
Protestuesit janë duke qëndruar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë drejtësi dhe llogari për rastin e Arlinda Zekajt.
Njëra prej tyre, e cila është edhe organizatore, Anita Nika, i përmendi saktësisht kërkesat e tyre.
“Kërkojmë shkarkimin, ndjekje penale dhe burgosjen e Kryeprokurores së rastit Lumturie Vuqetaj.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e prokurores së rastit Suada Rama Hamza.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen të kryetarit të Gjykatësës Shemsedin Haxhiaj.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit Migjen Kastratit.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen, të u.d drejtoreshës së GJKS Shpresa Lukaj.
Kërkojmë dorëheqjen e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit, e policit të lodhur, Farukut.
Kërkojmë dorëheqjen e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla.
Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçlës.
Kërkesat tona të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale” – tha Nika.