
Real Madridi ka triumfuar me rezultat 4-1 ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje ku Arda Guler dhe Kylian Mbappe ishin ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës madrilene.
Pas ndeshjes, mesfushori ofensiv turk bëri shaka për golin e tij, të cilin e realizoi duke devijuar goditjen e Mbappes që po shkonte drejt rrjetës.
Guler u shpreh me humor se nuk kishte asnjë problem që ia mori golin francezit, pasi ishte i bindur se ai do të shënonte përsëri.
“Ia vodha golin Mbappes, por kjo ndodhi sepse e dija që ai do të shënonte edhe një tjetër. Kështu që, nuk ka problem”, deklaroi futbollisti turk.
Guler foli edhe për rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke theksuar se prania e tyre e motivon skuadrën të japë maksimumin në fushë.
“Është një faktor kyç, sepse kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, përpiqemi të japim gjithçka për ta”, shtoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali