Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

Written by

in

Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së Arlindës, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë vepruar në këtë çështje.

Përmes një reagimi, Osmani ka vënë në pikëpyetje drejtësinë institucionale, duke krahasuar trajtimin e rastit të Arlindës me arrestimin e pronarit të një lope që kulloste bar.

“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke shtuar se institucionet kanë arritur të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar reagimin e saj Osmani.