Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka organizuar ceremoninë e ndarjes së medaljeve në kampin Film City, në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e personelit gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka vlerësuar kontributin e pjesëtarëve të tij, duke theksuar rëndësinë e shërbimit nën flamurin e NATO-s për të mundësuar përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Krenar të shërbej nën flamurin e NATO-s për të mundësuar përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në këtë mesazh të këtij misioni.
Burimi: RTKLive
