
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e rregullt plenare, por në sallë nuk janë të pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë.
Në mesin e ministrave që mungojnë janë edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Dy ministrave po u kërkohet dorëheqja pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, për shkak të dështimeve të pretenduara të institucioneve të rendit dhe drejtësisë në parandalimin e kësaj vrasjeje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali