Blog

  • Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

    Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

    Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe lëndohen pesë të tjerë

    Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

    Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

    Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, si dhe shtetasja Maltina Ferati, rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tjetër.

    Ndërkohë, pesë pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të dyja veturat janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Nga hetimet e para në terren, dyshohet se shkaktar i humbjes së kontrollit mbi automjetet ka qenë edhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Burimi: Insajderi

  • Dita Botërore e Diabetit: United Hospital sjell pakot speciale endokrinologjike dhe standarde evropiane me Dr. Ariana Gashi-Shaqiri

    Dita Botërore e Diabetit: United Hospital sjell pakot speciale endokrinologjike dhe standarde evropiane me Dr. Ariana Gashi-Shaqiri

    A ndieni shpesh lodhje të pashpjegueshme, luhatje peshe apo shqetësime hormonale? Në nder të Ditës Botërore të Diabetit, United Hospital vjen me një mesazh të qartë sensibilizues dhe mundësi konkrete për shëndetin tuaj: kontrolli i hershëm i diabetit, metabolizmit dhe gjëndrës tiroide është çelësi për një jetë të ekuilibruar dhe pa komplikime.

    Për të ofruar diagnostikimin më të saktë dhe trajtimin e personalizuar për secilin pacient, Departamenti i Endokrinologjisë në United Hospital udhëhiqet nga Dr. Ariana Gashi-Shaqiri, Specialiste e Endokrinologjisë. Me një përvojë të pasur 8-vjeçare të fituar gjatë specializimit në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, e certifikuar për ekografinë e gjëndrës tiroide dhe pjesëmarrëse në Kongresin Evropian të Endokrinologjisë (ECE 2026) në Pragë, ajo sjell protokollet më bashkëkohore mjekësore direkt tek ju.

    Ekspertizë e plotë për ekuilibrin tuaj hormonal dhe metabolik

    Në kuadër të këtij departamenti, Dr. Ariana Gashi-Shaqiri trajton një spektër të gjerë patologjish:

    Menaxhimin e plotë të Diabetit: Diagnostikim dhe monitorim i avancuar për Diabetin Tip 1, Tip 2 dhe Diabetin Gestacional (gjatë shtatzënisë).

    Çrregullimet e Gjëndrës Tiroide: Hipotiroidizëm, hipertiroidizëm, si dhe ekzaminim dhe ultrazë i detajuar i nyjeve në tiroidë.

    Ekuilibrin Hormonal: Trajtimin e problemeve me gjëndrën hipofizë, gjëndrat mbiveshkore, sindromën e vezoreve policistike (PCOS) dhe çrregullimet e ciklit menstrual.

    Për më tepër, duke qenë se diabeti lidhet ngushtë me shëndetin kardiovaskular, pacientët në United Hospital kanë qasje të menjëhershme edhe në ekzaminime të avancuara parandaluese si Angio CT Koronare, e cila realizohet në Departamentin e Radiologjisë me shërbim 24/7, duke ndihmuar në vlerësimin e saktë të enëve të gjakut të zemrës te pacientët me diabet.

    Pakot Speciale Endokrinologjike – Zbritje deri në 50%

    Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, United Hospital ka përgatitur paketa gjithëpërfshirëse për kontroll të plotë metabolik, hormonal dhe të tiroides:

    1. PAKO ENDOKRINOLOGJIKE PËR FEMRA

    Përfshin: Vizitë te Endokrinologu, Profil Hormonal (FSH, LH, Estrogjen, Progesteron, Prolaktinë, Testosteron, Androstendion-AND, DHEA-S), Profil Metabolik (Insulinë, Glikemi, HOMA-IR) dhe Profil i Tiroidës (FT4, TSH).

    Çmimi i rregullt: 126.50€

    Çmimi me Zbritje (-50%): 63.25€!

    2. PAKO ENDOKRINOLOGJIKE PËR MESHKUJ

    Përfshin: Vizitë te Endokrinologu, Profil i Tiroidës (FT4, TSH), Profil Metabolik (Insulinë, Glikemi, HOMA-IR) dhe Hormonet & Shëndeti i Mashkullit (Testosteron, Prolaktinë, PSA).

    Çmimi i rregullt: 91.00€

    Çmimi me Zbritje (-50%): 45.50€!

    Analiza shtesë për menaxhimin dhe diagnostikimin e Diabetit:

    Përveç pakove të lartpërmendura, në United Hospital mund të realizoni edhe analizat kyçe shtesë që ndihmojnë në mënyrë thelbësore për diagnostikimin dhe monitorimin e saktë të diabetit:

    HbA1c (Hemoglobina e glikoziluar – treguesi afatgjatë i niveleve të sheqerit),

    Glikemi esëll,

    Vizitë te Endokrinologu,

    Profil lipidik (Kolesteroli total, HDL, LDL, Trigliceridet).

    Mos prisni që lodhja apo çrregullimet e sheqerit e hormoneve të ndikojnë në cilësinë e jetës suaj. Shfrytëzoni këtë mundësi për një vlerësim të plotë mjekësor me çmime promocionale!

    Rezervoni paketën tuaj tani në numrat: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

    Adresa: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë – Kosovë

  • Qeni ka dëgjim të jashtëzakonshëm: Nga sa larg mund ta dallojë makinën tuaj dhe a e ndien tërmetin?

    Qeni ka dëgjim të jashtëzakonshëm: Nga sa larg mund ta dallojë makinën tuaj dhe a e ndien tërmetin?

    Aftësitë e veçanta të dëgjimit shpjegojnë pse qentë reagojnë ndaj tingujve që njerëzit nuk i perceptojnë dhe si arrijnë ta kuptojnë se pronari po kthehet në shtëpi

    Qenve shpesh u atribuojmë aftësi misterioze, duke i quajtur reagimet e tyre instinktive “shqisa e gjashtë”. Megjithatë, shkenca ofron shpjegime shumë më konkrete për këto aftësi, të cilat lidhen kryesisht me nuhatjen dhe dëgjimin e tyre jashtëzakonisht të zhvilluar.

    Psikologu dhe studiuesi i sjelljes së kafshëve, Stanley Coren, në librin e tij How Dogs Think, shpjegon faktorët fiziologjikë që ndikojnë në mënyrën se si qentë e perceptojnë botën.

    Nga ujqërit te qentë: Pse dëgjimi është kaq i rëndësishëm?

    Evolucioni e ka shndërruar dëgjimin e qenve në një mjet mbijetese. Paraardhësit e tyre gjuanin brejtës të vegjël, prandaj aftësia për të dëgjuar tinguj me frekuencë të lartë ishte vendimtare për gjetjen e presë.

    Kjo shpjegon pse qentë e sotëm dallojnë tinguj që veshi i njeriut nuk mund t’i perceptojë.

    Sipas Corenit, për disa frekuenca dëgjimi i qenve është shumë më i ndjeshëm se ai i njerëzve, ndërsa për tinguj të tjerë aftësitë janë pothuajse të ngjashme.

    Çfarë dëgjojnë qentë që njerëzit nuk munden?

    Përparësia kryesore qëndron te aftësia për të perceptuar frekuenca të larta dhe tinguj shumë të dobët.

    Frekuencat e larta: Njerëzit e rinj zakonisht dëgjojnë deri në 20.000 herc (Hz), ndërsa disa qen mund të perceptojnë frekuenca që arrijnë rreth 65.000 Hz. Kjo u mundëson të dëgjojnë tingujt e brejtësve dhe zhurma të caktuara të pajisjeve shtëpiake.

    Ndjeshmëria ndaj tingujve të dobët: Në intervalin 3.000–12.000 Hz, qentë perceptojnë tinguj me intensitet jashtëzakonisht të ulët, të cilët njerëzit mund të mos i dëgjojnë fare.

    Veshi muzikor: Qentë mund të dallojnë ndryshime të vogla në lartësinë e tingujve, megjithëse kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se kanë aftësi muzikore më të zhvilluara se njerëzit.

    Foto: Lori Jaeski/Shutterstock

    Si shpjegohet “shqisa e gjashtë” e qenve?

    Dëgjimi i ndjeshëm shpjegon shumë sjellje që pronarëve u duken të pabesueshme.

    Kthimi i pronarit: Qeni mund ta njohë zhurmën karakteristike të makinës ose hapat e pronarit përpara se ai të shfaqet te dera. Megjithatë, nuk ekziston një distancë e përcaktuar shkencërisht nga e cila çdo qen mund ta identifikojë makinën.

    Tërmetet: Disa qen reagojnë ndaj dridhjeve ose tingujve të pazakontë, por ende nuk ka prova të qëndrueshme se mund t’i parashikojnë tërmetet në mënyrë të besueshme.

    Pajisjet shtëpiake: Fshesa elektrike dhe trapanët mund të prodhojnë frekuenca që qentë i perceptojnë më fort, duke shkaktuar shqetësim ose frikë.

    Pra, ajo që duket si intuitë misterioze, shpesh është rezultat i një shqise që funksionon ndryshe nga e jona. /Telegrafi/

  • Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, ndërsa pronarin e lopës e arrestojnë

    Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, ndërsa pronarin e lopës e arrestojnë

    Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të një qytetari për shkak të dëmeve që ka bërë lopa e tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë një krahasim mes rastit të Arlindës dhe arrestimit të pronarit të një lope që po kulloste bar.

    “Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

    Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!

    Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka kritikuar institucionet për, siç është shprehur, dështimin në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

    “Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar tutje Osmani./Telegrafi/

  • Former president reacts sharply: Arlinda was left in death, the cow’s owner arrested

    The country’s former president, Vjosa Osmani, has reacted sharply to the case reported today by the signal, sharply criticising the approach of justice and security institutions in the country.

    Through a direct reaction, Osman has raised its voice for the state’s failure to protect the lives of citizens while irony with the actions of competent organs in other cases.

    It has described this situation as upside down justice and medieval logistics, stressing that when institutions know how to protect the pasture, but not human life, society has touched the end.

    Vjosa Osman’s full reaction:

    Arlinda was left in the hands of death. The herder’s cow owner is arrested!

    That is their understanding. Victims without protection. A cow with owners in chains!

    Medieval logic. Justice overturned!

    When institutions can protect the pasture from the cow, but not human life, we have touched the end. )

    Source Layer: Signal

  • Ish-presidentja reagon ashpër: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës e arrestojnë

    Ish-presidentja reagon ashpër: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës e arrestojnë

    Ish-presidentja reagon ashpër: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës e arrestojnë

    Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër në lidhje me rastin e raportuar sot nga Sinjali, duke kritikuar rëndë qasjen e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

    Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, Osmani ka ngritur zërin për dështimin e shtetit në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, teksa ka ironizuar me veprimet e organeve kompetente në raste të tjera.

    Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “drejtësi të përmbysur” dhe “logjikë mesjetare”, duke theksuar se kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën, por jo jetën e njeriut, shoqëria ka prekur fundin.

    Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:

    “Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!

    Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!

    Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!

    Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin.”

    Burimi: Sinjali

  • The second part of Kosovo begins- Israel

    PThe second leg of the Kosovo-Israel match has begun.

    Although the first part was closed with no goals, the best cases for marking were for the Dardans.

    There’s no change in 11 starts in the second half.

    Come on, Kosovo!

  • Nis pjesa e dytë Kosovë-Izrael

    Nis pjesa e dytë Kosovë-Izrael

    Nis pjesa e dytë Kosovë-Izrael

    Pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë-Izrael ka nisur.

    Ndonëse pjesa e parë u mbyll pa gola, rastet më të mira për shënim i patën Dardanët.

    Asnjë ndryshim në 11-shet startuese nuk ka as në pjesën e dytë.

    Forca Kosovë!

  • Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

    Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

    Osmani: Viktima pa mbrojtje, Lopa me pronar në pranga

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së Arlindës, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë vepruar në këtë çështje.

    Përmes një reagimi, Osmani ka vënë në pikëpyetje drejtësinë institucionale, duke krahasuar trajtimin e rastit të Arlindës me arrestimin e pronarit të një lope që kulloste bar.

    “Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë! Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

    Ajo e ka cilësuar këtë situatë si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke shtuar se institucionet kanë arritur të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut.

    “Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar reagimin e saj Osmani.

  • Qoshet e çara të buzëve: Kur mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor?

    Qoshet e çara të buzëve: Kur mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor?

    Qoshet e çara të buzëve: Kur mund të jenë shenjë e një problemi shëndetësor?

    Çarjet e dhimbshme në cepat e buzëve shfaqen shpesh gjatë muajve të ftohtë, por nëse ato vazhdojnë të rikthehen ose u duhet shumë kohë për t’u shëruar, ato nuk duhen injoruar.

    Edhe pse ajri i ftohtë dhe i thatë dhe lëpirja e shpeshtë e buzëve janë ndër shkaqet më të zakonshme, ato ndonjëherë mund të tregojnë mungesë të vitaminave ose mineraleve të caktuara, si dhe një infeksion.

    Dentisti Dr. Nilesh Parmar shpjegoi se çfarë mund të shkaktojë këtë problem dhe kur është koha për t’u kontrolluar, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

    Dr. Parmar, drejtor klinik i Grupit Dentar Parmar në Essex, thekson se cepat e çara të buzëve janë një dukuri e zakonshme, veçanërisht gjatë motit të ftohtë dhe të thatë. Në shumicën e rasteve, shkaku nuk është serioz, por plagët e përsëritura mund të kërkojnë trajtim shtesë.

    “Qoshet e çara të buzëve janë diçka që hasim rregullisht, veçanërisht në mot të ftohtë dhe të thatë. Shkaku zakonisht është i padëmshëm, siç është grumbullimi i pështymës ose lëpirja e buzëve. Megjithatë, nëse plagët vazhdojnë të kthehen ose nuk shërohen, ndonjëherë mund të jetë shenjë e mungesës së lëndëve ushqyese, siç është hekuri ose disa vitamina B. Në këtë rast, mjeku juaj i familjes mund t’ju referojë për analiza gjaku”, tha ai.

    Çfarë i shkakton qoshet e çara të buzëve?

    Emri teknik për këtë gjendje është keiliti këndor, ose inflamacion i qosheve të buzëve. Sipas portalit të dermatologjisë DermNet, mund të ndodhë tek fëmijët dhe të rriturit, dhe më shpesh manifestohet me çarje të dhimbshme, skuqje, kore dhe ndonjëherë gjakderdhje.

    Dhimbja zakonisht rritet kur hapet goja, për shembull gjatë ngrënies ose bisedës. Ndryshimet mund të ndodhin në njërën ose të dyja anët e buzëve, dhe kohëzgjatja varet nga shkaku dhe suksesi i trajtimit.

    Moti i ftohtë dhe lëpirja e buzëve

    Ajri i ftohtë, era dhe lagështia e ulët mund ta thajnë lëkurën e ndjeshme rreth gojës suaj. Lëpirja e shpeshtë e buzëve mund ta përkeqësojë problemin, pasi pështyma irriton lëkurën dhe e than atë.

    “Lëpirja e buzëve mund të duket se ndihmon, por në të vërtetë e përkeqëson problemin, pasi pështyma irriton lëkurën e ndjeshme në cepat e gojës”, thotë Dr. Parmar. Në raste më të lehta, aplikimi i rregullt i një balsami mbrojtës ose vazelinë mund të ndihmojë, duke krijuar një shtresë mbrojtëse dhe duke zvogëluar acarimin.

    “Balsami i rregullt i buzëve ose vazelina, nëse aplikohet rregullisht, shpesh është i mjaftueshëm për të ndihmuar lëkurën të shërohet”, shton dentisti.

    Çarjet mund të shkaktohen edhe nga kërpudhat

    Kur lëkura në cepat e gojës çahet dhe mbetet e lagësht, krijohen kushte që janë të favorshme për rritjen e mikroorganizmave. Ndër shkaqet më të zakonshme të infeksionit janë kërpudhat Candida albicans dhe bakteret Staphylococcus aureus.

    Kandida gjithashtu mund të shkaktojë kandidiazë orale, një infeksion kërpudhor të zgavrës orale. Infeksione të tilla janë më të zakonshme tek njerëzit që marrin antibiotikë për një kohë të gjatë, përdorin inhalatorë për astmë, mbajnë proteza dhëmbësh ose kanë sëmundje kronike si diabeti.

    Protezat gjithashtu mund të shkaktojnë problemin

    Qoshet e çara të buzëve janë gjithashtu më të zakonshme tek njerëzit që kanë palosje të theksuara rreth gojës, veçanërisht nëse mbajnë proteza që nuk përshtaten mirë. Pështyma mund të mbahet në palosje të tilla, gjë që favorizon acarimin dhe zhvillimin e inflamacionit.

    “Protezat e konsumuara ose të lirshme mund të çojnë në një mbyllje më të fortë të nofullës se normalja, gjë që thellon palosjet në qoshet e gojës dhe lejon që pështyma të grumbullohet”, shpjegoi Dr. Parmar.

    “Nëse kjo është shkaku, çarjet do të përsëriten derisa protezat të riparohen.”

    Mungesa e hekurit dhe vitaminës B

    Çarjet e përsëritura në qoshet e buzëve ndonjëherë mund të shoqërohen me mungesë të disa lëndëve ushqyese. Shkaqet e mundshme përfshijnë mungesat në hekur, riboflavinë (vitaminë B2), vitaminë B12, acid folik dhe zink.

    Sipas DermNet, rreziku mund të shoqërohet edhe me sëmundjen celiake. Çarjet në qoshet e gojës nuk janë një tregues i mjaftueshëm i mungesës së vitaminave ose anemisë në vetvete, por nëse ato përsëriten dhe nuk i përgjigjen kujdesit standard, një mjek mund të rekomandojë analiza gjaku, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Anemia manifestohet më shpesh me lodhje, gulçim, palpitacione dhe lëkurë të zbehtë.

    Si trajtohen cepat e çarë të buzëve?

    Trajtimi varet nga shkaku. Nëse problemi është për shkak të thatësisë dhe akumulimit të pështymës, aplikimi i rregullt i vazelinës ose një balsami mbrojtës dhe shmangia e lëpirjes së buzëve shpesh ndihmon.

    Nëse është një infeksion fungal ose bakterial, një mjek mund të rekomandojë terapi të përshtatshme, siç është një krem ​​antifungal ose një antibiotik topikal. “Nëse çarjet lagen, krijohen kore ose përhapen, konsultohuni me farmacistin, dentistin ose mjekun tuaj. Mund t’ju duhet një krem ​​anti-infektiv, jo vetëm një balsam i rregullt”, këshillon Dr. Parmar.

    Ai shton se është e rëndësishme të kontrolloni për ndërveprime të mundshme me ilaçet para se të përdorni trajtimin. “Nëse merrni ilaçe të rregullta, veçanërisht varfarin, kontrolloni me farmacistin tuaj para se të përdorni mikonazol, pasi mund të ndërhyjë në efektet e disa ilaçeve.”