MINTI dhe Banka Botërore bashkëpunojnë për Eko-Parqet Industriale

MINTI dhe Banka Botërore bashkëpunojnë për Eko-Parqet Industriale

Written by

in

Kjo marrëveshje synon të krijojë bazë për zhvillimin e parqeve industriale sipas standardeve të qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve në vend.

Përmes këtij bashkëpunimi pritet të krijohen mundësi të reja për investime, të përmirësohet infrastruktura industriale dhe të promovohet shfrytëzimi më efikas i burimeve dhe energjisë.

Zhvillimi i Eko-Parqeve Industriale konsiderohet një hap drejt modernizimit të sektorit industrial në Kosovë, duke synuar harmonizimin e zhvillimit ekonomik me mbrojtjen e mjedisit dhe praktikat e ekonomisë së gjelbër.

Bashkëpunimi ndërmjet MINTI-t dhe Bankës Botërore pritet të kontribuojë në krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset dhe në avancimin e politikave për zhvillim të qëndrueshëm industrial në Kosovë.

Burimi: RTKLive