Janë mësuar çiftet e fazës së 1/16-tës së finales së Kupës së Kosovës në futboll, pas shortit të tërhequr sot (e premte) në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Në këtë fazë të garës do të përballen skuadrat nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë, në një garë ku synimi i të gjithave është avancimi në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Shorti ka përcaktuar disa përballje interesante, ku spikat dueli ndërmjet Tefik Çangës dhe Prishtinës, si dhe ai mes Sharrit dhe Dritës.
Ndërkohë, Ballkani, do të përballet me Istogun 03, derisa Malisheva përballet me Suharekën.
Ndeshjet e kësaj faze të Kupës së Kosovës do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor 2026, ndërsa fituesit do të sigurojnë kualifikimin në fazën e ardhshme të garës.
Çiftet e 1/16-tës së finales:
Liria – Rilindja
Ulpiana – Prishtina e Re
Ballkani – Istogu 03
FC Besa – Gjilani
Vushtrria – Vjosa
Kika – Feronikeli ’74
Drenica – Ramiz Sadiku
Trepça ’89 – Istogu
Dukagjini – Lepenci
Tefik Çanga – Prishtina
Malisheva – Suhareka
Mitrovica – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Trepça
2 Korriku – Llapi
Dinamo – Top Football
Sharri – Drita
/Telegrafi/