
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të dielën, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu dhe intervale me diell.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.