Një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Gjilanit, pasi ishte rrëzuar në rrugë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 18:36. Viktima, pasi ishte rrëzuar në rrugë, është dërguar me shenja jete nga ekipi i emergjencës në spitalin rajonal të Gjilanit.
Megjithatë, pas një kohe, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/