​Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

​Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Written by

in

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, duke theksuar se Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren..

Përmes një njoftimi në platformën X, Berset se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës, duke shtuar se dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç për ndërtimin e besimit në rajon.

Berset ka përfshirë edhe sqarimin e përdorimit të fusnotës për Kosovën.

“Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.”, shkroi Berset.