Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Spartakut të Moskës

Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Spartakut të Moskës

Written by

in

Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Spartakut të Moskës

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka shkëlqyer me fanellën e Spartakut të Moskës, duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Rodinës së Moskës, në kuadër të Kupës së Rusisë.

Spartaku ishte në disavantazh prej 2-1, por Daku mori përgjegjësinë dhe përmbysi rezultatin, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren si mysafire.

Fillimisht, sulmuesi barazoi shifrat në minutën e 48-të, pas një asistimi nga Denisov, ndërsa në minutën e 64-të realizoi me kokë, duke kompletuar përmbysjen.

Me këtë fitore, Spartaku i Moskës kryeson grupin e tij në Kupën e Rusisë me 10 pikë.

Ndërkohë, Daku është vetëm një gol larg Kasadzhikovit, i cili aktualisht mban pozitën e golashënuesit më të mirë të këtij kompeticioni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, shënon dy gola dhe i siguron fitoren Spartakut të Moskës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali