E quajtur Vjollcën “kurtizane”, Rudina i reagon ashpër Arlindës: A e di që ajo fjalë i bie eskortë, grua që shitet për para

E quajtur Vjollcën "kurtizane", Rudina i reagon ashpër Arlindës: A e di që ajo fjalë i bie eskortë, grua që shitet për para

Written by

in

Një debat i ashpër ka ndodhur në spektaklin e së premtes të “Big Brother VIP Kosova 5”, ku protagonistë ishin banorja Arlinda dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu.

Përplasja erdhi pas transmetimit të një klipi nga zhvillimet e javës, ku Arlinda dëgjohej duke e quajtur Vjollcën “kurtizane”.

Pas publikimit të pamjeve, situata u tensionua në studio, ndërsa opinionistja Rudina Magjistari ndërhyri për t’i sqaruar Arlindës kuptimin e fjalës që kishte përdorur.

Rudina i shpjegoi se termi “kurtizane” i referohet grave që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si Arlinda kishte zgjedhur ta përdorte këtë epitet.

Në përpjekje për të mbrojtur deklaratën e saj, Arlinda mohoi se e kishte përdorur fjalën në këtë konotacion, duke kundërshtuar interpretimin e bërë në studio.

Në debat u përfshinë edhe opinionisti Resul Sinani, si dhe vetë Vjollca Haxhiu, e cila reagoi ndaj epitetit të përdorur nga banorja.

Përplasja mes tyre u shndërrua në një nga momentet më të tensionuara të spektaklit, duke sjellë diskutime të forta për gjuhën e përdorur nga banorët dhe mënyrën se si ata i drejtohen njëri-tjetrit. /Telegrafi/