Category: Lajme

  • Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në Maqedoninë e Veriut bie për 31% brenda një dekade

    Në 60 komuna ka më shumë vdekje se lindje, nataliteti në Maqedoninë e Veriut bie për 31% brenda një dekade

    Në 60 nga 80 komunat e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2025 në vend kanë lindur 15.850 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.287 persona. Janë regjistruar 4.437 vdekje më shumë sesa lindje.

    Ndryshe nga shumica e komunave të vendit, Haraçina, Saraji, Studeniçani, Çairi dhe Shuto Orizarja, në vitin 2025, kanë regjistruar më shumë lindje.

    Sa i përket shtimit të natalitetit, Haraçina prin me dallimin më të madh mes lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë vitit të kaluar në Haraçinë, janë regjistruar 240 lindje dhe 64 vdekje, apo 176 lindje më shumë se vdekje.

    Bilanc pozitiv është regjistruar edhe në Saraj dhe Studeniçan, me nga 297 lindje më shumë se vdekje, ndërsa në Çair diferenca është 274 persona. Në Shuto Orizare janë regjistruar 155 lindje më shumë se vdekje.

    Komunat me më shumë lindje sesa vdekje gjatë vitit 2025

    Komuna Të lindur më shumë se sa të vdekur Shtimi natyror për 1,000 banorëHaraçinë +176 +13,2 %Studeniçan +297 +12,9 %Saraj +297 +7,5 %Zelenikovë +25 +7,3 %Shuto Orizarë +155 +5,9 %Çuçer-Sandevë +41 +4,4 %Çair +274 +4,3 %Likovë +90 +3,9 %Sopishtë +23 +3,4 %Çashkë +21 +2,6 %.

    Situata më alarmante me rënien e natalitetit paraqitet në komunat e vogla.

    Në Berovë vitin e kaluar janë regjistruar 47 lindje, kundrejt 174 vdekjeve. Në Debërcë kanë lindur vetëm 15 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 61 persona. Ngjashëm është edhe në Llozovë, ku janë regjistruar vetëm 8 lindje ndërsa ka pasur 35 vdekje.
    Komunat me më shumë vdekje se sa lindje gjatë vitit 2025

    Komuna Të lindur Të vdekur Bilanci

    Zërnovc 9 37 -28Debërcë 15 61 -46Lozovë 8 35 -27Berovë 47 174 -127Për krahasim, në nivel shtetëror, numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur nga 23.075 në vitin 2015, në 15.850 në vitin 2025. Kjo paraqet një rënie prej rreth 31,3 % brenda një dekade, apo mbi 7.200 lindje më pak në vit. / Alsat.mk

  • Këngëtarja Donna Dafi paralajmëron këngën e re "Enemy", publikohet këtë të premte

    Këngëtarja Donna Dafi paralajmëron këngën e re “Enemy”, publikohet këtë të premte

    Donna Dafi, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, “Enemy”, i cili do të publikohet këtë të premte, më 20 nëntor.

    Lajmin artistja e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku prezantoi një fragment të shkurtër nga projekti i ri, të realizuar në bardhezi dhe me një atmosferë të errët, elegante e misterioze.

    “Nuk e dija se i dashuri im ishte… armiku im”, shkroi Donna krahas paralajmërimit, duke lënë të kuptohet se kënga do të sjellë një rrëfim për dashurinë, zhgënjimin dhe zbulimin e një të vërtete të dhimbshme.

    Singer Donna Duffy warns new song “ Enemy” published this Friday Foto: Donna Dafi/Instagram

    Vetë titulli “Enemy”, që në shqip do të thotë “Armiku”, paralajmëron një projekt me ngarkesë të fortë emocionale. Pamjet e para krijojnë përshtypjen e një kënge më intensive dhe dramatike, përmes së cilës Donna pritet të shfaqë një tjetër dimension të krijimtarisë së saj.

    Projekti i ri vjen pas këngës “Good Morning”, e cila mori vëmendjen e mediave muzikore ndërkombëtare në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Japoni.

    Foto: Donna Dafi/Instagram

    Me publikimet e saj, Donna Dafi po ndërton një identitet gjithnjë e më të dallueshëm, duke bashkuar muzikën pop me modën dhe rrëfimin kinematografik.

    Me “Enemy”, artistja pritet të hapë një kapitull të ri, më të errët dhe më emocional, duke zgjuar që tani kureshtjen e publikut. Postimin paralajmërues mund ta shihni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram. /Telegrafi/

  • Singer Donna Duffy warns new song “ Enemy” published this Friday

    Singer Donna Duffy warns new song “ Enemy” published this Friday

    Donna Duffy, has warned her newest music project, “Eenemy,” which will be published on Friday, November 20.

    The news was made known through a post in her official account at the Instagram, where she presented a brief fragment from the new project, carried out in white and with a dark, elegant and mysterious atmosphere.

    I didn’t know my boyfriend was… my enemy, wrote Donna along with the warning, suggesting that the song would bring a confession of love, disappointment and discovery of a painful truth.

    Singer Donna Duffy warns new song “ Enemy” published this Friday Photo: Donna Dafi/Instagram

    The title itself, “Eenemyʹ, which in Albanian means enemy, warns a project with strong emotional burdens. The first images create the impression of a more intense and dramatic song through which Donna is expected to display another dimension of her creativity.

    The new project follows the song Food Morning, which received the attention of international music media in the United Kingdom, Germany and Japan.

    Photo: Donna Dafi/Instagram

    With its publication, Donna Duffy is building an increasingly distinctive identity, joining pop music with fashion and cinematic narrative.

    With ‘%Emeny ‘%, the artist is expected to open a new chapter, darker and more emotional, waking up the public’s curiosity even now. You can see the warning post in Donna Dafi’s official account in the Instagram. /Telegraphy/

  • Konsumimi dhe shitja e pijeve energjike nën 18 vjeç, ende sfidë dhe dukuri shqetësuese

    Konsumimi dhe shitja e pijeve energjike nën 18 vjeç, ende sfidë dhe dukuri shqetësuese

    Pijet energjike vazhdojnë të shiten lirshëm për të rinjtë në Kosovë.

    Janë vetëm disa nga pijet energjike që mund të gjenden lehtësisht në tregun e Kosovës. Pije si këto vazhdojnë të jenë në duart e shumë të rinjve, të cilët shpesh i konsumojnë pa qenë të vetëdijshëm për përmbajtjen e tyre dhe për pasojat në shëndetin e tyre. Në shumë raste, shitja e tyre bëhet pranë shkollave si dhe duke mos u verifikuar mosha e tyre.

    Edhe njohës të arsimit ngrenë shqetësimin se këto pije mbeten lehtësisht të qasshme në kioska dhe markete pranë shkollave të cilat promovojnë dhe ekspozojnë këto produkte.

    Ndërkaq, për ndikimin në shëndetin e të rinjve flasin edhe kardiologët.

    Përballë kësaj situate, nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete në mbrojtjen e të miturve.

    “Qeveria duhet të jetë shumë transparente, llogaridhënëse dhe me ne ta ndajë përgjegjësinë, sepse ne jemi ata që rrezikohemi dhe ne jemi ata që financojmë nëpërmjet buxhetit që gjenerojmë. Këto janë 2 obligime themelore. Qytetari konsumator në këtë aspekt, në këtë lami, të informohet, të edukohet, të arsimohet, t’i mundësohet kulturë, arritje dhe ngritje kulture dhe të vetëdijësohet. Nuk ka tjetër formulë tjetër”, tha për RTK, Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës së Konsumatorëve.

    Kuvendi i Kosovës kishte miratuar vetëm në lexim të parë Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç. Qëllimi i projektligjit është mbrojtja e shëndetit të personave nën 18 vjeç nga efektet negative të pijeve energjike. Projektligji po ashtu parasheh sanksione me gjobë ndaj personave fizikë dhe juridikë që shesin, ofrojnë ose reklamojnë për shitje pije energjike në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

    RTK ka pyetur edhe në Inspektoratin e Tregut, por të dielen nuk ka marrë përgjigje.

    Burimi: RTKLive

  • Consumerisation and sale of energy beverages under 18, still challenging and disturbing phenomena

    Energy drinks continue to sell freely to young people in Kosovo.

    There are only some of the energy drinks that can easily be found on the Kosovo market. Drinks like these continue to be in the hands of many youths, who often consume them unaware of their content and the consequences to their health. In many cases, the sale is done near schools, as well as failing to verify their age.

    Even education connoisseurs raise concern that these drinks remain easy to access to and brands near schools that promote and expose these products.

    Meanwhile, cardiologists also speak of the impact on young health.

    In the face of this situation, consumer protection organisations require that institutions responsible take concrete measures in protecting minors.

    The government has to be very transparent, accounting and with us to share responsibility, because we are the ones who are endangered and we are the ones who finance through the budget that we generate. These are two basic obligations. Consumer citizen in this regard, in this regard, to be informed, educated, educated, allowed to culture, achievement and growth, and to become conscious. There is no other formula, he said about RTK, Ceatin Kachanicik, chairman of the Consumers Association.

    The Kosovo Assembly had only approved the draft law on preventing the use of energy drinks for persons under the age of 18. The purpose of the bill is to protect the health of under 18 people from the negative effects of energy beverages. The bill also envisions fine sanctions against the physical and legal persons they sell, offer or advertise energy beverages contrary to the provisions of this law.

    RTK has also asked in the Market Inspectorate, but Sunday has received no answers.

    Source Layer: RTKLive

  • Kriza ekonomike: Kosovarët zhyten në borxhe me kartela krediti (VIDEO)

    Kriza ekonomike: Kosovarët zhyten në borxhe me kartela krediti (VIDEO)

    Kriza ekonomike: Kosovarët zhyten në borxhe me kartela krediti (VIDEO)

    Mbi 218 mijë kredit-kartela janë në përdorim në Kosovë, ndërsa vetëm në pesë vjetët e fundit janë regjistruar rreth 43 mijë përdorues të rinj.

    Qytetarët thonë se u drejtohen kredit-kartelave kur të ardhurat mujore nuk u mjaftojnë, por kthimi i borxhit dhe kamatat e larta ua vështirësojnë gjendjen financiare.

    Eksperti i ekonomisë, Kreshnik Domi, vlerëson se kjo formë e huamarrjes po u kushton shtrenjtë familjeve, ndërsa profesori Fidan Qerimi thekson se Kosova ka normë efektive të interesit prej rreth 30%, më të lartë se vendet e rajonit.

    Kronika e mëposhtme sjell detajet:

  • Economic crisis: Kosovars sink into debt with credit cards ( VIDEOS)

    Mbi 218 thousand credit cards are in use in Kosovo, while in the last five years alone, an estimated 43 thousand new users have been registered.

    Citizens say they turn to credit cards when monthly revenues are not enough, but debt returns and high interest rates make financial situation difficult.

    Economy expert Kreshnik Domi estimates that this form of borrowing is costing families dearly, while Professor Fidan Qerimi stresses that Kosovo has an effective interest rate of about 30%, higher than the countries of the region.

    The following Chronicles brings details:

  • Raporti i Progresit: Evidentohet dobësia e deficitit tregtar (VIDEO)

    Raporti i Progresit: Evidentohet dobësia e deficitit tregtar (VIDEO)

    Raporti i Progresit: Evidentohet dobësia e deficitit tregtar (VIDEO)

    Kosova vazhdon të importojë shumë më tepër mallra sesa eksporton, ndërsa kjo dukuri është evidentuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

    Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë vlerësojnë se prodhuesit vendorë po përballen me mungesë të mbështetjes institucionale dhe mbrojtjes së duhur, ndërsa ekonomisti Lulzim Beqiri kërkon një strategji konkrete për fuqizimin e bizneseve vendore.

    Sipas të dhënave, deri në tetor të vitit 2026, Kosova ka importuar mbi 6.3 miliardë euro mallra, ndërsa eksportet kanë arritur vetëm në 960 milionë euro.

    Ndiqni kronikën:

  • “Ishte finale për ne”, Mryto Uzuni reagon pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B

    “Ishte finale për ne”, Mryto Uzuni reagon pas promovimit të Shqipërisë në Ligën B

    Myrto Uzuni është shprehur i lumtur pas fitores së Shqipërisë me rezultat 0-2 në udhëtim ndaj Bjellorusisë, duke e cilësuar këtë përballje si një finale për kuqezinjtë.

    Sulmuesi beratas, në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë futbollistët dhanë maksimumin për të arritur tri pikët.

    “Kemi bërë një ndeshje shumë të madhe sot, ka qenë një finale për ne. E dimë kualitetin tonë, erdhëm për të fituar dhe çunat kanë bërë një ndeshje të madhe”.

    Ai nuk harroi as tifozët, të cilët i cilësoi si forcën më të madhe të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa theksoi se dy fitoret e fundit ishin plotësisht të merituara.

    “Tifozët kanë qenë forca jonë më e madhe. Të dy fitoret kanë qenë më se të merituara. Gjithmonë i marrim ndeshjet një nga një. Krijojmë më shumë raste tani përpara dhe të gjithë lojtarët japin maksimumin”, përfundoi ai.

    Ndërkohë, Shqipëria me këtë fitore e siguroi edhe një vend në vazon e tretë të “Euro 2028”, me shortin që do të tërhiqet në fillimin e muajit dhjetor./Telegrafi/

  • Studim: Kombinimi i një dysheku vibrues dhe mjekimit për tensionin mund të ndihmojë në pastrimin e proteinave të Alzheimerit nga truri

    Studim: Kombinimi i një dysheku vibrues dhe mjekimit për tensionin mund të ndihmojë në pastrimin e proteinave të Alzheimerit nga truri

    Studim: Kombinimi i një dysheku vibrues dhe mjekimit për tensionin mund të ndihmojë në pastrimin e proteinave të Alzheimerit nga truri

    Kombinimi i një dysheku vibrues dhe mjekimit për tensionin mund të ndihmojë në pastrimin e proteinave të Alzheimerit nga truri

    Sipas një kërkimi të ri nga Universiteti i Oulu, aplikimi i terapisë me dyshek vibrues për 40 minuta, i kombinuar me medikamente për uljen e tensionit të gjakut, ka treguar rezultate premtuese në spastrimin e proteinave që lidhen me sëmundjen Alzheimer nga truri.

    Studimi, i cili përfshiu 29 të rritur të shëndetshëm, zbuloi se ky kombinim terapeutik rrit nivelin e këtyre proteinave në gjak, një indikacion ky që ato po largohen nga truri drejt qarkullimit të përgjithshëm për t’u eliminuar.
    Ky zbulim hap rrugë të reja për trajtimin e mundshëm të kësaj sëmundjeje degjenerative.

    Më poshtë mund të shihni infografikën e detajuar që ilustron këtë proces inovativ:

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali