Dosja e Prokurorisë: Kunati ia mori jetën Arlindës para syve të djalit të saj dhe fëmijëve të tij

Dosja e Prokurorisë: Kunati ia mori jetën Arlindës para syve të djalit të saj dhe fëmijëve të tij

Written by

in

Dosja e Prokurorisë: Kunati ia mori jetën Arlindës para syve të djalit të saj dhe fëmijëve të tij

Albert Sylaj dyshohet se e vrau në mënyrë mizore Arlinda Zekajn, gruan e vëllait të tij, duke e goditur me sëpatë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, derisa ajo mbeti e vdekur në vendin e ngjarjes.

Këto janë detajet tronditëse nga dosja e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ku përshkruhet nata kritike dhe veprimet e autorit të krimit.

Në dosje thuhet se pasi Arlinda ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor në Pejë, ku kishte raportuar dhunën nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, Albert Sylaj, në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij nga policia, e mori një sëpatë dhe hyri në dhomën e gjumit të viktimës.

Sipas përshkrimit në dosje, kur ai u fut në dhomë, Arlinda u përpoq të fshihej pas derës, por i dyshuari filloi ta godiste në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, si pasojë e së cilës ajo vdiq në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv

Krimin dyshohet se e kreu në prani të fëmijëve të tij dhe djalit të Arlindës.

Prokuroria e cilëson rastin si vrasje të rëndë, të dyshuar se është kryer ndaj një anëtari të familjes, nga hakmarrja e paskrupullt dhe në mënyrë mizore.

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, Prokuroria thekson edhe rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke iu referuar të kaluarës penale të Sylajt, për të cilin thuhet se ka katër raste me aktgjykime të formës së prerë.

Po ashtu, sipas dosjes, i dyshuari dyshohet se posedonte një pistoletë të tipit A8 pa leje nga organet kompetente, e cila ende nuk ishte siguruar si provë.

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar Albert Sylajt një muaj paraburgim, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë. /Klankosova.tv