
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, ka reaguar pasi nuk dhanë dorëheqja ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Demolli tha se nuk mjafton të dokumentohet tragjedia e një gruaje pasi të vritet, por të jepet përgjegjësi.
“Z. Sveçla dhe znj. Gërvalla, kronologjinë e rastit të Arlinda Zekajt na e ka lënë vetë Arlinda, hap pas hapi, përmes denoncimeve dhe kërkesave të saj për mbrojtje. Ju po na e riktheni atë, rend pas rendi. Ne e dim. Deri sa po shkruaj këtu i kemi viktima që presin dicka tjetër nga ju për të pas besim në institucionet që ju përfaqësoni.
“Kërkesat tona nuk janë çka ka ndodhë se e kemi pa. Pyetja është: çfarë po bëni ju pas vrasjes së saj? Ku është përgjegjësia institucionale? Ku janë veprimet konkrete? Ku është llogaridhënia e juaj? Nuk mjafton ta dokumentoni tragjedinë e një gruaje pasi ajo është vrarë. Arlinda ju ka lënë kronologjinë. Juve ju mbetet të jepni përgjegjësi”