“Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – 19-vjeçari nxjerr armën dhe shtie pas përplasjes me dy persona në Podujevë

“Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – 19-vjeçari nxjerr armën dhe shtie pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Written by

in

“Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë” – 19-vjeçari nxjerr armën dhe shtie pas përplasjes me dy persona në Podujevë

Një mosmarrëveshje për një qen në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe arrestimin e një 19-vjeçari. Gjithçka nisi kur i riu ndaloi dy persona që po lëviznin me veturë, duke i paralajmëruar të mos vozisnin shpejt, ndërsa situata u përshkallëzua deri në nxjerrjen dhe shkrepjen e armës, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 9 nëntor, rreth orës 21:30, ndërsa Policia është njoftuar për të shtënat pak minuta më vonë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është L.J, rreth 19-vjeçar, ndërsa personat që kanë denoncuar incidentin janë N. L., rreth 19-vjeçar dhe M.P., rreth 33-vjeçar.

Dy ankuesit kanë deklaruar se, derisa po lëviznin me automjet, i dyshuari u kishte bërë shenjë të ndalonin me një bateri dore, duke iu drejtuar me fjalët “Mos vozit shpejt se po m’i shkel qentë”.

Sipas tyre, pas kësaj kishte nisur një përplasje verbale, gjatë së cilës 19-vjeçari kishte nxjerrë një armë dhe e kishte repetuar.

Në atë moment, N. L. ka deklaruar se e kishte kapur për dore të dyshuarin dhe ia kishte larguar armën në anën e djathtë, por më pas arma ishte shkrepur.

Pas të shtënës, dy ankuesit janë larguar drejt automjetit të tyre.

I dyshuari jep versionin e tij: Ma goditën qenin dhe tentuan të më sulmonin

Kur Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka hasur edhe të dyshuarin, i cili gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka dhënë një version tjetër për fillimin e konfliktit.

J. ka deklaruar se mosmarrëveshja kishte nisur pasi dy personat ia kishin goditur një qen me veturë dhe më pas kishin tentuar ta sulmonin.

Sipas deklarimit të tij, armën e kishte nxjerrë me qëllim që t’i frikësonte.

Gjatë veprimeve policore, i dyshuari ka treguar vendin ku e kishte lënë armën, ndërsa zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Zoraki, me një fishek në tytë dhe dy fishekë të tjerë në karikator.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 19-vjeçarit është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të Prokurorisë, Liridon Januzi është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali