Kuvendi i Kosovës pritet në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për masat emergjente në sektorin e energjisë elektrike.
Kjo pikë është përfshirë në rendin e ditës pas shqyrtimit në lexim të parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027.
Përveç kësaj, në rendin e ditës së seancës janë përfshirë edhe tri marrëveshje ndërkombëtare, të cilat pritet të shqyrtohen nga deputetët.