Ministrat e mëparshëm – Dorëheqja s’është akt i panjohur në Kosovë (VIDEO)

Ministrat e mëparshëm - Dorëheqja s’është akt i panjohur në Kosovë (VIDEO)

Written by

in

Ministrat e mëparshëm - Dorëheqja s’është akt i panjohur në Kosovë (VIDEO)

Thirrjet për dorëheqje dhe protestat e qytetarëve nuk po i bëjnë të ndryshojnë qëndrim ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të dy po vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre, pavarësisht kërkesave për largim pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Por, historia politike e Kosovës njeh raste kur ministra kanë dhënë dorëheqje apo janë shkarkuar, për shkak të zhvillimeve dhe përgjegjësive që kanë marrë mbi vete.

Një nga rastet ishte ai i vitit 2007, kur Fatmir Rexhepi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, pas protestës së 10 shkurtit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dorëheqje pati edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2012, Hajredin Kuçi u largua nga kjo pozitë, pas mospajtimeve lidhur me miratimin e Kodit Penal.

Edhe në vitin 2015, protestat çuan në largimin e një ministri nga Qeveria. Atëbotë, qytetarët dolën në rrugë pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i kishte quajtur “egërsira” familjarët e personave të zhdukur shqiptarë.

Ndër vite, nga pozitat ministrore janë larguar edhe Ferid Agani, Mirjana Jevtiq, Flamur Sefaj, Albena Reshitaj, Blerim Kuçi, Meliza Haradinaj, Arben Vitia, Rifat Latifi dhe Armend Mehaj, për arsye të ndryshme.