“Grabitqar në zonë”, Carvajal kujton kohën me CR7: Më thoshte thjesht gjuaje topin ku të duash, unë do të jem aty

“Grabitqar në zonë”, Carvajal kujton kohën me CR7: Më thoshte thjesht gjuaje topin ku të duash, unë do të jem aty

Written by

in

Mbrojtësi Dani Carvajal ka kujtuar kohën e kaluar me Cristiano Ronaldon, duke dhënë lëvdata për yllin portugez.

Spanjolli që iu bashkua Getafes si agjent i lirë pas largimit nga Reali ka deklaruar se Ronaldo do të arrijë numrin e 1 mijë golave në karrierë.

Dyshja kaluan shumë vite bashkë te Real Madridi, ku fituan të gjithë trofetë e mundshëm. Mbrojtësi ndër të tjera ka dhuruar shumë asistime për portugezin, përfshirë atë golin e famshëm ndaj Juventusit.

“Ai djalosh do të arrijë numrin e 1 mijë golave padyshim. E meriton. Ai është mishërimi i disiplinës dhe këmbënguljes…

“Njerëzit priren ta kujtojnë atë nga vitet e fundit të karrierës. Kushdo që ndoshta nuk e ka parë Cristianon këtu te Real Madridi, sidomos, duhet ta shohë, sepse ishte i jashtëzakonshëm”.

“Veçanërisht në dhomat e zhveshjes. Në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, më thoshte: ‘Dëgjo, kur të arrish aty, dërgoje topin kudo që të duash, unë do të jem aty’.

Dhe ti mendoje: ‘O Zot, mund të përballem me këdo, do të të jap pasime të sakta çdo herë’ (qesh). Ai ishte aq imponues… një grabitqar brenda zonës”.

Ndërkohë, Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë te Al Nassr, ndërsa muajin e ardhshëm pritet të rikthehet te Kombëtarja e Portugalisë pas problemeve të fundit./Telegrafi/