Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Written by

in

Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

Diego Simeone ka hyrë në historinë e futbollit spanjoll, pasi ka barazuar rekordin për numrin më të madh të fitoreve nga një trajner në La Liga.

Trajneri argjentinas, i njohur me nofkën “El Cholo”, ka regjistruar plot 344 fitore në elitën e futbollit spanjoll, duke barazuar kështu rekordin e legjendës Luis Aragonés.

Ky sukses vjen si dëshmi e vazhdimësisë së Simeones në krye të Atlético Madridit, skuadër të cilën e drejton prej vitit 2011.

Me këtë arritje, Simeone i bashkohet një emri të madh të futbollit spanjoll në librat e rekordeve të La Ligës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali