Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton për kërcënimet ruse

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton për kërcënimet ruse

Written by

in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Maqedonci ka njoftuar se në kuadër të konferencës ka qenë i ftuar si panelist në debatin e nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”.

Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë diskutimit janë trajtuar kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat e sigurisë evropiane, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe në kontributin për sigurinë rajonale e ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë.

Burimi: Dukagjini