
Protesta me kërkesën për drejësi ndaj Arlinda Zekajt, po vazhdon në Pejë.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami në një lidhje direkte në emisionin Kosova Today, ka sjellë pamje nga marshimi i qytetarëve.
“Ku e kemi djalin, bashkëvendasja jonë është vra dhe nuk ka asnjë reagim” – ka thënë njëra nga protestuesit, për të cilin Endrita nuk arriti ta konfirmojë nëse është familjare e Arlindës.