman suspected of being a Chinese spy and her subordinate, Jensen Huang is considering the possibility of a return to the post of Executive Director of Nvivia, while his allies at Silicon Valley are putting great pressure on the company board.

    According to sources close to developments, Huang has discussed the scenario of returning to the top of the giant chip manufacturer worth $4 trillion worth of dollars with his most trusted associates. These movements are taking place at a time when the Navia board is conducting an independent investigation into its behaviour, which caused an unprecedented leadership crisis this week.

    We’re fighting in Silicon Valley and looking for support at the White House.

    An ally of Huang has told the Financial Times that senior leaders in Silicon Valley are forming a so-called war campaign to lobby strongly for the return of the former head of Nvivia, even seeking the support of the White House.

    Everyone who plays an important role in the technology industry except maybe recent technology labs have high regard for Jensen, this source has expressed itself, confirming that this lobby campaign has Huang’s own approval.

    His support is not missing even within the company, where some of the faithful workers have gone out publicly after his resignation and signed an open letter demanding his immediate return.

    Washington hurdles, names for successor

    However, this return could be met in strong political resistance in Washington:

    Treasure Opposition: Treasury Secretary Scott Besant called on Sunday for radical changes in the company’s leadership after Huang left.

    Board movements: The Financial Times reported on Friday that the Nvivia board was addressed to Arm CEO Rene Haa, as a potential descendant of Huang, though the Naviia company itself stated that no formal process has yet been launched for his replacement.

    Source Layer: Signal

  • Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

    Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

    “Super-taksa, për kë mban apartamente bosh, këdo që ka vila në bregdet si dhe një çmim të shimëfishuar për ujin që përdoret për pishinat.”

    Kush ka një banesë në pronësi do të paguajë më shumë taksa. Edhe më shumë para do të nxjerrë nga xhepi cilido që ka dy ose më shumë apartamente në zotërim. Projektligji që parashikon ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme doli për Konsultim publik.

    Konfirmohet se në vitin 2026 taksimi i pronave nuk do të bëhet me çmim reference, por me vlerë tregu. Ky është ndryshimi i parë rrënjësor pasi kjo do të thotë që vlera e pronës do të jetë më e lartë, rrjedhimisht edhe taksa mbi të. Kjo taksë që do të na vilet përmes faturës së ujit.

    “Ndryshmi i dytë rrënjësor lidhet me skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme. Për apartamentet për banim, taksa është 0.05 për qind. Ajo do të rritet nga 0.1 në 0.2 për qind, në varësi të asaj që do të vendosë Këshilli Bashkiak Vendor.”

    Me 0.15 deri në 0.25 të vlerës së ndërtesës do të taksohen qendrat tregtare, pronat bujqësore dhe ato industrial.

    Ata që nuk i përfundojnë objektet në afat do kenë një taksë shumë më të kripur, plot 30 për qind të vlerës së pronës.

    “Për ata që zotërojnë një banesë edhe pse ndryshon skema, vlera e taksës mbetet e njëjtë. Me gjithë rritjen pragut të taksimit në 0.1 për qind, gjysma do të zbritet. Ajo që ndryshon për ta është taksimi me vlerën e tregut dhe jo më me çmim reference, që do të thotë se gjithsesi do të duhet të shpenzojnë ca para më shumë nga sa paguajnë sot.”

    Për ata që zotërojnë dy banesa, taksa për apartamentin e parë nuk ndryshon ndërsa për të dytin do të rritet në segmentin 0.1 deri në 0.2 për qind, në varësi të bashkisë ku gjendet.

    Konkretisht për një individ që zotëron dy apartamente me vlerë 8 milionë lekë secili (rreth 90 mijë euro), pagesa për taksën e banesës së parë mbetet 4 mijë lekë (45 euro) ndërsa për të dytën bëhet 12 mijë lekë (130 euro)./A2 CNN

  • Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

    Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

    Një burrë nga Karolina e Veriut, në SHBA, ka fituar 100 mijë dollarë në lotari, falë numrave që kishte zgjedhur së bashku me vajzën e tij.

    Alvester Perry ka tregua se ai dhe vajza e tij, kanë një traditë të përbashkët të zgjedhjes së numrave të lotarisë.

    Këtë herë, tradita familjare u solli një fitore të madhe.

    Ai ka treguar se një pjesë të parave do t’i përdorë për të shlyer detyrimet e mbetura për shtëpinë e familjes, ndërsa pjesën tjetër do ta ruajë për të ardhmen e vajzës së tij.

    Kështu, një traditë e thjeshtë mes babait dhe vajzës u shndërrua në një fitore që pritet t’i sjellë familjes më shumë siguri financiare. /Telegrafi/

  • He chose numbers with his daughter, the American wins the lottery.

    A man from North Carolina, U.S.A., has won 100 grand in the lottery, thanks to the numbers he had chosen with his daughter.

    Alvester Perry has shown that he and his daughter have a common tradition of selecting lottery numbers.

    This time, family tradition won them a great victory.

    He has shown that some of the money he will use to pay off remaining obligations for his family home, while the rest will be preserved for his daughter’s future.

    Thus, a simple tradition between father and daughter became a victory that is expected to bring more financial security to the family. /Telegraphy/

  • Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel është interpretuar një këngë nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës.

    Në një reagim në platformën X, Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kritikuar faktin se një aktivitet i organizuar në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së i ka dhënë hapësirë nacionalizmit serb.

    Ai ka theksuar se kënga në fjalë është shkruar në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po ushtronte represion ndaj tyre.

    “Një këngë nacionaliste serbe që mohon shtetësinë e Kosovës, e shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

    Kryenegociatori kosovar ka kërkuar që komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të japë shpjegime për mënyrën se si ka ndodhur kjo dhe të tregojë se çfarë masash do të ndërmerren.

    Zulfaj ka ngritur gjithashtu çështjen e mospërfshirjes së Kosovës në këtë forum, duke vënë në pah se, sipas tij, Kosova është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe se është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

    “Do t’ia lëmë komisioneres Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo, çfarë masash do të ndërmarrë dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte i ftuar”, ka shkruar ai./Telegrafi.

  • Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

    Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

    Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Dublin, aty ku do ta zhvillojë ‘finalen’ për vendin e dytë në tabelë.

    “Dardanët” kanë nevojë për së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, gjë që nevojitet edhe për të zënë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”.

    Pa Veldin Hoxhën dhe Edon Zhegrovën, që mungojnë shkaku i kartonit të kuq, respektivisht lëndimit, Kosova ka udhëtuar për në Irlandë.

    FFK-ja publikoi pamjet derisa lojtarët mbërrijnë në Dublin, aty ku nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, derisa përballjen e luajnë të martën.

    Rikujtojmë, sfida Irlandë – Kosovë zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45./Telegrafi/

  • Si t'i pastroni ulëset e veturës me një produkt që e keni në kuzhinë?

    Si t’i pastroni ulëset e veturës me një produkt që e keni në kuzhinë?

    Në treg gjenden produkte të shumta për pastrimin e pjesës së brendshme të veturës, por jo gjithmonë është e nevojshme të shpenzoni para për produkte të specializuara.

    Një alternativë e thjeshtë dhe ekonomike është soda e bukës, e cila mund të ndihmojë në largimin e njollave dhe aromave të pakëndshme nga ulëset e veturës.

    Për të përgatitur përzierjen, mjafton të kombinoni dy lugë gjelle sodë buke me një lugë gjelle ujë, derisa të krijohet një masë në formë paste.

    Vendoseni përzierjen mbi njollë dhe lëreni të veprojë për 30 sekonda deri në pesë minuta.

    Më pas, pastrojeni butësisht me një sfungjer ose furçë dhe largoni mbetjet me një leckë të lagur.

    Për njollat më të vështira, përzierja mund të lihet të veprojë deri në 30 minuta.

    Megjithatë, nëse vetura ka ulëse prej lëkure, duhet të shmangni fërkimin me sodë buke dhe të ndiqni rekomandimet e prodhuesit.

    Soda e bukës largon edhe aromat e pakëndshme

    Përveç njollave, soda e bukës mund të ndihmojë edhe në reduktimin e aromave të pakëndshme brenda veturës.

    Mjafton të shpërndani pak sodë buke mbi sipërfaqen prej pëlhure, ta lini të veprojë për të paktën 15 minuta dhe më pas ta largoni me fshesë elektrike.

    Megjithëse kjo metodë nuk garanton eliminimin e aromave të forta, si ajo e cigareve, mund të jetë efektive për aromat e lehta.

    Për papastërtitë më të thella mund të nevojitet pastrim profesional, por për njollat e zakonshme soda e bukës mbetet një zgjidhje e lirë dhe praktike. /Telegrafi/