Dy amerikanë thyejnë rekordin Guinness, luajnë shah në majën e malit në mbi 6 mijë metra lartësi

Dy amerikanë thyejnë rekordin Guinness, luajnë shah në majën e malit në mbi 6 mijë metra lartësi

Written by

in

Dy amerikanë thyejnë rekordin Guinness, luajnë shah në majën e malit në mbi 6 mijë metra lartësi

Dy miq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adam Wininger dhe Joshua Host, kanë hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi zhvilluan një lojë shahu në majën e malit Chimborazo në Ekuador, në lartësinë prej 6 mijë e 277 metrash.

Më 31 mars, dy amerikanët realizuan këtë sfidë në majën e malit, duke thyer rekordin e mëparshëm me rreth 61 metra.

Rekordi paraprak mbahej nga dy britanikë, të cilët në vitin 2024 kishin luajtur shah në malin Putha Hiunchuli në Nepal.

Wininger dhe Host kishin tentuar edhe më herët ta realizonin këtë sfidë, por kushtet e pafavorshme atmosferike ua kishin pamundësuar arritjen në majë.

Wininger deklaroi se shahu është loja e tyre e preferuar dhe se synojnë ta mbrojnë rekordin e fituar.

Ai madje paralajmëroi se do të tentojnë ta thyejnë sërish rekordin nëse dikush arrin t’ua marrë titullin.

“Nëse dikush na e thyen rekordin, ne do ta thyejmë sërish me 61 metra më shumë. Çdo herë”, deklaroi Wininger.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali