
Avokatja Liridona Morina ka komentuar lokalizimin nga Policia të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt.
E ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Morina u shpreh me shpresën që i dyshuari të arrestohet gjatë natës dhe që, sipas saj, përgjegjësi të japin edhe familjarët e tjerë të përfshirë në rast.
“Shpresoj që kjo çështje të mbyllet sonte. Ai njeri duhet të arrestohet sonte dhe bashkë me familjarët e tjerë të japë përgjegjësi për atë çfarë ka bërë”, deklaroi Morina në Klan Kosova.
“Mendoj se edhe nëse arrestohet sonte nuk është vonë, sepse jemi brenda periudhave të lejuara që zhvillohen në këto procedura”, u shpreh avokatja./Klankosova.tv.
Më poshtë deklarata e plotë: