Ndryshon agjenda e Jakup Krasniqit, pritet të largohet nga shtëpia në Velani në orën 12:00

Ndryshon agjenda e Jakup Krasniqit, pritet të largohet nga shtëpia në Velani në orën 12:00

Written by

in

Ndryshon agjenda e Jakup Krasniqit, pritet të largohet nga shtëpia në Velani në orën 12:00

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në vendlindje po përmbyllet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në orën 12:00, duke ndryshuar kështu agjendën e paralajmëruar më herët.

Fillimisht ishte raportuar se ai do të qëndronte deri në orën 14:00 pranë familjarëve të tij të ngushtë, për t’u nisur më pas drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Fluturimi i Krasniqit drejt Hagës ishte planifikuar për në orën 15:00, ndërsa me ndryshimin e fundit, largimi i tij nga shtëpia do të bëhet dy orë më herët se agjenda fillestare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali