
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar për përfundimin e vizitës pesëditore në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Përmes një postimi në platformën X, Ziv ka bërë të ditur se gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me institucionet kryesore izraelite, të cilat kanë shërbyer si mundësi për dialog dhe shkëmbim përvojash.
“Përmbyllje e pesë ditëve domethënëse në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar ambasadorja.
Ajo ka theksuar se vizita, e zhvilluar gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael, u ka mundësuar deputetëve të njihen nga afër me jetën politike, kulturën dhe shoqërinë izraelite.
Sipas Ziv, kjo përvojë u ka ofruar anëtarëve të delegacionit një pasqyrë të drejtpërdrejtë të zhvillimeve në vend, përmes takimeve dhe kontakteve me përfaqësuesit e institucioneve izraelite.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Deputetë nga Kosova dhe Shqipëria përmbyllin vizitën pesëditore në Izrael, reagon ambasadorja Tamar Ziv appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali