
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.
Krasniqit i është mundësuar vizita në Kosovë për arsye humanitare, lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes.
Ndërkohë, ekipet e EULEX-it aktualisht ndodhen te shtëpia e tij në Negroc.
Krasniqi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Burimi: Insajderi