
Moti sot në Kosovë do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit në shumë zona pritet të ketë mjegull.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali