MPB-ja diskuton masat kundër trafikimit me njerëz

MPB-ja diskuton masat kundër trafikimit me njerëz

Written by

in

Sipas njoftimit të MPB-së, takimi u udhëhoq nga zëvendësministri Viktor Buzhala, ndërsa në fokus ishte koordinimi ndërinstitucional dhe zbatimi i rekomandimeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve (TIP).

Theks i veçantë iu kushtua forcimit të hetimeve, ndjekjes penale dhe dënimit të trafikantëve, si dhe identifikimit dhe mbrojtjes së viktimave.

Buzhala kërkoi nga anëtarët e Autoritetit angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve dhe përmirësimit të mekanizmave për parandalimin e trafikimit me njerëz.

Meqë tetori shënon Muajin e Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, në takim u theksua edhe rëndësia e shtimit të aktiviteteve vetëdijesuese dhe informuese për qytetarët, për identifikimin e hershëm të rasteve të dyshuara dhe nxitjen e raportimit të tyre.

MPB-ja bëri të ditur se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe partnerët, do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave.

Burimi: RTKLive