GTA 6 mund të kërkojë 210 GB hapësirë në PS5

GTA 6 mund të kërkojë 210 GB hapësirë në PS5

Written by

in

GTA 6 mund të kërkojë 210 GB hapësirë në PS5

Video-loja e shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA 6) mund të kërkojë rreth 210 GB hapësirë në konzolën PlayStation 5, sipas të dhënave të publikuara nga llogaria PlayStation Game Size, e cila përcjell informacionet për lojërat në këtë platformë.

Ende nuk është e qartë nëse kjo shifër i referohet madhësisë së vetë lojës apo hapësirës së përgjithshme të nevojshme për instalimin e saj. Megjithatë, nëse konfirmohet, GTA 6 do të jetë një ndër lojërat që kërkojnë më së shumti hapësirë në konzolat e gjeneratës së re.

Për krahasim, Red Dead Redemption 2 kërkonte 149 GB hapësirë të lirë për instalim në PlayStation 4. Kjo do të thotë se GTA 6 mund të kërkojë 61 GB më shumë.

Madhësia e raportuar do të përbënte gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së përdorshme në Xbox Series S, e cila nga 512 GB memorie totale ofron rreth 362 GB për ruajtjen e lojërave dhe të dhënave.

Sipas raportimeve, nevoja për hapësirë mund të rritet edhe më shumë nëse loja merr një përditësim që në ditën e publikimit. Kjo do të thotë se lojtarët mund të duhet të lirojnë hapësirë në konzolat e tyre përpara se të instalojnë lojën.

Ndërkohë, sipas PlayStation Game Size, shkarkimi paraprak i GTA 6 pritet të nisë më 12 nëntor, ndërsa publikimi i saj është planifikuar për 19 nëntor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali