
Ekrem Krasniqi, gazetar që jeton dhe vepron në Bruksel ishte i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova.
Ai ka folur lidhur me gjendjen aktuale politike në Ballkan, duke thënë se situata e zgjedhjeve në Serbi mund të krijojë një klimë të re dhe sipas tij, rol të rëndësishëm në këto ndryshime ka edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
“…Situata në Ukrainë e dimë çfarë është, ka një shqetësim nga vendet e Bashkimit Evropian se gjatë dy viteve të ardhshme mund të ketë ndonjë lloj incidenti të tipit Banjska. Nuk është pyetje vetëm Kosova, ndryshimet që kanë ndodhur në Qeverinë, në zgjedhjet e Serbisë mund të krijojnë një situatë të re, sepse Putini ka krijuar me kohë raporte të drejtpërdrejta me secilën parti serbe në rajon…” – tha Krasniqi.
Për më shumë, ndiqni videon: