
Një fitore e madhe dhe plot dramë është arritur sot nga KF Llapi në udhëtim kundër Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u përmbyll me rezultat minimal 1-0 në favorit të mysafirëve.
Sfida u vendos vetëm në çastet e fundit të lojës. Gjithçka u vulos në minutën e 90-të, kur Rilind Hetemi tundi rrjetën dhe i siguroi Llapit tri pikë tejet të vlefshme. Edhe pse vendasit e Dukagjinit dominuan statistikat e përgjithshme përgjatë 90 minutave, efikasiteti në fund doli të jetë në anën e skuadrës llapjane.
Me këtë triumph, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arrin në kuotën e tetë pikëve, duke regjistruar vetëm fitoren e dytë sezonale pas asaj kundër Vushtrrisë. Llapi aktualisht renditet në pozitën e nëntë në tabelë, tri pikë më pak se Feronikeli ‘74 që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Dukagjini mbetet në kuotën e 18 pikëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali