Një veturë elektrike tentoi të parkohej 868 herë brenda një nate!

Një veturë elektrike tentoi të parkohej 868 herë brenda një nate!

Written by

in

Një veturë elektrike tentoi të parkohej plot 868 herë gjatë një nate, përpara se të arrinte të ndalej.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Kinë dhe u bë e ditur vetëm mëngjesin e ardhshëm, pasi pronari kontrolloi të dhënat e sistemit të veturës.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, një roje sigurie vuri re një veturë që lëvizte vazhdimisht para dhe prapa në një parking pothuajse të zbrazët.

Kur vendosi të kontrollonte se çfarë po ndodhte, ai mbeti i habitur nga ajo që pa. Në ulësen e shoferit nuk ndodhej askush, ndërsa vetura vazhdonte të lëvizte mes vendeve të parkimit, duke tentuar të gjente pozicionin e duhur.

Problemi ishte se sistemi nuk arrinte ta përfundonte procesin e parkimit. Sa herë që vetura afrohej për t’u parkuar, ajo e ndërpriste manovrën dhe niste gjithçka nga fillimi.

– YouTube www.youtube.com

Roja i sigurisë nuk kishte mundësi ta ndalte veturën dhe vetëm vëzhgonte lëvizjet e saj të përsëritura.

Kontrollin e kishte marrë sistemi automatik i parkimit, një teknologji që në kushte normale duhet t’ua mundësojë shoferëve parkimin pa pasur nevojë ta drejtojnë vetë veturën.

Vetëm mëngjesin e ardhshëm, kur pronari kontrolloi të dhënat e sistemit, u zbulua se çfarë kishte ndodhur gjatë natës.

Sipas të dhënave, sistemi i parkimit automatik ishte aktivizuar plot 868 herë.

Modeli që kaloi natën duke lëvizur para dhe prapa në parking ishte vetura elektrike Avatr 12.

Një situatë e pazakontë që tregon se edhe teknologjia e avancuar e veturave mund të përballet me probleme të papritura. /Telegrafi/